29/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 korrik 1997

Nano: Fajdet, sa të mundim

Projektprogrami, sot diskutimi dhe votimi. Gjimushi-Lino: Kushtetuta shpejt dhe me referendum. PD, ende jashtë Kuvendit

“Nano 3”, vërtetësimi në Itali

Nga Gavrosh Levonja Ashtu si gjithë programet që paraqiten nga qeveritë e ndryshme me rastin e fillimit të veprimtarisë edhe programi i paraqitur dje, para parlamentit nga kryeministri, Fatos Nano në vija të përgjithshme ishte i shpresëdhënës. Ai premtonte jo vetëm një dalje të shpejtë nga humnera por edhe një ringjallje në të gjitha fushat dhe të ardhme rozë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Fryma që përshkonte programin e Kryeministrit të ri ishte ajo e tolerancës, mirëkuptimit, bashkëpunimit, integrimit, që të gjitha të çojnë në pajtimin kombëtar aq të dëshëruar e të kërkuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Pavarësisht se z. Nano u shpreh kundër analizave për nxjerrjen e faktorëve dhe shkaktarëve të krizës, në programin e paraqitur dje, dukej fare qartë se ai reflektonte analizë të hollësishme të shkaqeve që çuan në falimentimin e politikave të Berishës, në radhë të parë atyre karakter ekonomike. Në të vërtetë, programi përshkohej nga tendenca për t’i u larguar çdo gjëje që çoi në lulëzimin e fenomeneve negative gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit. Kështu, në program parashikohen masa kundër papunësisë, kundër korrupsionit, krimit, kundër paaftësisë së pushtetit të mëparshëm për të thithur investime apo për t’i menaxhuar me efikasitet ato. Gjithashtu, programi i “Nano 3”, përmend tema të tilla si shteti i së drejtës, themele kushtetuese e ligjore, administratë publike të reformuar, gjëra këto që i premtoi edhe Berisha pak vite më parë, por që ço gjë iu mbyt në detin e korrupsionit dhe të paaftësisë së klasës drejtuese të emëruar prej tij. Duke u nisur nga nevoja urgjente për rivendosjen e rendit në Shqipëri, pa të cilin nuk mund të pretendobet të realizohet asgjë nga objektivat e parashtruara në program, zoti Nano e vendos atë në krye të gjithçkaje. Megjithatë, pavarësisht nga realizmi që përshkon pothuajse gjithë programin, vetëm fjalët dhe parashikimet optimiste nuk janë të mjaftueshme. Shqiptarëve u janë servirur programe dhe u është premtuar edhe herë të tjera, po gjithmonë janë përballur me zhgënjimin. Të paktën eksperienca e viteve të qeverisjes së PD-së u ka mësuar atyre se më shumë se një program i bukur, rëndësi ka zbatimi i tij. Nuk dihet sa do të jenë afër drejtuesit e hallkave të ndryshme të pushtetit, duke filluar nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos për ta zbatuar atë me efektivitet, pasi gjithmonë është e pranishme frika e shndërrimit të tij në hartim demagogjik. Nuk ka asnjë dyshim lidhur me votëbesimin, të cilin programi i paraqitur nga zoti Nano do ta marrë nga parlamenti i dominuar prej socialistëve të tij. Por, më tepër se vota e parlamentit shqiptar, duke pasur parasysh rëndësinë jetike të mbështetjes dhe ndihmave nga jashtë, programit të “Nano 3” i duhet vota e faktorit ndërkombëtar. Pas kthimit të qeverisë shqiptare nga takimi i Romës, që është preludi i Konferencës së donatorëve në tetor, do të mund të mësohet vlera e vërtetë e programit të kryeministrit, Nano. Ndoshta qeveria prezantohet në Itali. Kërkesat kryesore do të kushtëzohen për rendin dhe stabilitetin e vendit. Në rast se parashohen ato, programi i Qeverisë për miratimi të këtij “de jure” nga deputetët, “de facto” miratohet vetëm nëse del mirë në Romë.

Qeveria në Romë: Pritet shi i gjelbërt

Foto REUTERS

Konflik: Vritet shefi i policisë kriminale

Përfeli plumba mbi uniformat blu Faqe 9

Parlamenti: Brenda javës Këshilli i ri drejtues i RTVSH

Kryesia dhe grupet parlamentare vendosin Faqe 13

Malaj: Luftë kontrabandës së cigareve

Ministria e Financave, kundër tregut ilegal Faqe 7

Kryeministri i ri paraqet programin në Parlament: “Ta fillojmë me rendin dhe mbrojtjen”. Pikë e veçantë për paratë e piramidave