03/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 gusht 1997

B. Çelo: Ja PD që nuk njihni

Krimi, qeveria tregon grushtin. Eleminohen shtatë banda. Mejdani-Nano: Kafe italiane në Presidencë. Xhuvheri: “Arsial” kalon nga Berisha Faqe 8

PS ka kohë për të humbur

Vetëm brenda pak ditësh, qeveria shqiptare u ndodh përsëri në shoqëri të presidentit Rexhep Meidani. Pavarësisht nga motivet që kanë nxitur organizimin e një aktiviteti si ai i ditës së djeshme, mund të thuhet se kishte shumë gjëra të përbashkëta me ceremoninë e betimit të qeverisë. Edhe fjala e djeshme e zotit Meidani, në përmbajtje, nuk kishte ndonjë ndryshim nga ajo e mbajtur prej tij para deputetëve në rastin e kurorëzimit si President i Republikës. Nga mënyra e organizimit të ceremonisë së djeshme në presidencë, të krijohej përshtypja se qeveria kishte zbarkuar aty për të raportuar para Meidanit për aktivitetin e sapopërfunduar të Romës. Fakti që Nano me ministrat e tij kishin shkuar një herë në presidencë sapo zbritën nga avioni, të forcon bindjen që ceremonia e djeshme ishte një show. Duke u nisur nga ajo që e forcat politike të cilat ndodhen sot në pushtet kanë premtuar për një zvogëlim të kompetencave të presidentit, paraqitja e kabinetit qeveritar në raport para tij, përbën deri diku një paradoks. Gjatë gjithë periudhës 5 vjeçare të presidencës autoritare të Berishës, nuk mbahet mend që qeveria “en bloc” të ketë raportuar para tij, pas përfundimit të një aktiviteti të rëndësishëm. Precedenti i djeshëm të bën të mendosh se zhveshja e presidentit nga kompetencat, është një zhurmë për të diskredituar më tej paraardhësin zotit Meidani, gjë që është më pak e mundshme. Në rastin e dytë, për t’i treguar opinionit të brendshëm se ai nuk është një kukull, siç pretendon PD dhe aleatët e saj. Me të vërtetë zoti Nano dhe ministrat e tij mund të kenë pasur ndonjë arsye për të bërë publik në praninë e kryetarit të shtetit suksesin e arritur në Romë, po duke u ndodhur në një gjendje serioze me kohën, në përpjekje për të rikthyer normalitetin në vend, për ta do të kishte qenë më me vend që t’i përveshnin punës për plotësimin e kushteve të vëna nga konferenca e vendeve donatore, në mënyrë që të bëhet e mundur ardhja e ndihmave nga jashtë. Vetë Nano duhej të kishte preferuar një vizitë në Vlorën e martirizuar për t’u shpjeguar vlonjatëve se po të deklaronte atë që u premtoi atyre para zgjedhjeve, do të duhej t’i thuhej lamtumirë ndihmës për të cilën ka nevojë Shqipëria. Nga ana tjetër, për Nanon dhe ministrat e tij do të kishte qenë shumë herë më e dobishme që në vend të ceremonisë së djeshme në presidencë, të preferonin debatin në kryeministri lidhur me evoluimin e situatës në vend dhe gjetjen e rrugëve të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të gjendjes. Gjithashtu, në qoftë se qeveria e ndiente të nevojshme të raportonte diku apo të shpërblehej me përgëzime, vendi më i përshtatshëm për një gjë të tillë, do të ishte parlamenti, i cili, të paktën gëzon edhe të drejtën për t’u dhënë formë ligjore angazhimeve që mori qeveria në takimin e Romës. Një ndër këto angazhime ishte dhe ai i përfshirjes së opozitës në bashkëqeverisjen e vendit, gjë që përbën një nga kërkesat themelore të bashkësisë ndërkombëtare. Por, opozita kryesore në Shqipëri, e përfaqësuar nga PD, deri tani është vetëpërjashtuar nga pjesëmarrja aktive në jetën politike. Nuk dihet se a preokupohet ky fakt presidenti Meidani. Në qoftë se ai dëshëron t’u përmbahet premtimeve për të siguruar bashkëjetesën, bashkëpunimin dhe unitetin e gjithë shqiptarëve, në vend të inercisë, me të cilën bën takime të paarritshme, nuk ka gjë për të zgjidhur, do të ishte më e arsyeshme të kishte të ftuar drejtuesit e PD-së dhe vetë Berishën për të siguruar pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën politike, në këtë moment kritik. GAVROSH LEVONJA

Pas Romës, fillon loja greke

Përse socialistët tremben nga shkarkimi i stafit drejtues të RTV?

ALBA lë Shqipërinë Socialistët, megjithëse morën shumicën e votave të popullit, ndonëse janë të bindur se TVSH është një nga institucionet që shkaktaroi shtetin dhe kombin shqiptar, (krahas atij të SHIK-ut), përsëri po tregohen frikacakë dhe nuk guxojnë të bëjnë ndryshimet për të cilat i dha vota. Ato ose po tregohen të mefshtë nga frika e sulmit që mund t’u bëjë opozita, nëse shkarkojnë këshillin drejtues të RTV, ose po llogarisin që RTV t’a kenë nën diktatin e tyre, nëpërmjet atyre që i “shërbyen PD-së”. Përse duhet të hezitojë PS, e cila ka shumicën në parlament, për të shkarkuar të gjithë këshillin drejtues të RTV, i cili ka ngjallur aq shumë urrejtje në popull. A nuk ishin këto drejtues që nxitën revoltat popullore, a nuk ishte TV ynë, i cili shante dhe bënte kërdinë ndaj opozitës së atëhershme, a nuk ishte Berisha që urdhëronte stafin drejtues të RTV për çdo lajm e për çdo kronikë?! A nuk ishin revoltat popullore dhe votimet e 29 Qershorit edhe kundër TV, i cili ishte kthyer në një qendër zëri e PD (dhe e Berishës). Vendi ka specialistë dhe personalitete të shquar pavarësisht se cilës parti i përkasin që mund të zëvendësojnë eunukët e tanishëm duke plotësuar njëkohësisht edhe numrin prej 21 anëtarësh, për të cilin votoi para tre ditësh parlamenti. Epshe e papranueshme që parlamenti i ri të votojë përsëri për njerëz që e kanë shkatërruar imazhin e TV. Dhe nëse kjo ndodh nesër në parlament, tregon që socialistët po i tremben edhe hijes së tyre. Çfarë ka parasysh komisioni parlamentar i Masmedias, kur theksoi para disa ditësh se “nuk do të heqim këshillin drejtues të RTV, por do të shtojmë edhe 10 veta...”?! Nëse “krimbi” është brenda sportelit, s’ka sa të duash mollë të mira, ato do të pësojnë fatin e atyre që janë brejtur. Dhe nëse me këto lëvizje kozmetike komisioni parlamentar i Masmedias ka ndërmend t’i propozojë parlamentit nesër që shumica prej 11 anëtarësh do të jetë nga socialistët, atëherë s’kemi bërë asgjë. Në këtë mënyrë RTV do të kalojë nga i Berishës në RTV i Fatos Nanos. Pra përsëri i kemi kthyer së prapthi, duke bërë që RTV të mos jetë neutral në lojën politike, e cila pas dy muajsh mund të rifillojë në ndesh. Një institucion duhet pastruar nga të paaftët dhe nga ato që e kanë shkallëruar, por edhe të zëvendësohet me njerëz profesionistë dhe jo militantë të PS. A.Gj. Foto A.BABANI