Qeveria: Eshësën zëvendësave
Pangallos në Tiranë, konsullatë në Vlorë dhe dyshtetësi për minoritarët. Athinë: Vorio Epiri pushton atletikën. Ushtria, tani rekrutojë me para
Faqe 3
Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj gjatë konferencës së shtypit. Pas tij Sekretari i Shtetit Teta. Foto REUTERS
PD, tani karta e tryezës
NGA GAVROSH LEVONJA
Tryezat e partive, duke pasur parasysh problematikën më të cilën ballafaqohet vendi, nuk mund të thuhet se është jashtë kohe. Kjo për faktin se problemet, të cilat janë tepër të rëndësishme, do të ishte gabim të fitonin legjitimitetin vetëm nëpërmjet kartonit të deputetëve në parlament. Për më tepër kur në duart e deputetëve socialistë ndodhet numri absolut i duhur i kartonave. Eksperienca me parlamentin e viteve 1992-1996, të dominuar nga ngjyra blu e PD-së është një eksperiencë e hidhur në këtë drejtim. Duke filluar që nga veshja e presidentit me kompetenca, tek manovrimet për mënyrat e votimit të kushtetutës në vitin 1994, Ligji i Tokës dhe ai për shitblerjen e saj dhe deri tek ligje të tilla si ai elektoral apo ai i nenit 24/1 apo anarkizimi Ligji “Për verifikimin e figurave”, hynë në fuqi falë forcës së kartonit në parlament. Kështu edhe sot, pa dashur të paragjykohet deputetët socialistë, ekziston frika e abuzimit me kartonin duke miratuar ligje që favorizojnë partitë që ka shumicën. Për këtë arsye, mbledhja e partive në tryezë në prag të diskutimit të ndonjë ligji me rëndësi është një veprim i dobishëm. Të paktën, duke dëgjuar sugjerimet edhe të forcave të tjera politike ligjit mund t’i bëhen ndryshimet e nevojshme para se të votohet në parlament. Përveç kësaj, tryeza e partive ndihmon edhe në ndërmarrjen e një aksioni të përbashkët, kur është fjala për zgjidhjen e një problemi të vështirë i cili kërkon mobilizimin e forcave të gjithë, si mund të jetë ai i çarmatimit të popullsisë. Por momenti në të cilin PD hedh idenë e nevojës së një tryeze le shumë për të dyshuar. Më e pakta që mund të mendohet është se PD kërkon të fitojë kapital politik, duke u paraqitur si kampione e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ana tjetër ideja e tryezës së partive, e hedhur nga PD-ja, vjen në kohën kur deputetët e saj nuk kanë kaluar ende pragun e derës së parlamentit dhe pas një fushate bombardimi të institucioneve të reja qeveritare e shtetërore me deklarata të njëpasnjëshme, duke futur këtu edhe deklaratën e palexuar të sekretarit të saj të përgjithshëm, Genc Pollo në seancën përuruese të parlamentit. Idetë e tryezës në PD kanë menduar se me këtë mund ta venë pozitën në një pozitë disi të vështirë. Në rast se do të pranohej propozimi për mbajtjen e tryezës së partive, PD do të bënte ç’është e mundur që me anë të saj të formonte qoftë sadopak rol në parlament, ku PD ndodhet në minoritet. Ndërsa, në qoftë se kjo ide do të hidhej poshtë, PD-së do t’i jepej rasti të intensifikonte propagandën e saj duke akuzuar pozitën për “regjim fashist të opozitës nga bashkëqeverisja”. Kështu, qeveria nuk do të plëtsonte njëri nga kushtet e vena për krijimin e terrenit të përshtatshëm për marrjen e ndihmave. Duket se me idenë e tryezës së partive, PD dhe Berisha kanë parasysh eksperiencën gjatë periudhës së fundit të qenies së tyre në pushtet, kur faktori i jashtëm këmbënguli në mbajtjen e tryezës për t’i hequr parlamentit të 26 majit të drejtën e marrjes së vendimeve të rëndësishme. Ideja e tryezës së partive mund të konsiderohet si përpjekja e parë e PD-së për të dalë nga amullia. Por hapi i parë i PD-së për të shpresuar në një sukses qoftë edhe të largët është hyrja në parlament.
Transparenca e fajdeve, 7 milion USD
Avokatët: Hetime të reja piramidave
Faqe 6, 8
Ndërtimet pa leje, 120 vetë në polici
Bashkia e Tiranës: Stuhi antikioskë
Faqe 9
Qeveria, parashihen shkarkimi i zëvendësministrave dhe drejtorëve të drejtorive në administratën qendrore. “Ky program kërkon njerëz të tjerë”