Qeveritarët e rinj në trafik cigaresh
Kuvendi i PD zjen me stuhí. Brojka, jam jashtë klaneve, do merrem me Bashkinë. Pollo: Trojka u rrëzua me votim të fshehtë
Faqe 7
Policia, shteti filloi ngritjen
NGA ALFRED PEZA
Kur deputetët dje në Parlament nuk grindeshin për votimin e ligjit të radhës, por si të lironin 12 makinat e tyre të bllokuara një natë më parë nga policia, asnjë prej shqiptarëve nuk dinte se me votat e tyre po kërkohej të shkelej ligji. Në listën e protestuesve me imunitet, mësohet të ketë qenë për ironi të fatit edhe një ish Ministër i Drejtësisë. Po ç’kishte ndodhur pak orë më parë në Tiranë, që qeveritarët, pushtetarët dhe deputetët kishin bërë një gjumë me ëndrra natën e kaluar?
Në orët e vona të një dite më parë, si dhe gjatë orëve të natës, dhjetëra postoblloqe policie në kryqëzimet dhe rrugët më të rrahura të kryeqytetit kishin ndaluar të gjitha makinat pa targa, me targa të huaja, pa dokumenta të rregullta. Ky duket një veprim normal për një polici, por jo për një institucion rendi të një vendi si Shqipëria. Ajo që kishte trazuar gjumin e piramidës shtetërore, ishte lajmi i celularëve të natës, i padëgjuar deri në ato momente, se uniformat blu kishin guxuar të ndalonin edhe makina me targa jeshile të ministrave, ish-ministrave, të Guvernatorit të Bankës, pa bërë fjalë për targat e verdha, ndër të cilat ato të 12 deputetëve të të gjitha partive, të liderëve të PS e PD. Policët dukeshin shumë të tellshëm, por aspak të lëkundur për të shoqëruar makinat në oborret e Komisariateve të Policisë. Njerëzit me uniforma blu, padyshim më të shpërfillurit e këtij vendi prej muajsh pa shtet dhe të nëpërkëmbur nga zyrtarët gjatë viteve të fundit, janë shprehur dje se për herë të parë po ndiheshin vërtetë policë. Pas agjësimit të disa bandave kriminale në gjithë vendin dhe përpjekjeve për rifunksionimin e të gjitha komisariateve të policisë në rreth, hapi i pak orëve më parë, duket të jetë më cilësori i hedhur deri më tani nga strukturat e rendit.
Njerëzit e rendit ndoshta kanë kujtuar pesë vite, kur çdo zyrtar i lartë apo dhe i zakonshëm, edhe të njohurit e tyre, zakonisht nuk kanë respektuar asnjë prej rregullave më elementare të qarkullimit të renduar rrugor. Madje ata duh(et) të kenë kujtuar ditët kur nga dritarët me xhama të errët apo me perde, filluan të tregoheshin vërtetëme që i lejonte makinat të mos respektonin semaforët apo rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk besohet që në historinë e ndonjë shteti tjetër, të jetë institucionalizuar në këtë mënyrë, thyerja e ligjeve të vetë shtetit.
Dje me të vërtetë ishte dhënë sinjali i parë i ringritjes së shtetit, kur asnjë prej makinave të ndaluara, me gjithë ndërhyrjet pafund të titullarëve, nuk është lejuar të zhbllokohet me dokumenta të parregullta. Kjo ka nervozuar dhe njerëzit me imunitet, aq sa shteti ka precipituar deri në acarim në korridoret e Parlamentit ndërmjet deputetëve dhe Sekretarit të Shtetit për punët e Brendshme, Ndre Legisi. “Në rast se do shihni, zbatoni ju të parët ligjet e tij”, është shprehur politikani i njohur socialist. Në rast se ai, për ende vertikalja e Ministrisë së Brendshme e me pas gjithë strukturave të tjera shtetërore, do t’i përmbahen praktikisht zbatimit të saj, duket se shteti ligjor ka filluar të trokase edhe në Shqipëri.
Krijimi i PKSH: Pozitë-opozitë, dakort
Shtëpia ku më 8 Nënor 1941 u themelua PKSH
Sot drejtori i ri i RTV
Pas miratimit dy ditë më parë nga Parlamenti i listës me 11 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTVSH, sot zgjidhen kryetari i rinj të saj. Në ambientet e kryesisë së Kuvendit Popullor, në orën 11.00 Komisioni i Masmedias dhe të 21 anëtarët e këshillit Drejtues do të votojnë kandidaturat. Interesimi të madh të gazetave vendase dhe të huaj për këtë moment pritet ti përgjigjet zhvillimi me dyer të hapura i këtij takimi.
Edhe autoritetet e 12 deputetëve të PS
Tiranë: 170 makina zyrtare në polici
Faqe 2
Përfundon operacioni. Qytetarët dëgjojnë policinë
Brojka: 16 raketat e Jugut kthehen në bazë
Faqe 11