Misioni i paqes fatale
ALBA ngriti dje zyrtarisht spirancën. Forca shumëkombëshe që për katër muaj zëvendësoi pjesën e dhunshme të shtetit të shkatërruar shqiptar, riktheu besimin e shqiptarëve tek e ardhmja dhe provoi se durimi i Perëndimit ndaj marrëzisë shqiptare ka gjithmonë një fund, sado të largët - palosi flamurin e ngritur në 14 prill të këtij viti. Kater muaj pasi mbi 7000 ushtarë të tetë vendeve evropiane zbarkuan në skelën e Durrësit, dy ministra mbrojtjeje dhe një gjeneral-lejtenant kanë shtrënguar për herë të fundit duart në aeroportin ushtarak të Tiranës, duke shënuar kështu fundin e suksesshëm të misionit të dytë shumëkombësh në historinë e pluralizmit shqiptar.
Ndërmarrja e një misioni ushtarak në një vend ballkanik, nuk është një eksperiencë e re për diplomacinë perëndimore. Precedenti klasik i Bosnjës rik- [teksti pritet në skajin e poshtëm] rikthehet sa herë që flitet për situatën tradicionalisht të turbullt në Ballkan. Por kjo e Shqipërisë ka qenë pa dyshim nga krizat më të çuditshme të hasura ndonjëherë. Të ardhur në Shqipëri me armatimin më të rëndë, ushtarët e Albës kanë patur një ide mjaft të vagullt rreth qëllimit të misionit dhe objektit të tij. Kaosi total ku kaloi vendi ynë pas krizës së piramidave financiare, solli një situatë absurde ku nuk kishte shtet, por nuk kishte as luftë civile. Thirrjes së qeverisë së sapopërkrahur të Pajtimit Kombëtar për dërgimin e një force ushtarake në Shqipëri, Perëndimi iu përgjigj relativisht shpejt, duke kaluar me procedurë të përshpejtuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku ndj[e]zi drit[a] jeshile për misionin që do të duhej të rikthente normalitetin në një vend të çmendur nga urrejtja politike. Tani që Alba ka mbaruar zyrtarisht detyrën për të cilën erdhi në Shqipëri, tani që janë zhvilluar zgjedhjet, ka një qeveri, një parlament dhe po kristalizohen gjymtyrët e shtetit, egzistojnë kushtet dhe koha për të gjykuar rreth influencës që pati prania e huaj ushtarake në zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Para dhe pas zgjedhjeve të 29 qershorit, ka patur jo pak kritika ndaj misionit shumëkombësh, thuajse të gjitha nga kampi i atyre që përgatiteshin të linin fronin e sunduesit. Ndërkohë, opozita që synonte fitoren, e konsideroi që në fillim si esenciale prezencën e ushtarëve të huaj, madje edhe në procesin e votimit. Kjo përplasje mes këtyre dy qëndrimeve, ka shënuar edhe vijën ndarëse në pozicionimin ndaj një ndërmarrjeje ndërkombëtare që nuk i shpëtoi politizimit për qëllimet meskine të politikës shqiptare. Por Alba ishte këtu dhe na shoqëroi gjatë gjithë rrugës sonë të vështirë drejt fundit të tunelit. Tani që gjërat po fillojnë të shkojnë në vendin e tyre, ky është thelbi i asaj çka mbetet nga katër muaj mision perëndimor në tokën shqiptare. Impenjimi i ushtarëve, një jetë e këputur në mes dhe shumë mund e sakrificë, na e bëjnë të drejtën morale ne shqiptarëve që të ngremë dorën kundër atyre që erdhën për të na ndihmuar atëherë kur ne kishim më shumë nevojë së kurrë për ndihmë. Perëndimi dha me Albën shenjën se di të reagojë kur duhet. Por edhe se ajo që ne kaluam qe e rëndë dhe e paparë. Tani na takon të ndjekim pak minoritet për të rinjtë që nga tre katër anë e Evropës, nga prilli në gusht, u munduan të na ndalin vrapin drejt humnerës. K.J
ALBA, dje ceremonia e largimit. “Nënë Tereza” në gjoksin e kryekomandantit Forlani
Foto GENT SHKULLAKU