12/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 gusht 1997

Policia pret krahët e Zanit

PD, Këshilli Kombëtar, fitorja e parë e Berishës. Votimet: Laçi dhe Shkodra sërish pa deputetë. Forlani: Ciao Albania Faqe 2

Berisha, partia është imja

“Do të jemi opozitë apo jo”? Me këtë pyetje drejtuar Këshillit Kombëtar, Sali Berisha ka bërë dje para partisë së tij, prezantimin e parë si lider opozitë dhe jo më si kryetar shteti. Mbledhja e parë e forumit më të lartë të ish-pozitës, ka qenë edhe rasti i parë ku ish-presidenti ka zhvshur shpatën e lënë mënjanë që në vitin 1991, kur nga parlamenti ndërërtonte pushtetin. Por kohët kanë ndryshuar dhe dje Berishës i është dashur t’u bërtasë shumë njerëzve të tij të shokuar nga rezultati i 29 qershorit. Pallati i Kongreseve ka përjetuar të njëjtat çaste si në kohët e vjetra kur PD kishte kohë të merrej me armiqtë e brendshëm, ndërkohë që lideri i fortë i partisë më të madhe të opozitës ka përdorur edhe një herë aftësinë imponuese për të shpëtuar atë që ka mbetur pa u shkrirë nga partia e dhjetorit ’90. Të jetë a të mos jetë. Dhe nëse po, si duhet të jetë? Kjo ka qenë dilema e djeshme e PD, dilemë që ka zgjatur jo pak, por plot shtatë orë. E përshkuar nga një sfond armiqsh, mllëfesh të vjetra e luftë klanesh, që në parti e zotit Berisha janë procedurë e zakonshme, mbledhja e djeshme e demokratëve ka shënuar të fundit viktimë. Ish-kryeministri Aleksandër Meksi është lënë përfundimisht jashtë grupit të ngarkuar për përgatitjen e kongresit të partisë, çka mund të konsiderohet si paradoma e menjanimit përfundimtar të tij. Por disfata nuk ka qenë vetëm e Meksit. Ajo që pritej të ndodhte nuk ka ndodhur. Rebelimi i degëve të rretheve nuk ka ndodhur dhe Berisha nuk e ka patur të vështirë të kontrollojë sallën, megjithë gjendjen e mjeguruar ku ndodhet dhe malin e përgjegjësive që mban mbi shpinë. Morali i asaj që u pa dje është ai i përhershmi. Fituan ata që kanë thënë gjithmonë se Partia Demokratike është fatalisht e lidhur me fatin e njeriut që e dominoi gjatë pesë vjetëve. Gjendja e partisë në Jug i ka harxhuar mjaft kohë Këshillit të djeshëm të PD. Megjithë entuziazmin e Berishës për mitingje në qytetet e revolteve, pakkush në sallën e Kuvendit duhet të ketë guxuar të imagjinojë se afërmi një të tillë jug të lumit Shkumbin. Por kjo nuk do të thotë se Berisha nuk ka të drejtë. Lideri i PD e ka kuptuar se gjendja e partisë dhe aftësia e saj për të reaguar në kushtet e opozitës në të ardhmen, do të varen para së gjithash në aftësinë e saj për të rindërtuar strukturat mbarëkombëtare në jugun e vendit. Këshilli Kombëtar i PD ka qenë prova e parë që Berisha ka kaluar me sukses dje në pikat e lidershipit të opozitës. Ai provoi edhe një herë se është i vetmi lider që mund t’i imponojë partisë, duke shlyeruar edhe këtë herë hamendjet e atyre që e shikojnë të rrëzuar. Nëse kjo nuk do ndodhi tani kur ai i parashikoi disfatën e zgjedhjeve të parakohshme, është e vështirë që të ndodhë më vonë, kur Berisha dhe besnikët që ka pas, të fillojnë të mendojnë për ngritjen.

Kreu i ALBA, general Forlani le i fundit Shqipërinë. Foto REUTERS

Kontrabanda: çdo ditë 2 anije e 12 maune me cigare

Ministria e Brendshme zbulon në Jug Faqe 6-7

19 Gusht: FMN zbarkon në Shqipëri

Fillon asistenca. Rishikimi i TVSH e doganave Faqe 7

Hajri Mezini i “virgjërise” rrezikon burgun

Kreu i Komisionit, 5 vjet heqje lirie Faqe 6

Policë e autobinda nga Tirana në Vlorë. Lule dhe lot gëzimi në qytetin e revolteve. Ministria e Brendshme: “Arrestuam kokat e bandës”. Zani për “K”: “Na prenë në besë”

Meksi në frontin e druve. PD, sot në parlament

Gusht 1997. Indizi ne ... chëin ... onorar ... organizuar ... R.S