13/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 gusht 1997

Meksi: PD është antidemokratike

Arben Rakipi, prokurori i ri i Republikës. Guvernatori Tusha, kapaku i “Arsidit”. Makina e Meidanit, aksident në mesnatë Faqe 3

Vlorë, atje ku mbyllet rrethi

Nga Gavrosh Levonja Lajmi më i rëndësishëm i orëve të fundit ishte hyrja e forcave të policisë në Vlorë, e cila pak kohë pas shpërthimit të revoltës së fajdeve u bë prej bandave të armatosura. Nga mbrojtëse të jetës së qytetarëve, duket se pak vonë, misioni i disa grupeve të armatosura sikur degjeneroi. Kështu vlonjatët qenë të detyruar që pas fajdeve të bien viktima edhe të njerëzve të armatosur, të cilët përveç jetëve të tyre u rrëmbenin edhe atë ç’ka nuk u a kishin përpirë sportelet e fajdeve. Për sa kohë që Berisha nuk kishte ndërmend të linte kolltukun e presidentit, forcat e policisë duke përfshirë edhe ato speciale, e kishin të pamundur të hynin në qytetin e martirizuar pasi vlonjatët çdo gjëje që vinte nga kryeqyteti i trembeshin, duke pasur gjithnjë në mendje pabesinë e Berishës. Por, me ikjen e tij, në një kohë që në Tiranë dhe qytete të tjera filloi normalizimi, falë ndryshimit të raporteve politike, vlonjatët e shihnin përsëri veten të lënë pas dore dhe kishin të drejtë të mendonin se askush nuk përmendej për ta. Ishte kjo arsyeja që populli i Vlorës priste me lule forcat speciale të policisë të cilat mbërritën në Vlorë të dielën në mbrëmje. Ndryshe nga periudha e Berishës, menjëherë pas largimit të ushtarëve të ALBAS, trupat speciale që erdhën në Vlorë pas shtatë muajsh u pritën si shpëtimtarë në qytet. Vetëm pak ditë më parë zoti Legisi ishte shprehur se “Vlora nuk pushtohet, por përqafohet”. Operacioni i nisur në Vlorë për ta shpëtuar qytetin që përmbysej regjimin e Berishës nga kërcënat e bandave të armatosura, ka një rëndësi vendimtare për rivendosjen e rendit në të gjithë vendin. Siç duket, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme e kanë të qartë se po u arrit të normalizohet Vlora, është shumë lehtë të kthehet normaliteti në të gjithë vendin. Tashmë është e ditur për këdo se gjithshka që solli në ndryshimet e shumëpritura filloi në Vlorë. Qyteti më i madh bregdetar i jugut, jo vetëm që dha i pari shkëndijën e revoltës kundër regjimit të Berishës, por gjatë gjithë kohës, metastazat e saj pushtuan të gjitha strukturat e shtetit. Në këtë mënyrë, është mëse e logjikshme që edhe përsa i përket procesit invers, Vlora ka një rëndësi të dorës së parë. Në rast se pushteti qendror i kthen qytetit jetën normale, ku banorët e saj të dalin lirshëm nëpër rrugë, ku aktiviteti i halkave të pushtetit lokal dhe i të gjitha veprimtarive individuale të jetë i garantuar atëherë, janë të gjitha gjasat që kjo të ndodhë edhe në qytetet e tjerë, të cilat, qoftë edhe pjesërisht, tani për tani, ndodhen jashtë kontrollit të qeverisë. Çdo ditë që kalon e bën më të domosdoshme praninë e shtetit në këtë qytet. Nga ana tjetër, edhe shteti e ndjen se vendosja e rendit në Vlorë është vendimtare për vetë të ardhmen e tij. Fakti që pardje Berisha paralajmëroi për organizim revoltash dhe udhëheqje të tyre qoftë edhe në Jug, nuk ka nevojë për asnjë koment në këtë aspekt. Pra, në një farë mënyre kemi të bëjmë me një simbiozë: Vlora ka nevojë për dorën e shtetit, po aq sa qeveria e re, ka nevojë për mposhtjen e vlonjatëve.

“Populli”: Pas arresti të Drizës, zhduken 700 mijë USD

Zani me fëmijët e lagjes Çole

Sekuestrohet në Durrës anija me mall kontrabandë

Ishte nisur nga Brindizi, kapet në Velipojë Faqe 7

Specialët në Vlorë: Operacione, sa të zhduken bandat

Kryepolici Bare: S’do qetësojmë qytetin e revoltuar Faqe 11

Roma: Të zhduken BTA dhe BKT

Donatorët rekomandojnë likuidimin e dy bankave Faqe 7