Nano, me sopatë administratës
PD braktis seancën Parlamentin, shkaku Kushtetuta. Imami: Kjo klikë kriminelësh të mos hyjë më këtu. Qetësi në Vlorë, dorëzohen armët
Faqe 3
Kryeministri Fatos Nano urdhëron fshesën e madhe: “Të shkurtohen 15% e punonjësve të 21 ministrive”. Qindra nëpunës në prag të papunësisë
Nano, fshesë “en bloc”
Një nga hapat e parë të forcave politike që vijnë në pushtet, janë ndryshimet në administratën shtetërore, ku përfshihen edhe shkurtimet e vendeve të punës. Ndoshta duke parë tek kjo mënyrën më të lehtë për të kënaqur dëshirën e elektoratit për ndryshime në raport me ata që kaluan në minorancë. Po, në gjendjen në të cilën ndodhet vendi, në radhë të parë në rrafshin ekonomik, marrja e kësaj mase ka si qëllim përmirësimin e këtyre treguesve, është më e vërtetë një domosdoshmëri. Gjatë këtij viti, për arsye që njihen, një nga problemet kryesore, me të cilët janë ballafaquar qeveritë e fundit, është ai i deficitit buxhetor. Veprimi i parë që të shkon ndër mend është edhe shkurtimi i shpenzimeve për administratën shtetërore. Kështu ideja më e fundit e Kryeministrit Nano, për të shkurtuar rreth 15 për qind të punonjësve të administratës shtetërore në çdo dikaster, duket të jetë me të më të vërtetë e gjetur. Madje në një kohë që sektorët e tjerë, sidomos ai i biznesit privat, kanë nevojë për përkrahje, do të ishte miopi të balancohej buxheti duke i mbingarkuar me taksa, veprim që në fund të fundit rrënon xhepat e votuesve. Nga ana tjetër është fakt i njohur që administrata shtetërore shqiptare është e papulluar jashtë mase. Në një kohë që organikat në dikastere apo hallka të tjera të pushtetit janë tejet të fryra, drejtuesit e rinj po ankohen pasi janë të ballafaquar me një surprizë të pakëndshme; vetëm gjatë muajave apo javëve të fundit në sektorët ku ata drejtojnë janë marrë në punë shumë njerëz, disa prej të cilëve ndoshta nuk e dinë se ç’punë bëjnë. Ndërsa ideja e zotit Nano është plotësisht e drejtë, mënyra, me të cilën ai kërkon të zbatojë idenë për shkurtime në administratë nuk është fort e gjetur, madje bie erë anakronizëm duke pasqyruar njëfarësoj një mentalitet globalist, kolektivist, karakteristik për regjimin komunist, duke të kujtuar fushatizmin, frymën e aksionit për qarkullim apo shkarkim në bazë. Në radhë të parë, nuk është e thënë që nga të gjithë dikasteret të shkurtohet e njëjta përqindje e punonjësve. Secili prej tyre ka specifikat dhe nevojat e veta. Kështu, në rast se shifra 15 përqind është e saktë për një dikaster, në një tjetër ka nevojë për një fshesë më të madhe. Por nuk përjashtohet që në ndonjë rast, të ndeshemi edhe me mungesë kuadri. Kjo, në radhë të parë duke pasur parasysh amatorizmin e atyre që e ndërtuan administratën e periudhës së Berishës, po edhe për faktin se me riorganizimin e kabinetit qeveritar u krijuan ministri të reja, por edhe u suprimuan disa të tjera. Një e keqe tjetër është se urdhëri i kryeministrit, Nano për 15 përqindëshin mund të përbëjë një investim për propagandën e Berishës. Përsa i përket mënyrës së operimit me spastrime, në vend që të jepen urdhëra apo vendime që të spastrohen organikat e tepërta, do të ishte më e arsyeshme që çdo ministrie t’i caktohej buxheti përkatës dhe drejtuesit e saj të gjenin mënyrën më të përshtatshme për ta administruar atë. Ky mund të ishte edhe një mjet i përshtatshëm për të ngritur shkallën e autonomisë së dikastereve. Në këtë mënyrë, dikush mund të preferonte të çlirohej nga 15 përqind e punonjësve, dikush tjetër ndoshta mund të dërgonte në shtëpi edhe 50 përqind, po nuk përjashtohet që ndonjëri të bënte një shkurtim pagash “en bloc”, pa kërkuar ndihmën e shkurtimeve. GAVROSH LEVONJA
Garda: Pollo, dorëzo Kallashnikovin
Sekretari i përgjithshëm i PD Genc Pollo, ditën e hyrjes në “parlamentin e Kallashnikovëve”
Sekretari i përgjithshëm i PD Genc Pollo, ditën e hyrjes në “parlamentin e Kallashnikovëve”
Zonja Nano: Tani në radhë për të kërkuar punë
Intervistë- flet për “K” gruaja e kryeministrit
Faqe 12-13
Sudja rrëfehet: “Ja si e ngrita piramidën”
Procesi i fajdexheshës: “Është e sëmurë”
Faqe 2
Gopani: Berisha urdhëronte sulmet kundër Jugut
Vazhdon dialogu me Shafin «Shabani» e Përgjithshëm
Faqe 15