21/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 gusht 1997

PD: Në rresht për të dorëzuar armët

Faqe 8 Kryeqyteti, ushtri me 2 mijë lypsa; fitimi 10 milion në ditë. Vlorë, ndërrohet koka e policisë. Futboll, Ukrainë: Shqipëria ndëshkim në ’87

Greva, simboli i PD

Kushdo u çudit me iniciativën e ish-kryeparlamentarit, Pjetër Arbnori për të hyrë në grevë urie. Nuk kanë bërë përjashtim lidhur me këtë edhe vetë anëtarët e grupit parlamentar të PD-së. Në radhë të parë, zoti Arbnori nuk kishte përse të zgjidhte variantin e vetëflijimit për të protestuar kundër drejtuesve të RISH, kur këta nuk kanë veçse pak ditë që kanë filluar punë. Se dyti mostranstremetimi i një seance ku diskutohej një ligj pa të ardhme, viktimë e të cilit mund të bëhej edhe vetë Arbnori, nuk kishte një motiv fort bindës për të kaluar në një protestë të tillë “in ekstremis”. Për më tepër, kur zoti Arbnori nuk u ndje fare për montimet e RISH-së, të pretenduara nga Berisha e të tjerët në ditën e hyrjes në parlament të deputetëve të PD-së. Duke u nisur nga ky fakt, pavarësisht nga karakteri tragjik që ka një akt i tillë greva e urisë, shfrytëzimi i kësaj nga ana e ish-kryeparlamentarit shëmbëllen me një spektakël deri në kufijtë e groteskut. Vendimi i anëtarit të kryesisë së PD-së për të hyrë në një grevë urie pa afat, është pjesë e fushatës kundër drejtuesve të RISH, lidhur me atë që Berisha e ka etiketuar si “terr informativ kundër opozitës”. Megjithatë akuzat e tij, u transmetuan fjalë për fjalë në disa prej edicioneve të lajmeve të televizionit. Ndodhta duke parë mungesën e argumentave me të cilat duheshin mbështetur akuzat në fjalë, zoti Arbnori, e ka parë të arsyeshme t’i vijë edhe një herë në ndihmë mikut të tij, Berisha. Kjo nuk është një diçka e re për Arbnorin. Ai nuk e pati për gjë t’i kundërvihej shtresës së tij të të persekutuarve, shokëve të burgut, kur këta u përplasën me Berishën. Po kështu, gjatë muajve të parë të këtij viti, kur fundi i Berishës ishte i qartë për këdo, duke u braktisur edhe nga miqtë e tij më të ngushtë, Pjetër Arbnori ishte ai që e mbronte me fanatizëm, pa hezituar të bëhej edhe qesharak, duke sakrifikuar gjithçka i kishte mbetur nga personaliteti i tij. Një hall i madh me sa duket e ka zënë Arbnorin me Berishën. Greva e urisë, ashtu si çdo mjet tjetër i protestës, është e drejtë e çdo individi, po zoti Arbnori do të ishte shumë më bindës në rast se, fillimisht do të bënte publike kritikat në adresë të RISH-së së kohës së tij, i cili ka thyer çdo rekord lidhur me bllokadën informative kundër opozitës së atëhershme. Duke bërë këtë zoti Arbnori do ta ndihmonte shumë më tepër mikun Berisha, duke mos e lejuar të lëshohet nga goja xhevahire të tilla si “opozita e mëparshme i kishte mbyllur dyert RISH-i”... Po, ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi vetë ka urdhëruar në më shumë se një rast për mos-transmetimin e seancave të parlamentit, pavarësisht nga kërkesat e opozitës. Dikur ai arriti të nxjerrë si pretekst... mungesën e bobinave me film. Por, më shumë se televizion, zoti Arbnori ishte krenar edhe vetë në një sensor të fjalës së deputetëve në parlament. Po veprimi i Arbnorit, me një akt të tillë, duke synuar të nxisë emocionet partiake, duket se është pika më e lartë e një loje së cilës PD po bën që nga koha e kalimit në opozitë. Me zhurmën pafund ndaj gjithçkaje, duke sheshuar me partitë e tjera të PD i tremben diçkaje tjetër, më të madhe se ajo që ia ka gjetur deri tani. Ata ende nuk po luajnë opozitën, mbase duke i ushqyer vetes idenë se e gjithë kjo lojë është ende një këndër, nga ka ku kanë frikë lehion. PD duket se e kupton qenien në politikë, ose në grevë urie, ose në pushtet. Të kuash opozitën konstruktive në Shqipëri është e vështirë, por padyshim, kjo është rruga e vetme për PD (të mund të rikthehet atë që humbi kur ishte në pozitë). K.I.

Arbnori, viktima e fundit e Berishës

Shtypi i pavarur nën thundrën e taksave dhe tarifave të larta

Edhe qeveria “Nano 3” si qeveria “Meksi 2” Gjatë viteve të qeverisjes së Meksit shtypi i pavarur ishte i diskriminuar nga moria e taksave dhe tarifave të larta, ku synimi ishte falimentimi i tij ose vënia e tij nën thundrën e pushtetit. Disa herë shtypi i pavarur zhvilloi greva si dhe doli me fletë të bardha në shenjë proteste ndaj premtimeve boshe dhe spekulative të Borishës. Megjithatë shtypi i pavarur jetoi, ndonëse me shpirt nëpër dhëmbë. Opozita e atëhershme, ose më saktë pozita e sotme PS-PSD-PAD bënin gjithë ditën në mbrojtje të shtypit të lirë si dhe kërkonin që të hiqeshin taksat e larta ndaj këtij shtypi. Dihot, tashmë prononcimet publike të Nanos, Gjinoshit dhe Cekës në favor të kësaj ideje. Por opozita u konvertua në pozitë dhe ka harruar tashmë çdo lloj premtimi ndaj shtypit të lirë. Natyrisht që qeveria “Nano 3” mund të ketë qëndra probleme që presin rrugëzgjidhje, por duhet që premtimet e bëra dhe të drejta të mos kthehen në hipokrizi. A.GJ.

Arbnori takohet me gruan para futjes në grevën e urisë Foto REUTERS Arbnori takohet me gruan para futjes në grevën e urisë. Foto REUTERS

Njoftim për gazetarët

Të gjithë gazetarët e rretheve duhet të japin informacion çdo ditë për radio “KOHA” në numrin e telefonit 287 96