26/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 gusht 1997

Ceka: Memia, njeriu i kallashnikovëve

Faqe 3 Refugjatët, ministri Sherifi: Nuk do të kthehen kundër dëshirës. Berisha: T’i shkurtomë ditët qeverisë mashtruese. Arbnori, ky është vetëm fillimi Sekretari i PD për Tiranën Shaban Memia. Poshtë, listat me anë të cilave ai armatosi militantët e PD

Qeveria me ambasadorët e PD

Ndoshta si pasojë e presionit të PD-së, liderët e së cilës përsërisin refrenin e të ashtuquajturit “revansh komunist”, po ndoshta edhe për shkak të mos përgatitjes për të çmontuar njerëzit e përshtatshëm, duhet thënë se qeveria e re që kur se ka filluar punë, ka treguar plogështi kur ka qenë fjala për zëvendësimin e zyrtarëve të lartë, pa bërë fjalë për ata të rangjeve më të ulëta. Është më të vërtetë e habitshme që vetëm tre ditë më parë, kur qeveria kishte më shumë se një muaj jetë, u bë shkarkimi i zëvendësministrave të qeverisë së fundit të Meksit dhe zëvendësimi i këtyre me njerëz të rinj. Por kjo plogështi për të operuar në kuadër të zëvendësimeve po bio shumë më tepër në sy kur flitet për ata që përfaqësojnë shtetin në botën e jashtme. Një gjë e tillë është e palejueshme mjafton të nisesh vetëm nga fakti që këta njerëz përfaqësojnë fytyrën e shtetit shqiptar në botë. Në radhë të parë drejtuesit e misioneve diplomatike shqiptare nëpër botë nuk janë dërguar atje për të punuar në favor të interesave të shtetit po në përgjithësi për t’u shpër- PD-së dhe Berishës. Në qoftë se do të bëhej ndonjë përpjekje për të ndërtuar një listë me shembuj në këtë drejtim, kjo do të ishte shumë e gjatë, duke filluar që nga drejtuesi i “Fokus-it” të famshëm për të vazhduar me drejtorin e RTSH, me kryeredaktor të “RD”-së, me ndonjë komediant e deri dhe me njerëz ordinerë, merita e vetme e të cilëve mund të ishte ndonjë lidhje farefisnore me ndonjë lider të PD-së. Vetëm duke u nisur nga kjo as nuk ia vlen të lodhesh për të vënë në dukje se filan ambasador shqiptar ka merita për këtë apo atë. Më shumë se kjo, duhet vënë në dukje fakti se shumica e diplomatëve shqiptarë në përfaqësitë tona jashtë shtetit janë implikuar në punë të pista duke filluar që nga ryshfetet për të tërhequr studentë për studim në vende fqinjë, nga trafiku i pasaportave për emigrantët, nga dhënia me qera e mjediseve të ndonjë ambasade e deri tek importimi i kladestin i kurdëve apo kinezeve duke u shitur viza shqiptare. Po e keqja më e madhe është se shumica e ambasadorëve shqiptarë edhe tani, më shumë se shtetit shqiptar vazhdojnë t’i shërbejnë besnikërisht PD-së dhe Berishës. Vetëm pak javë pas formimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ish-kryeministri Fino e provoi mbi kurrizin e tij një gjë të tillë, gjë që e shtyu t’i tërhiqte vëmendjen ish-kryediplomatit Staro-va. Kushto do të skandalizohej duke mësuar se në ndonjë përfaqësi të shtetit shqiptar gjenë strehë persona të akuzuar për abuzime deri edhe për krime apo kur ndonjë diplomat dërgon mezhazhe ku uron një rrëzim sa më të shpejtë të qeverisë Nano. Në fund të fundit, politika e jashtme e shpërhur në programin e qeverisë së re ka ndryshime esenciale në disa aspekte kryesore dhe kjo kërkon që Shqipëria në botën e jashtme të përfaqësohet nga njerëz të rinj, me një formim dhe me mbi të gjitha me mentalitet tjetër. Për më tepër zëvendësimi i diplomatëve shqiptarë në përfaqësitë tona në botë bëhet imediat duke u nisur nga ngjarjet emergjente të vendit, plotësimi i të cilave varet kryekëput nga faktori ndërkombëtar. Nuk dihet deri në ç’shkallë është e ndërgjegjshme qeveria dhe vetë zoti Nano për një gjë të tillë dhe deri kur do të pajtohen me përfaqësimin e tyre nga fytyra të vjetra. G.L.

Bombë e FMN, tvsh në 22%

Bashkia e Tiranës: Mbyllni shtëpitë publike

Pas ankesave të qytetarëve Faqe 9

Sot: Mobilizohen botuesit shqiptarë të shtypit

Kryeministri shqiptar iu përgjigj thirrjes dhe nuk pranoi të caktojë boshte për gazetarët kryesorë shqiptarë për të diskutuar problemet e tyre, të cilat ato i kishin bërë të njohur Nanos edhe me një kërkesë zyrtare për takim ditën e hënë, datë 26 Gusht. Ndaj sot me datë 26 gusht, ora 10,00 në zyrat e “Gazeta Shqiptare” do të mblidhen të gjithë botuesit e shtypit shqiptar për të diskutuar masat që do të ndërmarrin në lidhje me kërkesat e tyre si dhe përgjigjen mohuese të Nanos. Gjithashtu janë të ftuar edhe gazetarët masmedias për të pasqyruar mbledhjen e botuesve të shtypit shqiptar.

Sekretari i PD për Tiranën Shaban Memia. Poshtë, listat me anë të cilave ai armatosi militantët e PD

Sqarim për lexuesin

Redaksia e gazetës “Koha Jonë” do të botojë çdo të dielë gazetën me 32 faqe me çmimin 50 lekë, ndërsa ditët e tjera do të jetë me 24 faqe me çmim 30 lekë. Pasi stafi të përgatitet plotësisht për ngarkesën që duhet të përballojë, atëherë gazeta “Koha Jonë” do të jetë e përditshme me 32 faqe, çka do të shënojë një evolucion në gazetarinë shqiptare. Gjithashtu dje dhjetëra lexues kanë telefonuar për cilësinë e gazetës së ditës së dielë, duke bërë vërejtje dhe lavdërime të ndryshme. Stafi është plotësisht në një mendje për vërejtjet e bëra, që gazeta nuk ishte në nivelin e duhur dhe disa rubrika dhe ishte paksa e lodhshme dhe jo shumë qetësuese për week end. REDAKSIA