29/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 gusht 1997

Fajdet: Berisha dhe Meksi nën hetim

Meidani i shkruan Arbnorit: Hiq sheremet, ejà të punojmë bashkë. Forumi rinor i PD, grusht dhe pistoleta. Lezha përmbytet nga uji Refugjatët, kthesa e Berishës Një kthesë e rrufeshme është konstatuar në qëndrimin e PD-së, lidhur me problemin e riatdhesimit të refugjatëve shqiptarë që ikën gjatë muajit mars në Itali. Pas akuzave për një marrëveshje të fshehtë në kurriz të refugjatëve shqiptarë ndërmjet qeverisë së kryesuar nga Nano dhe asaj italiane, PD ka ndryshuar krejtësisht drejtimin e shigjetave të sulmeve të saj. Tashmë ministrat shqiptarë po akuzohen për deklarata përgjegjshme deri dhe për “mungesë edukate” në drejtim të bujarisë italiane, për kërkesa absurde kur është fjala për shtrirjen e afatit të kthimit të refugjatëve, apo se Nano nuk ka krijuar terrenin e përshtatshëm për ardhjen sa më parë të tyre. Një kthesë e tillë lidhur me çështjen e refugjatëve u bë e njohur këto dy ditët e fundit, nëpërmjet një interviste në një të përditshme italiane nga zoti Pollo ndërsa dje, në konferencën e radhës të shtypit, nga vetë Berisha. Po ky Berishë që deri dje i binte gjoksit se “nuk bënte pazarlleqe me refugjatët”, natyrisht duke pasur parasysh “marrëveshjen sekrete” të Nanos me italianët për kthimin e tyre, tani vërsulet kundër marrëveshjeve të qeverisë për shtrirjen sa më gjatë të qëndrimit të shqiptarëve të ikur në Itali. Veç këtyre, duke “mbrojtur” Italinë nga sulmet e ministrave shqiptarë, Berisha duke parashikuar mot jo të mirë në marrëdhëniet me fqinjën e përtejdetit ngarkon me përgjegjësi për këtë qeveritarët tanë. Në radhë të parë gjithë kjo është e lidhur me mentalitetin e numrit një të PD-së për të mos bërë asnjë vlerësim pozitiv në adresë të kundërshtarëve të tij që tani ndodhen në pushtet, duke kritikuar çdo veprim të tyre. Në një moment të parë, kur kthimi i refugjatëve shqiptarë brenda 31 gushtit dukej i sigurt, Berisha doli me kartën e “marrëveshjes sekrete” të Nanos me Prodin dhe të tjerët, viktimë e të cilës ishin të ikurit e marsit. Por, pa kaluar shumë kohë nga vendimi i qeverisë italiane, e cila në përgjigje të kërkesave të ardhura nga Shqipëria, shtyu afatin e qëndrimit të tyre edhe për dy tre muaj të tjerë, “marrëveshja sekrete” apo “pazarlleqet me fatin e refugjatëve” ishin një kartë e djegur. Në këtë kushte lindi nevoja që akuzat të drejtoheshin në një tjetër kah, duke akuzuar Nanon për “kërkesa absurde” apo për mosbashkëpunim lidhur me kthimin e refugjatëve. Duke u marrë me akuza të tilla, Berisha ka humbur rastin që të merret një pjesë të merituar në rregullimin qofte edhe të përkohshëm të halleve të refugjullimit qofte edhe të përkohshëm të halleve të refugjullimit. Në vend që të kryengjëtonte qeverinë, për “ngjeshjen” e PD-së, do të kishte qenë shumë më e dobishme të kërkonte, duke shfrytëzuar njohjet e tij jo të pakta në qarqet politike italiane, duke kërkuar pak a shumë atë që kërkonte Nano, në mos pak më tepër. Në këtë aspekt Berisha mund të bënte ç’është më e mirë e tij të djathtë në Itali të uninin sadopak, tonet për largimin imediat të refugjatëve shqiptarë. Kështu, nuk ishte çudi, që ai të merrte “palmën e lavdisë” për konkretizimin e ndonjë rezultati. Konkretisht, në takimin dypalësh u arritën disa rezultate pozitive lidhur me kontributin italian për Shqipërinë, në axhendën e të cilave nuk mungonte as problemi i refugjatëve. Nga ana tjetër, ai do të kishte pasur akuzat ndaj tij si politikani që nuk i njeh format e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit. GAVROSH LEVONJA

Roma: 200 milion USD për Shqipërinë

Dy në Romë dy ministra e Mbrojtjes Andrea dhe Brokaj Foto REUTERS

Elbasan, mbrëmje luftë në qytet

“Tre të vrarë, shtatë të plagosur” Faqe 12

Mijëra njerëz në lagjen Kombinat

Tiranë, fillon revolta e ujit. Bllokohet rruga nacionale Faqe 9

Prokuroria e Përgjithshme hap dosjen. Ç’ka biseduar Luniku me Meksin e Berishën, kush duhej të kishte frenuar tragjedinë e fajdeve shqiptare?