03/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 shtator 1997

PD, arrijnë deputetët gladiatorë

Seanca e ndryshimit të Statusit të RTV kthehet në përleshje fizike mes deputetëve. Hajdari, grushta mbi Hasanin. Kalon ligji 300 vetë protestojnë para Arbnorit. Pollo: Sot një mugicë, nesër Tiranën. Pasaportat, bllokohen diplomatiket dhe të shërbimit Seanca e ndryshimit të Statusit të RTV kthehet në përleshje fizike mes deputetëve. Hajdari, grushta mbi Hasanin. Kalon ligji PD, arrijnë deputetët gladiatorë 300 vetë protestojnë para Arbnorit. Pollo: Sot një mugicë, nesër Tiranën. Pasaportat, bllokohen diplomatiket dhe të shërbimit Faqe 3

Tëheqja PS, investim për PD

Dy javë pas hyrjes në grevë urie të ish-kryeparlamentarit, Pjetër Arbnori, socialistët dhe aleatët e tyre hoqën dorë nga vendimi i tyre për të kundërshtuar diskutimin e amendamentit “Arbnori” gjë e cila shërbeu për të motivuar vendimin për vetëflijim të tij. Ata jo vetëm pranuan diskutimin e tij po shk uan edhe më larg duke bërë ndryshime, të cilat ndoshta kapërcenjnë edhe pretendimet e “Mandeles së Europës”. Në shumë aspekte tërheqja e socialistëve është për t’u vlerësuar pozitivisht. Në radhë të parë me një veprim të tillë ata duke u nisur nga përmbajtja e kërkesës së zotit Arbnori për t’i dhënë më shumë hapësirë opozitës në mediat elektronike shtetërore, gjithsesi i bëhet një shërbim i çmuar demokratizimit. Së dyti, qoftë dhe përkohësisht lëshimi i bërë tensionon marrëdhëniet pozitë-opozitë, gjë që zakonisht gjeneron krizat në vend. Nga ana tjetër, kjo i shërben krijimit të kushteve për të siguruar një lloj bashkëpunimi ndërmjet pozitës dhe opozitës edhe pse në nivele minimale. Por mënyra si u arrit deri në këtë kthesë nga ana e të majtëve në pushtet, mund të thuhet se është investimi më i mirë në favor të PD-së, veçanërisht ngritjes së figurës së Arbnorit. Përshtypja e parë që krijon në opinion kjo lëvizje e socialistëve është se qëndrimi i tyre fillestar ishte i padrejtë, gjë që përligj plotësisht vendimin e Arbnorit për t’u vetëflijuar. Gjithashtu do të mendohet se PD, pavarësisht nga gabimet gjatë periudhës së qeverisjes, është gjithmonë një palë e cila lufton për demokraci, në kohën që bëhet e besueshme teza e Berishës sipas së cilës socialistët janë të prirur të kthehen formave të vjetra apo “ta çojnë vendin në vitin 1991”. Me të vërtetë, që nga fillimi i saj si greva e urisë e “Mandeles së Europës” u shoqërua nga një propagandë intensive në këtë aspekt dhe përveç kësaj PD shfrytëzoi me efikasitet deklaratat e ndryshme, jo vetëm ato që ishin në mbështetje të zotit Arbnori, po edhe ato që u bënin palëve thirrje për mirëkuptim për të gjetur gjuhën e përbashkët. Në këtë mënyrë, në opinionin shqiptar ideja se “PD ka të drejtë” përforcohet edhe më shumë prej qëndrimeve të tilla, të shprehura nga jashtë. Po në politikë, qëndrimet, lëvizjet e ndryshme apo kthesat në momente të caktuara kanë një rëndësi shumë më të madhe dhe ndonjëherë bëjnë me të si shumë të mëdha dhe ndonjë herë mund të rezultojnë fatale. Të gjithë e kujtojnë, jo shumë kohë më parë këmbëngulja e Berishës për të mos bërë ndryshime në qeverinë Meksi, për të mos krijuar qeveri koalicioni me kundërshtarët e tij dhe për të mos zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Ishte pikërisht pamundësia e Berishës për të mos lëvizur nga qëndrimi fillestar apo kthesat shumë të vonuara që bënë të pashtmangshme rënien e tij. Duke pasur parasysh këto, politikanët që ndodhen aktualisht në krye të PS-së duhet t’i kishin bërë llogaritë me kujdes që para se Arbnori të vendoste për t’u vetëflijuar. Pozita duhej të dinte se a do të ishte në gjendje të fitonin në provën e forcës me Arbnorin, Berishën dhe PD-në apo duhesh të lëshonin pe që në fillim.

Tiranë, lot shqiptarë për Dianën

Një vajzë vendos lule për princeshën e vrarë në Ambasadën angleze në Tiranë Foto REUTERS

Bankat: Nuk ka kredi deri sa të privatizohemi

Banka Botërore bën gati marrëveshjen Faqe 7

Jugu, toka e mbjellë me armë

Prej kohësh shpërthimi. Apelon ushtria Faqe 8

Skandal me fondet e rrugëve: Zhduken para të 1996

Drejtori: Janë bërë abuzime. Nuk i dimë Faqe 11