Berisha: PS jep paratë, ne vijmë në pushtet
Ish presidenti Berisha takon pushtetarët e vet lokalë: “Zgjedhjet e reja shumë shpejt, kur të duam ne. Kemi bërë gabime”
Furtunë në diplomaci: Meidani firmos largimin e 24 ambasadorëve. Parlamenti: PS voton “amendamentin Arbnori”. Policia jugosllave grabit tregtarët shqiptarë
Page 4
Ky vrap i çmendur i Berishës
Berisha dikur pati deklaruar se “si politikan në opozitë do të ishte shumë më aktiv sesa gjatë periudhës së qëndrimit në presidencë”. Por mënyra e të zhvilluarit të opozitës deri tani nga ana e Berishës ka treguar se ai nuk e ka të qartë konceptin e të qenit aktiv në politikë. Në të vërtetë për një politikan apo forcë politike thuhet se është aktiv, kur karakterizohet nga hedhja e ideve, nga lëvizjet, me të cilat forcon pozitën e tij, duke e vënë zakonisht kundërshtarin para të papriturash etj. Mbi të gjitha, në këtë aspekt ka rëndësi gjetja e momentit për të hedhur hapin e paramenduar. Po duke u hedhur një sy veprimeve të Berishës gjatë këtyre muajve të të qenit në opozitë, mund të konstatohet lehtësisht se aksioni opozitar i Berishës është përmbledhur në një grumbull improvizimesh, të cilat deri tani nuk i kanë dhënë asnjë rezultat. Fillimisht, duke qenë se ai i imponoi partisë së tij bojkotimin e parlamentit, aktiviteti opozitar u kufizua vetëm në një breshëri deklaratash rutinë që kundërshtoheshin çdo hap i pushtetit të ri. Por, duke mos miratuar asgjë të kundërshtarit, Berisha nuk llogarit se kështu ai dhe partia e tij humbasin shumë pjesë të përkrahësve besueshmërisë. Si pasojë, edhe sukses i manovrave të tij politike bëhet më i vështirë.
Pas ezaurimit të deklaratave Berisha filloi fushatën e trenvave, e cila për shkak të mungesës së argumentave bindëse ishte vetëm një flakë kashtë, aq sa zekë [?] ndërmarrje shumëshme Berishën dhe të braktiste edhe ndonjë aleat i tij.
Gjithashtu ai po shqetëohet edhe përsa i përket ndryshimit të opocioneve për probleme të ndryshme. Në këtë mënyrë, duke u munduar të kundërshtojë një nismë e ndërmarrë nga parlamenti për miratimin e kushtetutës, Berisha një herë shprehet se “parlamenti i kallashnikovëve” nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, pastaj kërkon që kjo të arrihet në tryezën e partive, më pas kërkon Asamble Kushtetuese për të nxjerrë më vonë si argument mungesën e rendit. Nga ana tjetër parlamenti është bërë vendi ku Berisha dhe PD po tregojnë se nuk janë futur akoma në rrjedhat e një opozite, e cila ta kërcejë seriozisht pushtetin e tanishëm. Madje prirjet për të mos u përmbajtur rregullave më të thjeshta të etikës janë më tepër shprehje e nervozizmit shkaktuar nga mungesa e rezultateve. Zhvillime e deritanishme kanë treguar se Berisha është ndeshur kryesor i konfrontimit dhe pengesa për arritjen e kompromisove. Dhe në një mbledhje të partisë së tij, ai u shpreh se “25 jemi po betohem se do të bë [?]”, ai u shpreh se “25 jemi po betohem se do të bëj [?]”, gjë që duke pasur parasysh ngjarjet e bashkë [?] në sallën e parlamentit të bën [?] të dy ditëve të fundit në sallën e parlamentit të bën të besosh se Berisha ka parasysh betejat dhe grushtet.
Lideri i PD-së, me mënyrën si po bën opozitë të kujton një njeri që duke vrapuar kërkon të arrijë sa më shpejt në finish për që i ngatërrohen këmbët dhe rrezikon të përplaset vetë. E keqja është se ndërsa tani Berisha me veprimet e tij e ka shthurur PD-në, në një të ardhme mund të bëjë që kjo të shpërbëhet plotësisht. Jo më kot pushtetaret e tanishëm e lidhin sigurinë e tyre për të mos ikur nga pushteti me opozitën e Berishës në krye të PD-së.
KJ
Apeli: VEFA pa administrator
Çifti presidencial Meidani dhe kryeministri Nano dje në stadiumin “Qemal Stafa”
Foto GENT SHKULLAKU
Çifti presidencial Meidani dhe kryeministri Nano dje në stadiumin “Qemal Stafa”
Foto GENT SHKULLAKU
Rugova në PD, Berisha nuk e pret
Presidenti i Kosovës nuk pritet në takim nga opozita
Page 3
Malaj: Rritja e trogave vitin tjetër
Të papunët nëntor, buxhetorët në janar
Page 7
Prifti italian grabit këmbanën me 60 kg ar
Shkodër - Rrëmbëhet objekti i vjetër, 1455
Page 6