19/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 shtator 1997

Akt kriminal i deputetit të PS, Gafurr Mazreku. Qëllon me pistoletë kolegun Azem Hajdari. Shokohet parlamenti, atentatori pa imunitet dhe në pranga

Hajdari jep grushta, merr plumba

Këta plumba në trupin e deputetit demokrat, është jashtë rrezikut. Mej­dani, Nano dhe SHBA dënojnë aktin, Berisha mbledh PD në shesh. I plagosuri drejt Italisë Mazreku - Hajdari 24 orë para atentatit Parlament, 17 shtator 1997. Një ditë para incidentit, dy deputetët pozonin së bashku. Foto AGIM RAMA Parlament, 17 shtator 1997. Një ditë para incidentit, dy deputetët pozonin së bashku. Foto AGIM RAMA

Politika midis kanunit dhe ligjit

Atentati kundër Azem Hajdarit, njeriut simbol të dhjetorit 1990, politikanit më aktiv të PD-së, ndoshta më karizmatik së dhe vetë Berisha, ishte peshqeshi më i vlefshëm për këtë të fundit, në këtë periudhë të vështirë kur ai nën peshën e përgjegjësive për katastrofën që përjetoi vendi nuk ishte në gjendje të gjejë mjetet dhe rrugën për t’u krijuar probleme serioze kundërshtarëve të tij. I ndodhur në një gjendje të tillë, Berisha do të kishte qenë në gjendje të jepte gjithçka që dikush nga partia e tij të bënte viktimë e veprimeve të ndonjë përfaqësuesi të partisë në pushtet. Kështu, pa shumë komplimenta, Berisha akuzoi presidentin Mejdani, kryeministrin kriminel të Shqipërisë, Doklen, Gjinushin dhe “bandat” e tyre. Por, kjo lojë e Berishës për të spekulluar me Hajdarin vështirë se mund të ketë sukses. Ajo që e zvogëlon dukshëm mundësitë për arritjen e tij, janë precedet e mëparshëm të Berishës, i cili është përpjekur të politizojë edhe ngjarje të tilla të cilat nuk kanë pasur asnjë lidhje me politikën. Së dyti, kur shumica e shqiptarëve nuk ka shumë kohë që votoi kundër Berishës, nuk ka gjasa t’u përgjigjet pozitivisht thirrjeve të tij për të shpëtuar nga “dora e krimit komunist që kërkon të mbysë opozitën demokratike”. Por në fakt, pozita e sotme, e cila ndodhet në një luftë dhëmb për dhëmb me krimin, në përpjekje për të rivendosur qetësinë, nuk është e interesuar lidhur me çdo goditje kundër opozitës. Madje, akti kriminal i deputetit socialist komprometon edhe aksionin për mbledhjen e armëve të ndërmarrë nga qeveria. Kushdo, tani, ka të drejtë të thotë se “pushteti më parë të çarmatosë njerëzit e tij, pastaj të mbledhë armët e të tjerëve”. Sigurisht Nano, Gjinushi e të tjerë e kanë pasur parasysh një tendencë të tillë të Berishës për të mos lënë të shpëtojë nga dora rasti “Hajdari”. Kjo shpjegon edhe nxitimin për t’i hequr menjëherë mandatin atij që nën peshën e zakoneve mazokiste, u shmang nga politika në një kriminel ordiner. Vetë kryeministri, Nano e më pas presidenti, Mejdani, nuk nguruan ta cilësonin Mazrekun si “një kriminel ordiner” dhe aktin e tij si “akt të shëmtuar”, shprehje ekstreme të intolerancës, “hakmarrje primitive”. Por pavarësisht nga dënimi i aktit të deputetit socialist, kjo nuk e shpëton PS-në nga përgjegjësia që i ofroi elektoratit të saj një individ të paditur nga zakonet mesjetare, i cili për më tepër ishte dhe në krye të PS-së së krahinës së tij. Në çdo aspekt deklaratat janë të pamjaftueshme. Në një rast të tillë komandanti i gardës, kryetari i parlamentit dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së duhet të japin dorëheqjen. Ndryshe prononcimet për demokraci të tyre do të tingëllonin si fjalë boshe. Vetëm me këtë do të bindej edhe opinioni ndërkombëtar se atentati kundër jetës së Hajdarit nuk ishte i nxitur për motive politike. Gjithashtu, ngjarjet e ditëve të fundit në parlament që kulmuan me atentatin kundër liderit të lëvizjes që dhjetor, treguan se politika nuk mund të jetë pronë e kujtdo. Nga ana tjetër, ata që mbajnë në dorë fijet e politikës shqiptare, duhet ta kenë kuptuar se një konflikt i tillë plotësisht i dedikuar. Fakt është se ngjarja e dhunshme erdhi si pasojë e shkallëzimit të dhunës që filloi nga kryetari dhe mbaroi me sallën e parlamentit.

Tragjedi në dasëm, babai vret vajzën nuse

Fushë-Krujë. Dy të vdekur shumë të plagosur Faqe 8

Malaj kërcënon VEFA. Paralë ose në gjyq

Në studion e TV: “VEFA mashtroi, nuk ka para” Faqe 7

Gjashtë pranga për bandën e Gërdecit

Aksua: Vrasje, grabitje, masakër e Gardës Faqe 13