20/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 shtator 1997

Berisha: Nuk duam zgjedhje të reja!

Hetimet për atentatin. Pyeten Mazreku e Hajdaraj. Në prokurorinë Hajdaraga e Ruci. PD proteston në Kavajë, Shkodër e Tiranë. PAD: Berisha në gjyq Faqe 2

Berisha, gru vari mbi PD

Zhvillimet e këtyre muajve të fundit po tregojnë gjithnjë e më shumë se Berisha nuk është në gjendje ta orientojë partinë e tij drejt të qenit një opozitë moderne, mbi të gjitha efektive. Në të gjitha veprimet, duke mos përjashtuar as edhe një hap të vetëm, bie në sy një tendencë e theksuar imponesh. PD po tregon se nuk ka një strategji të përcaktuar për të konstruktuar rikthimin në pushtet. E keqja është se mungesa e zërave të tjerë në PD, ka bërë që gjithçka që lidhet më të, të jetë në varësi të tekave dhe humorit të Berishës, i cili ende pa zbritur nga kolltuku presidencial, mori hapur në duar timonin e partisë së tij. Në fakt asnjë veprim nuk mund të bëhet pa bekimin e tij. Kjo ka bërë që rrjeti i Berishës të “infektojë” edhe partinë e tij. Kështu, në shumë aspekte PD i ngjan liderit të saj. Si rrjedhim pjesa më e madhe e lëvizjeve politike të PD-së dhe sidomos kërkesat e pretendimet tingëllojnë të paargumentuara dhe jashtë kohe. Në këtë mënyrë, p.sh. një herë kërkohet diskutimi i kushtetutës nëpër tryeza, pastaj hidhet ideja e Asamblesë Kushtetuese, për të hequr dorë më pas edhe nga kjo, në rast të ndonjë kompromisi me pozitën e tanishme. Dje, Berisha, duke shfrytëzuar atentatin kundër Hajdarit, ndërmjet të tjerash, kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Nano. Por, sipas logjikës së tij, një kryeministër nuk mund të përgjigjet për një akt të kryer nga një militant i partisë së tij. Ndryshe Berisha do të ishte treguar më realist po të kërkonte dorëheqjen e Nanos nga posti i kryetarit të PS-së, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për rrëzimin e qeverisë. Deri dje PD dhe Berisha kishin hedhur idenë së qeveria “Nano 3” ka vetëm tre muaj jetë, pastaj kjo kushtëzohej me kthimin e parave, në kohën që dje Berisha u shpreh kundër zhvillimit të zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër. Nuk dihet sa e ka parasysh lideri i PD-së faktin se po arrin Nano të ndajë paratë e kreditorëve, nuk mund të bëhet kurrë fjalë për rrëzimin e tij. Këto dhe kushtet e vena lidhur me pjesëmarrjen në parlament, më shumë dëm i kanë shkaktuar PD-së duke paralizuar çdo aktivitet të saj dhe duke bërë që praktikisht Shqipëria të jetë pa opozitë. Nga ana tjetër, një gjë e tillë vazhdon të ulë reputacionin e kësaj partie në opinionin e jashtëm. Deklarimi e kësaj partie në opinionin e jashtëm. Deklarimi e Departamentit amerikan të Shtetit dy ditë më parë ishte një sinjal shumë domethënës në këtë drejtim. Pas ndryshimeve esenciale që kanë ndodhur në gjirin e PS-së gjatë kësaj periudhe, njëkohësisht një pjesë e madhe me shumë deputetë në radhët e saj duke ka dalë më shumë se kurrë reformimi i PD-së. Në rast se PD, si parti kryesore e opozitës pretendon të jetë edhe një herë forca lëvizëse e politikës shqiptare, nuk nuk mund ta realizojë kurrë këtë të nënshtruar një proces të vazhdueshëm ndryshimesh më të thella aspektet. Por zhvillimet e deritanishme po tregojnë se fillimi i një ere ndryshimesh nuk duket afër. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për sa kohë Berisha do të vazhdojë të qëndrojë si gur varri mbi kryet e partisë së djathtë. KJ

Incidenti Hajdari: PS i jep votbesimin Majkos

Lideri socialist Nano përqafon zëvendësin e tij Majkon pas fitimit të votbesimit. Foto GENT SHKULLAKU

Parlament: Garda gjen gurë nën tryezat e deputetëve

Betëjat parlamentare: Deputetët ishin armatosur . Faqe 14

Nano: “Të papërgjegjshmit” jashtë nga PS

“Liderët lokalë socialistë kërkojnë tarifa dhe revansh” . Faqe 3

Armand Shkullaku emërohet kryeredaktor i “KJ”

Mbrëmë vonë u mbodh Bordi i shtypit i kompanisë “Koha Jonë” . Armand Shkullaku emërohet kryeredaktor i “KJ”. Mbrëmë Bordi i shtypit i kompanisë “KJ” vendosi kryeredaktor të gazetës, gazetarin e mirënjohur, Armand Shkullaku. Emërimi tij u bë pas dorëheqjes së dhënë nga kryeredaktori Afrim Poza, para katër ditësh. Largimi vullnetar i zotit Poza erdhi pas pesë muaj pune intensive të tij gjatë fushatës elektorale e më pas, kohë në të cilën gazeta ruajti lexuesit e saj të shumtë dhe cilësinë e botimit.

Konferencë shtypi e Bashkimit për Demokraci. Berisha cakton katër kushte për rikthimin në Parlament. “Qeveria të përmbushë programin”