Berisha: Të gjitha vrasjet lidhen me Nanon
Arbnori sulmon partinë, “edhe ne si PS”. Ikën Blerim Çela, Kontrolli i Shtetit në duart e Ballit. Banka Botërore 200 milion USD Shqipërisë
Bojkoti i fundit i kosovarëve
Në zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Serbi, ndonëse nuk janë shpallur ende rezultatet, mund të thuhet se çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve.
Kështu, Partia Socialiste, megjithëse jo me shumicë absolute, mbetet partia kryesore dhe kandidati i saj, Iliç kryeson deri tani i ndjekur nga ultranacionalisti, Sheshel, në kohën që Drashkoviçi, tashmë i braktisur nga partnerët e “Zajedno”-s është humbësi i madh. Po ashtu siç pritej, shqiptarët e Kosovës edhe kësaj radhe zgjedhën rrugën e bojkotit dhe në këtë mënyrë, duke pasur parasysh mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë, kontribuan në fitoren e partisë së Millosheviçit. Përveç motivit shtetëzues, që lidhet me aspiratën për pavarësinë e Kosovës dhe që i shtyn shqiptarët të zgjedhin rrugën e bojkotit të jetës politike të Serbisë, kësaj radhe ishte dhe gara e antishqiptarizmit e zhvilluar gjatë fushatës elektorale nga tre kandidatë, të cilët pretendonin të zinin vendin e lënë vakant nga Sllobodan Millosheviçi. Nga ana tjetër, të tri partitë kryesore të Serbisë në programet e tyre elektorale nuk kishin asgjë të re në drejtim të Kosovës, madje kandidati i ndonjë partie u shpreh se “problemi i Kosovës nuk ekziston fare”. Por qëndrime të tilla me frymë të theksuar antishqiptare mund të jenë adoptuar nga politikanët serbë, gjatë kësaj fushate elektorale, duke pasur parasysh faktin se shqiptarët nuk do të votonin. Në këtë mënyrë duke synuar të rrëmbenin votën e elektoratit serb, mënyra e mirë e tyre ishin deklaratat kundër shqiptarëve dhe pretendimeve të tyre. Po për këtë arsye, kësaj radhe në listat e kandidatëve socialistë serbë, nuk figuronte as edhe një emër shqiptar. Dhe, në këtë aspekt, mund të thuhet se u thyen të gjitha rekordet e mëparshme. Ishte e vështirë të përcaktohej se cili nga tre kandidatët për presidentë ishte më ekstremisti. Ka shumë mundësi që edhe marrëveshja për arsimim e nënshkruar një vit më parë nga Millosheviçi dhe Rugova, me gjithë ngecjet e bëra nga perëndimi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, të jetë lënë në harresë nga autoritetet serbe vetëm për hir të votave serbe në Kosovë. Duke pasur parasysh angazhimin gjithnjë e më të madh të faktorit ndërkombëtar, sidomos të Shteteve të Bashkuara, mundet që kjo të jetë hera e fundit që shqiptarët e Kosovës përdorin armën e bojkotit. Nga fundi i vitit është parashikuar që këta të zhvillojnë zgjedhjet e tyre. Pikërisht, nga qëndrimi që do të mbajnë autoritetet serbe, po në radhë të parë bashkësia ndërkombëtare, mund të gjykohet fare mirë për qëndrimin që i është rezervuar Kosovës. Fakti që “dora e fortë”, Millosheviçi, tashmë, është president i Jugosllavisë Federale dhe sipas programeve tani kompetencat do të kalojnë nga republikat te federata, që në përfundim se për politikat në federatë, që qon në përfundimin se për politikat në federatë, që qon në përfundimin se për shqiptarët në Kosovë, nuk ka shumë rëndësi se kush do të ndodhet në krye të Serbisë. Ndoshta një Republikë e Kosovës në kuadrin e Jugosllavisë mund të ishte diçka më e përshtatshme për momentin. GAVROSH LEVONJA
Alimucaj: Gjygjet i fitoj unë
Vebi Alimuça në konferencën e djeshme për shtyp në Hotel Molla
Foto GENT SHKULLAKU
Vebi Alimuça në konferencën e djeshme për shtyp në Hotel Molla. Foto GENT SHKULLAKU
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, vendim unanim: Jashtë parlamentit deri në plotësimin e të gjitha kushteve
Bie genocidi për krerët komunistë
Tërheqje e papritur e Prokurorisë
Faqe 9
Sa armë u vodhën nga depot e ushtrisë
Për herë të parë listat e grabitjes
Faqe 8
Sot 13 deputetë do të dëshmojnë përpara drejtësisë
Procesi Mazreku rrëfehen 7 gardistë
Faqe 7