24/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 shtator 1997

Deklaratë bombë e kreut të qeverisë nga Hong-Kongu, alarm në Tiranë

Nano: Vefës i erdhi fundi

“Alimuça po mashtron shqiptarët”. Kreu i kompanisë reagon: “Dua të takohem me kryeministrin” — Faqe 2 “Alimuça po mashtron shqiptarët”. Kreu i kompanisë reagon: “Dua të takohem me kryeministrin” Faqe 2

“Brigadat blu” të shpëtimit

Kur dy ditë më parë, lideri i PD Berisha, do të deklaronte se nuk kërkon zgjedhje të parakohëshme, por duhet përmbysur “klika më gjakatare që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë”, shumëkush mbeti i habitur nga ky non sens. Pra ish Presidenti i vendit, sipas mënyrës së tij, brenda një fjalie të vetme bën dy deklarata të cilat kundërshtojnë njëra tjetrën. Hutimi momental që të sjell shija e deklarimeve “të forta” të Berishës, kalon kur kupton se çështja nuk qëndron tek përmbysja e pozitës,- duket se është pikërisht e kundërta,- por tek forcimi i pozicionit politik të PD e veçanërisht të Berishës në krye të saj. Që zgjedhjet e reja janë shumë larg horizontit, këtë e deklaroi menjëherë pas Berishës në mbledhjen e dy ditëve më parë të Këshillit Kombëtar të PD, Arbnori: “Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të bëjë zgjedhje çdo tre muaj në Shqipëri”, gjë që e kishte pohuar edhe vetë Berisha në konferencën për shtyp pas atentatit ndaj Hajdarit. Për këtë mund të ketë ndikuar deklarata e fuqishme e Departamentit amerikan të Shtetit dhe vizitat e disa diplomatëve perëndimorë në PD, duke përfshirë dhe zonjën Lino. Pra qëndrimi ndaj zgjedhjeve të parakohëshme i është imponuar opozitës së sotme, jo vetëm nga mungesa e një fryme kombëtare pro saj, por edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar. Por ç’kërkon të arrijë Berisha me demonstratat “non stop”, fillimisht nën pretekstin e grevës së urisë së Arbnorit dhe tashmë atë të krimit të rëndë të deputetit të PS, Mazreku? “Ngjarjet që shkaktuan këto protesta ndodhën pak para kohe”,- ka deklaruar Arbnori. Pra shkaku real i tyre nuk janë pikërisht këto ngjarje. Ish kreu i parlamentit tha se dy ngjarjet që po shfrytëzohen për të organizuar protesta, nuk mund të shkaktojnë zgjedhje të parakohëshme. Por megjithatë Berisha vazhdon të këmbëngulë me energjinë që zotëron, që protestat të vazhdojnë. Në një thirrje të dalë nga i ashtuquajturi “Shtabi Mbarëkombëtar Antikomunist Shqiptar”, thuhet se “më 1 Tetor, Dervishi i Madh ka paralajmëruar varrosjen e komunizmit”. “Origjinën e këtyre thirrjeve”, numri 2 i PS, Majko ia atribuon dje “ish presidentit shqiptar Sali Berisha”. Ndodhta është rastësi që në të njëjtën ditë me thirrjen, kompania VEFA ka deklaruar ngrirjen e ndarjes së parave, që ka shumë të ngjarë të mos realizohet se “mund të pengojë Qeveria Nano”. Nuk besohet që të jetë e vërtetë ajo që thotë Majko se në “Shqipëri po krijohen segmente të ashtuquajtura “brigada blu”. Kjo në rast se lideri i PS të njëh fundin e këtyre brigadave, dikur të quajtura “të kuqe”. Gjerat duket të jenë më të thjeshta se kaq. Berisha do të vazhdojë mitingjen në rrugë, krahas bojkottit të parlamentit. Për kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Ai e di mirë këtë, siç di edhe psehën reale që ai sot ka në politikën Shqiptare. Ky radikalizëm që Berisha kërkon, duket se do të vazhdojë deri në fund të muajit të ardhshëm. Më 20 tetor, Kuvendi Kombëtar i PD zgjedh Kryetarin e saj. Duke dashur të amortizojë humbjen tragjike të partisë së tij më 29 qershor, ai kërkon të fitojë fragilitet të partisë së tij më 29 qershor, ai kërkon të fitojë kapitalin e humbur politik. Zhurma që bëhet pas çdo dhjapi të pozitës, synon të shpëtojë nga penalizimi i përdorur së fundi, nëse asaj Berisha si përgjegjësi i katastrofës së fundit, liderin e saj Berisha si përgjegjësi i katastrofës së fundit, liderin e saj Berisha si përgjegjësi i katastrofës së fundit. Me zgjedhjen Kryetar i PD, kuaji fillimviti në Shqipëri. Me zgjedhjen Kryetar i PD, kuaji fillimviti në Shqipëri. Kjo lojë rethanë do të jetë thuajse e pamundur ndërmarrja e një veprimi të tillë ndaj Berishës, pasi të paktën ai do të kthehet në legjendë, si Nano. Kretë e dy poleve të sotme politike, i njohin mirë pasojat e këtyre lëvizjeve juridike. Sido t’ishte është e hapur Shqipëria dhe bota po mbajnë frymën pezull.

Majko: Berisha, terror anti PS

Pandeli Majko në konferencën e djeshme të koalicionit qeveritar. Foto GENT SHKULLAKU

Tiranë-Beograd akulli fillon të shkrijë

Milo takon homologun serb Faqe 3

Kapoj[a?] shqiptar arrestohet në Amerikë

Aksion i FBI kundër trafikut të drogës Kapoja shqiptar arrestohet në Amerikë Faqe 7

Kur ikën macja minjtë punojnë

Si drejton Fino në mungesë të Nanos Faqe 4