25/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 shtator 1997

Prokuroria - Hetimet për mitingjet, shpejt kërkesa mbërrin në Parlament

T’i hiqet imuniteti Sali Berishës

PD reagon: “Denoncimet janë të kota. Nuk na bëhet vonë fare” (Faqe 2) PD reagon: “Denoncimet janë të kota. Nuk na bëhet vonë fare” Faqe 2

KE, vëzhgim në të shkuarën

Në KE janë mërzitur me karriket bosh të Parlamentit shqiptar. Një rezolutë e miratuar dje në debatin e Asamblesë Parlamentare për Shqipërinë, i kërkoi PD që të ndërpresë precedentën e nisur nga socialistët një vit më parë, kur bojkatuan për muaj me radhë parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Pa u futur në lëmshin shqiptar, në Strasburg kërkojnë që demokratët të rizënë vendet e tyre në Kuvendin Popullor. Një mesazh i qartë për një klasë politike aspak të qartë në veprimet e saj. Duhet të ketë shkaktuar jo pak zhgënjim në PD kërkesa e fundit e Këshillit të Evropës, institucionit të parapëlqyer nga të gjithë ata që mbajnë në duar frenat e partisë. Berisha dhe Arbnori kanë mundur të kuptojnë me këtë rast se në KE mendojnë si në OSBE apo BE, kur bëhet fjalë për t’i tërhequr veshin politikanëve inatçorë shqiptarë. Por mesazhi i rezo- rezolutës së djeshme nuk i le jashtë fitimtarët e qershorit. Nëse opozita “duhet të tregohet konstruktive”, pozita, sipas KE, “duhet të sillet mirë me opozitën”. Nga rasti Hajdari tek liria e shtypit dhe parametrat e demokracisë, paragrafët e rezolutës përvijojnë atë që duhet të jetë rruga për t’u ndjekur nga koalicioni i majtë në pushtet. Rezoluta e djeshme e Këshillit të Evropës është pozicionimi i parë zyrtar i këtij institucioni të rëndësishëm europian, qëkurse qeveria Nano mori votbesimin. Bazuar në raportimet e Katrin Lalumier dhe Rene Van der Linden, dokumenti i djeshëm shpreh mbështetjen për normalizimin e situatës në Shqipëri. Në këtë aspekt, duket se rendi është elementi më delikat sipas Asamblesë Parlamentare të KE. Në rezolutë flitet për “zhdukjen e bandave kriminale”, një sinjal inkurajues për më shumë forcë nga policia shqiptare dhe organet e specialuara të antikrimit. Por në KE nuk e kanë harruar se Shqipëria ka nevojë për ndihma të shumta dhe të shpejta. Prandaj edhe rezoluta inkurajon vazhdimin e asistencës, bazuar edhe në rezultatet e konferencës së Romës. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës që nga qershori i vitit 1995. Si i tillë, vendi ynë ka marrë përsipër edhe detyrimet përkatëse që lidhen me pozitën e tij në këtë organizëm. Ditën që nënshkroi dokumentin e hyrjes në KE, Pjetër Arbnori, atëherë kryetar i Parlamentit, firmosi mbi një letër ku ishin radhitur disa kushte që nuk u plotësuan kurrë. Kushtetuta, liria e shtypit, respektimi i minoriteteve dhe heqja e dënimit me vdekje- këto kanë qenë disa nga pikat që iu vunë vendit tonë në këmbim të anëtarësimit në KE. Tani, kur PD ka humbur dhe në skenë janë ngjitur forca të reja politike, Shqipëria duhet t’i japë fund figurës së keqe që ka bërë gjatë këtyre viteve. Po, për hir të përmirësimit të një imazhi që aktualisht është më i dëmtuar se kurrë. Në këtë kontekst, para se të fillonin lojën aspak të ndershme të leximit të grafit të deklarimeve të institucioneve ndërkombëtare, politikanët shqiptarët do të bënin një figurë shumë më të mirë po të tregonin më modestë para këshillave të përsëritura për heshtjen me radhë nga Perëndimi. Duhet të bëjnë më fund një “rikthim në të shkuarën”, sa herë që flitet për këtë “rikthim në të shkuarën”, sa herë që flitet për Shqipërinë dhe qeverinë e saj.

Kryes­h­ikasi i Vlorës vritet në Greqi

Porti i Shëngjinit-porta e Veriut të Shqipërisë

31 deputetë kërkojnë urgjent një plan konkret për investime në këtë port Këto ditë, me iniciativën e deputetit të Lezhës, Nikollë Lesi, 31 deputetë kanë firmosur një kërkesë drejtuar ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, z. Gaqo Apostoli, ku kërkohet nga qeveria, në mënyrë urgjente, të planifikojë investime në portin e Shëngjinit, si i vetmi port në Veri të Shqipërisë, nga ku fitojnë ekonomikisht të gjitha rrethet e Veriut. Deputetët, të cilët janë të PS, PD, PSD, PLL, PDK, PAD, kërkojnë që të jepet një përgjigje e saktë, pasi rigjallërimi dhe zgjerimi i këtij porti në Veri të vendit, do të krijojë mundësitë që investitorët e huaj të zbarkojnë edhe në drejtim të veriut dhe jo vetëm në Tiranë apo në disa rrethe të afërta me kryeqytetin. Nëse nuk jepet një përgjigje e saktë nga ministri Apostoli, atëherë deputetët kanë vendosur që të thërrasin në interpelancë kryeministrin Fatos Nano.

Vlorë, funerali i Artur Rustemit pak ditë para sulmit mbi godinën e SHIK-ut

FRESH-PS thellohet hendeku

Eurosocialistët: Nano kundër nesh Faqe 3