26/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 shtator 1997

Berisha, gati procesi i marsit

Skënder Gjinushi: “Për vrasjen e 9 përmetarëve, nuk mund të ketë alibi” Faqe 2

Zyrtarët e lartë në mëshirë të fatit

Lajmi i vrasjes misterioze të një zyrtari të lartë lokal të SHIK-ut, tronditi dje pothuaj gjithë shtypin e Tiranës. Ngjarja, pa detajet dhe rrethanat e nevojshme për një gjykim më të plotë, pati si zakonisht komente kontradiktore. Fakti që viktima përbënte një ndër njerëzit kyç për zbërthimin e enig-mës së revoltës së Vlorës le mundësinë të dyshosh se vrasja ka motive serioze. Agolli qe ndër të vetmit persona që mund të dëshmonte për fillimet e revoltës, për organizatorët e saj, për praninë në qytet të disa prej elementëve keqbërës, mbërritur papritur në mesin e muajit shkurt, ashtu siç mund të dëshmonte për urdhrat që ka marrë nga qendra, për planet shtetërore të shtypjes së revoltës dhe metodat që ai është urdhëruar të përdorte për këtë. Por ndërsa vrasja e papritur ja ka mbullur gojën përgjithnjë, duke e mbushur me pikëllim familjen, pakush ka shkruar publikisht pyetjen: a është e lejueshme që një zyrtar i lartë, për më tepër drejtues institucionesh delikate, të largohet nga vendi dhe të jetojë si emigrant në një vend tjetër? Ose, cili është në të vërtetë statusi i një nëpunësi të tillë, dhe ç’rregulla duhet të zbatojë ky pas përfundimit të mandatit? Qënia zyrtar i lartë, është në shumë raste një obligim që i kalon kufijtë kohorë të mandatit. Një person i cili ka qenë për disa vjet President, Kryeministër, Ministër i Mbrojtjes, i Brendshëm, i Jashtëm, Shef i shërbimeve sekrete, apo diçka e tillë, është i detyruar ta kalojë gjithë pjesën tjetër të jetës së tij civile nën kujdesin e shtetit dhe të zbatojë disa rregulla të tij. Shembulli i SHBA, që shpenzon 15 milion USD në vit, për ruajtjen e grave të ish Presidentëve dhe një shifër 13 herë më të madhe për ruajtjen e ish zyrtarëve të rëndësisë së veçantë nuk është një rast pa vlerë. Aktualisht Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, ku ish personalitete që kanë pasur në dorë jetën politike, ushtarake apo diplomatike të vendit, pas largimit nga detyra nuk kanë më asnjë obligim. Mjafton të përmendet se ish presidenti Alia, ish Ministri i Mbrojtjes Mustafaj, ish shefat e shërbimeve sekrete të viteve të dikurta, ish shefi i SHIK-ut, Gazidede, ish ZV. Ministri i Brendshëm Shehu, ish Komandanti i Gardës Xhaferri etj., janë larguar nga vendi, pa lënë asnjë adresë. Për më tepër, disa prej tyre mund të shfaqen në çdo moment në ekranin e një TV të huaj, ashtu siç ndodhi më Kico Mustaqin në mars, ku nga fabrika ndodhi më Kico Mustaqin në mars, ku nga fabrika e këpucëve ku punonte si roje nate, befason grekët e intervistat e tij mbi ushtarin shqiptar dhe potencialin e saj. Ky handikap që po shqetëson jetën politike shqiptare që prej 1912, duhet të marrë fund. Sepse qytetare dhe për politikën që marrin një forcë politike merr shteti nuk fillon duken që një forcë politike merr mandatin dhe as mbaron kur ajo e lë atë.

Foto A.BABANI

Me 2 Tetor Xhorxh Soros në Tiranë

Multimiliarderi Xhorxh Soros do të vijë në Tiranë më 2 Tetor i ftuar nga presidenti i Republikës Rexhep Meidani dhe kryeministri Nano. Soros është një nga donatorët më të mëdhenj të kulturës shqiptare të kohës së pluralizmit. Fondacioni i tij në Tiranë ka dhënë miliona dollarë për kulturën, shkencën e arsimin shqiptar. Njëkohësisht ai ka qenë edhe me i sulmuari nga një pjesë e shtypit shqiptar që është nën ndikimin e ish-presidentit Berisha. A.GJ.

Me 9 Nëntor: Ardit Gjebrea dhe “Projekt Jon”

Me 9 Nëntor në pallatin e Kongreseve grupi “Projekt Jon” prezanton albumin e tij të re rilinduar në një nga studiot më të njohura italiane. Në ora 21.00 të datës 9 nëntor, drejtëpërdrejt në radio dhe TV shqiptar do të ndiqni koncertin e këtij grupi. Producenti Gazibo, optimist shprehet: “Ky nuk është thjesht album, por një film”. Redaksia e gazetës “Koha Jonë” ka prenotuar 150 bileta falas për lexuesit e saj, të cilat do të jepen sipas një lotarie, që do të shpallet në gazetë javën e ardhshme.

Ish Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk ka ushtruar kompetencat

Ministri Malaj flet pas kthimit nga Hong-Kongu Ne e lamë Vefën të vidhtë F 3 Pas rezolutës së KE për kthim në parlament T.Shehu: Kërkesa është e drejtë F 5 Pjetër Arbnori tregon pas grevës së urisë Kompetencat Berishës, ne ja dhamë vetë F 4 Vazhdon ndalimi i protestuesve, PD reagon Shërbimet Sekrete: Mitингjet me pagesë F 6 Dje, varrimi i emigrantit të sekreteve të Vlorës Dyshime për vrasjen, gruaja në spital F 13 Shpërndahen fotot e vajzave në komisariate Kthimi i prostitutave, alarm në polici F 11 Në gjykatë Ramizi, Çelo, Mino. Vazhdon procesi Alia Rrëzohet genocidi për të dënuarit me vdekje