Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 8 Tetor 1997

Nano: Fitova sfidën e parë

Vendosja e rendit, rritja e TVSH, transparenca e fajdeve - Qeveria zbaton tre kushtet FMN jep 11 milion dollarë, hapet drita jeshile për Brukselin. Kryeministri: Tani, reforma agresive Faqe 3 Dje kryeministri Fatos Nano duke nënshkruar “Marrëveshjen e Angazhimit” Foto REUTERS
Fatos Nano Bruksel

Çanaku i dumbabistëve

Nga Kiço Blushi Dumbabistët e humbën davanë në Shqipëri, pra ata nuk kanë më as pushtet, as parti, as mandate dhe as kredibilitet moral. Thuajse asnjë gazetë, e ç'do ngjyre qoftë, nuk i boton më shkrarraskrimet e tyre diarretike, pasi emrat e dumbabistëve i diskreditojnë (i ndyjnë) gazetat para opinionit publik. Sidoqoftë, tashmë është më se e qartë se ata e kryen misionin e tyre: arritën të mbjellin farën e përçarjes krahinore, fetare e kombëtare. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk kanë fryrë në mënyrë kaq pështirëane paloide dumbabiste, sipas të cilave del fajtor dhe Skënderbeu se ishte kristian dhe se bëri luftën me Turqinë (pra, që këtu nis e keqja jonë historike) dhe se ata që nuk e myslimanizuan, d.m.th. ata që sot janë kristianë, ortodoksë e katolikë, na qenkan vetvetiu antishqiptarë: vllehë, grekë, serbë, frankofilë, filoitalianë, proamerikanë etj. Për çdo shqiptar të arsyeshëm, qoftë edhe pa arsim e pa dije për historinë e Shqipërisë, është më se e qartë se këto paloide dumbabiste janë broçkulla. Dhe se kush i mbjell këto ide tashmë dihet, pra unë e quaj fyese po të përmend emrat e tyre, por dua të shtroj një pyetje fare të thjeshtë: Kush i financon këta njerëz? A janë bërë financime direkte apo indirekte, të hapura e të fshehta nga fondacione fondamentaliste jashtë Shqipërisë duke hyrë këtu në emër të sekteve fetare? A njihet veprimtaria e tyre dhe ç'përgjegjësi merr shteti shqiptar po qe se Shqipëria një ditë identifikohet si aeroport për terroristët islamikë? E them këto jo sepse këta dumbabistë botojnë libra dhe se (unë të paktën kaq gjë e di) botimi i librit e sidomos i një gazete që nuk shitet kërkon financime jo të vogla, por sepse para disa viteve në televizionin jugosllav, një deputet serb ka shtruar gjatë transmetimit direkt të parlamentit këtë pyetje të çuditshme: Ku shkuan milionat e dollarëve që qeveria jugosllave ka dhënë për destabilizimin e Shqipërisë? Dhe transmetimi direkt u ndërpre... Përse u ndërpre? Pse? Kjo përgjigje nuk është aq e vështirë të jepet, e vështirë është kjo pyetje: Pra, ku shkuan, kush i mori dhe përse janë futur në Shqipëri këto miliona dollarë? Askush nuk ka dhënë përgjigje për këtë pyetje e cila mund të zgjidhë shumë enigma që duken se lidhen jo vetëm me Shkodrën, por me shumë ngjarje e persona që sot na shtiren si nacionalistë (d.m.th. dumbabistë). Një ditë kjo gjë do të sqarohet, por kam frikë (Vijon në faqen 4)
Kiço Blushi Skënderbeu Shqipëri Turqi Shkodër

VEFA bllokon aktivitetin

Vehbi Alimuçaj: Më kanë grabitur llogaritë bankare Kompania pezullon shpërndarjen e kapitaleve dhe të gjithë veprimtarinë tjetër financiare Dje janë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet financiare të Kompanisë VEFA me kreditorët dhe punonjësit e saj me një urdhër të dhënë nga vetë Vehbi Alimuçaj. Ndërkohë vazhdojnë të acarohen marrëdhëniet me ministrin e Financave. F 11
Vehbi Alimuçaj

Përmbledhje titujsh

Sekretarët e partive: Ministra tërhiqni emërimet Koalicioni qeveritar, thellohet kriza F 4 Përfundojnë aktivitet e PD në rrethet e veriut Kuvendi: Mungojnë delegatët e Jugut F 5 Dje mbledhje e grupit parlamentar socialist Deputetët e PS akuza për qeverinë F 4 Zgjërohen grevat e punëtorëve kundër qeverisë Pas Memaliajt dhe Porti i Durrësit F 10 Tragjedia e Otrantos, angazhohet qeveria shqiptare Nxjerrja e kufomave, ditë zie kombëtare F 13 Superoperacion i forcave të rendit të Italisë Arrestohen 82 banditë shqiptarë F 2 RIFILLON Sezoni i ri i TELEBINGO Lexo në faqen 7
Memaliaj Porti i Durrësit Otranto Itali Jugu