Nano: Brojka më fal!
Akt i rrallë për politikën shqiptare - Kryeministri, paqe me kryebashkiakun e Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës: Është një akt qytetarie
Faqe 3
Bashkia e Tiranës kërcënohet me bombë
Alarm i nëpunësve lokalë të kryeqytetit
F 2
Kontrabanda, zjarr kundër policisë
Sarandë, trafikantët kalojnë një anije me cigare
F 15
PD, absurdi i fraksionit
Zhvillimet e fundit në PD kanë nxjerrë edhe një herë në rend të ditës problemin e ekzistencës së fraksioneve në gjirin e partisë.
Duke u nisur nga fakti që fraksioni është shenjë emancipimi dhe tregon se në parti ka demokraci të brendshme, një pjesë e mirë e drejtuesve të partisë duke përfshirë edhe bashkëpunëtorë me besnikë të liderit Berisha, si Arbnori, Shehu, Vejsiu e ndonjë tjetër, janë shprehur pa ekuivoke në favor të bashkëjetesës në parti të grupeve me individë që “mendojnë ndryshe”, duke mos përfillur kështu faktin që udhëheqësi i padiskutueshëm i PD nuk pajtohet me ide dhe qëndrime të tilla. Po kohët e fundit, kur përgatitjet për kuvendin e ardhshëm të PD janë në fazën përfundimtare, flamurin e fraksionit po e valëvisin më së shumti përkrahësit e “Lëvizjes Reformiste” si dhe pjesa më e madhe e degëve të PD në jug të vendit. Është pikërisht kjo pjesë e kësaj partie që shikon tek ekzistenca e fraksioneve në parti njërin nga mjetet më të efektshëm për të futur një frymë demokratike, duke e çliruar PD nga vargonjtë e autoritarizmit të Berishës. Jo më kot, pjerin nga protagonistët e “Lëvizjes Reformiste” shprehej se: “ne kërkojmë të ndërtojmë një parti demokratike me ose pa Berishën”.
Duke u nisur nga prononcime të tilla po edhe nga aktiviteti i deritanishëm i “reformistëve”, të krijohet përshtypja se ndryshe nga “planprishësit” e tjerë, këta kanë vendosur të mos largohen nga gjiri i partisë. Megjithatë, fakti që këta po shprehen të gatshëm për të zhvilluar një kongres tjetër, kjo nuk paralajmëron gjë tjetër veç divorcit përfundimtar me PD dhe krijimin përsëri të një partie të re. Diçka e ngjashme ndodhi me partinë “Lëvizja e Legalitetit” pak vite më parë apo me “Prosperitetin Demokratik” të shqiptarëve të Maqedonisë.
Kjo është njëra anë e paradoksit. Ana tjetër është këmbëngulja e Berishës për të kundërshtuar ekzistencën e “dy vijave” në parti. Një qëndrim i tillë është i pashpjegueshëm po të kihet parasysh fakti se në kohën që në radhë e “Lëvizjes Reformiste” nuk ka asnjë figurë “me peshë”, duke përjashtuar të mërguarin Selami, asnjë nga emrat e shquar të PD, nuk preferon të dalë në duel me Berishën. Konkretisht të gjithë këta, janë shprehur kategorikisht se nuk do të jenë kandidatura alternative kundër Berishës. Në të dy këto raste del në pah paaftësia e rrymave të ndryshme në një parti për të bashkëjetuar. Kuptohet se aq më e vështirë është bashkëjetesa ndërmjet forcave politike të ndryshme.
G.LEVONJA
Albert Brojka, Kryetari demokrat i Bashkisë së Tiranës
Foto A.BABANI
Albert Brojka, Kryetari demokrat i Bashkisë së Tiranës. Foto A.BABANI
“Olimpik” - aventura e vdekjes
Dje udhëtim i frikshëm, nga ishujt grekë në malet shqiptare
Difekt i avionit në linjën Athinë- Selanik- Tiranë. Shpëton për mrekulli jeta e dhjetra pasagjerëve
Difekt i avionit në linjën Athinë- Selanik- Tiranë.
Shpëton për mrekulli jeta e dhjetra pasagjerëve
Nga NIKOLLË LESI
TIRANE - Historitë rrëqethëse të avionëve të rrëzuar e të mbuluar më pas nga mistere pafund, i kemi parë nëpër filma apo kronika televizive. Dhe në ç’do rast është folur për të vdekur, pra për jetë njerëzish, dikë të humbur, dikë të sakatuar e të përvëluar nga flakët e avionit. Megjithatë te përjetosh vetë pragvdekjen është një tmerr krejt ndryshe.
F 2
Pranga për bandën e drogës
Sulm i policisë kundër trafikut ilegal në Jug
F 13
Ndalohen policët e mitingjeve të PD
Kishin hequr uniformat dhe ishin bashkuar me Berishën
F 6
Asgjë s’do ndryshojë në politikën italiane
Prodi takon Meidanin, Nano i telefonon nga Tirana
F 3
Sot zgjidhet kryetari i ri i PD për Tiranën
Berisha përgatit aktivin e kryeqytetit
F 5
RIFILLON Sezoni i ri i TELEBINGO
RIFILLON
Sezoni i ri i
TELEBINGO
Lexo në faqen 7