Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Diel 12 Tetor 1997

Nano po tradhëton PS

Letër e hapur e deputetit SERVET PËLLUMBI drejtuar krerëve të lartë socialistë Lideri socialist po e çon partinë djathtas. Reforma e tij mund të sjellë përçarje Letër e hapur e deputetit SERVET PËLLUMBI drejtuar krerëve të lartë socialistë Nano po tradhëton PS Lideri socialist po e çon partinë djathtas. Reforma e tij mund të sjellë përçarje Faqe 4-5
Kahn Fatos Nano

E majta jemi ne

NGA Andi Bushati Ish numri dy i PS, Servet Pëllumbi, ka kritikuar sot në një letër të hapur, drejtuar Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, tentativat e Fatos Nanos për çuarjen e PS drejt qendrës së djathtë. Letra e njeriut simbol të antimoncionit, u bën thirrje ish kolegëve të tij që të reflektojnë lidhur me dy propozimet të Fatos Nanos. Së pari atij që e parashesh procesin e reformimit si një zhvendosje të PS drejt qendrës dhe së dyti deklaratës së blb[?]a politike e veprimtarisë së partisë, është programi i qeverisë që është i qendrës së djathtë. Pëllumbi kundërsulmon prerë: Jo dhe Jo. Sipas njeriut të antimoncionit tri janë argumentat që nuk mund t’i lejojnë PS një gjë të tillë. Së pari krijimi i ahmendjeve se fitorja e PS si parti e majtë ka qënë aksidentale. Së dyti se nëse PS do të shkonte drejt qendrës së djathtë atëherë nuk mund të flitej për reformim mbi bazën e vetë karakteristikës. E së treti Pëllumbi pretendon se është absurde që kur populli varfërohet e shkon majtas, liderët të zhvendosen djathtas. Por debati që kërkon të hapë ish nënkryetari i PS, në prag të Konferencës Kombëtare, që pritet të zhvillohet në fund të nëntorit, nuk ka qëllim vetëm të iniciojë një polemikë ideologjike në rradhët e Partisë së mazhorancës. Më shumë se nga nevoja për të parë se ç’vend do të zërë PS në spektrin politik shqiptar, ai motivohet nga interesa më praktike. Dje sht Pëllumbi bashkë me të gjithë njerëzit e tjerë dolën të humbur nga beteja me Nanon pas Mocionit të këtij të fundit. Por megjithë influencën dhe simpatitë që gëzonin brenda partisë, ata arritën të bindnin vetëm pak simpatizantë lidhur me akuzat se PS po bëhej partia e një njeriu të vetëm. Tani gjërat kanë ndryshuar. Krahas kryesimit të partisë, Nano dhe klani i tij kanë marrë mbi vete edhe përgjegjësitë e qeverisjes. Dhe ky është pikërisht momenti kur grupi rreth Servet Pëllumbit duhet të krijojë platformën e tij për të kundërshtuar rivalët e vjetër. Duke u përpjekur të mos lejojë shkëputjen e programit të PS drejt qendrës së djathtë (pra drejt unifikimit me atë të qeverisë), profesori kërkon të hedhë bazën e një opozence brenda partisë. Gjatë kësaj kohe qeveria do të jetë e detyruar me hir apo pahir të marrë shumë masa shtrënguese që do të prekin edhe elektoratin e PS. Ngritja e TVSH, shtrëngimi i disa klasave, rritja e çmimeve janë masa që do të krijojnë pakënaqësi dhe tek ata që votës ju[?] tyre i dhanë ngjyrën rozë. E në një të ardhme jo të largët kjo pakënaqësi do të kanalizohet tek ata, që të parët e ngritën zërin ndaj reformave djathtase të qeverisë. Tek ata që kundërshtuan thirrjet e Nanos: “Vëllezër, angazhohuni për reformat standardi[?]”. Me kundërshtimin që po i bëhet orientimit djathtas të PS, Pëllumbi dhe të tjerë synojnë të marrin sot, elektoratin që Nano do të humbasë nesër, duke shpresuar se një ditë, të zhgënjyer nga ashpërsia e reformës, mund t’u thonë: E majta jemi ne.
Andi Bushati Kahn Fatos Nano Shqipëri

Reformistët: Berisha, agjent i Sigurimit

Akuza të rënda: Lideri PD të paraqesë dokumentin e pastërtisë Sali firmos: Nuk kam qënë agjent i shërbimeve sekrete lindore. Neni 2 i Statutit të PD nuk lejon ish agjentët e Sigurimit të Shtetit në parti Ndërkohë që Berisha bëri përgatitjet për të siguruar kuvendin, grupimi më i ri i fraksionistëve brenda partisë, ka deklaruar se nuk do të njohë punimet e këtij kuvendi. “Fenomeni Berisha” nuk ka më të ardhme. “Një ndër anëtarët e “Lëvizjes për Reformim” Arben Meçe pas aktivit të Tiranës, akuzon Berishën që është dhe kandidati kryesor për postin e kryetarit të partisë, si bashkëpunëtor në ish-sigurimin e shtetit. F 3
Arben Meçe Sali Tiranë

Njoftime të faqes së parë

Abuzoi në një karakatinë, është 15 vjeç Pedofilia, përdhunohet fëmija 6 vjeçar F 2 Shpëton jeta e familjarëve. Ka hetuar krime të rënda Sulm në mesnatë banesës së prokurorit F 6 Ceka: Në vend të bandave organizim i sofistikuar Krimi sulmon tregtarët e mëdhenj F 7 Nënshkruhet pakti social Sindikatë - Qeveri Shqipëria katër muaj pa greva F 9 Specialët arrestojnë dhjetra persona të kërkuar nga policia “Brisku” ngjitet në veri të vendit F 19
Sali Shqipëri Veri i Vendit

Sot: KOHA JONË me 32 faqe

Sot: KOHA JONË me 32 faqe ÇMIMI 50 LEKË RIFILLON Sezon i ri i TELEBINGO Lexo në faqen 7