Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 17 Tetor 1997

Nano, botës: Dua 1.6 miliard USD

Sot në Romë pritet aprovimi politik për qeverinë shqiptare Kërkohet garancia për administrimin e ndihmës: Nuk do shpërdorojmë si qeveritë e mëparshme Faqe 3
Nano Romë Shqiptare

Arbnori, shansi i fundit i PD-së?

Duke gjykuar nga zhvillimet e deritanishme në PD duket se zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD-së ishte mëse e sigurtë dhe vetë kuvendi, i cili do të zhvillohet së shpejti, do të ishte thjesht një formalitet. Deri dje, madje dhe në momente të fundit të mbledhjes së djeshme të këshillit kombëtar të partisë nuk dukej në horizont ndonjë kandidaturë e cila ta vinte në mendime Berishën. Por, në mënyrë të papritur, nga fundi i mbledhjes propozohet kandidatura e ish-kryetarit të parlamentit, “Mandelës së Evropës”, Pjetër Arbnori. Me të vërtetë, ndër eksponentët e tanishëm të PD-së, kandidatura e këtij është ajo që mund të rrezikojë seriozisht Berishën. Pa përmendur të kaluarën, vetëm pak kohë më parë, Arbnori u kthye në një simbol me grevën e tij të suksesshme duke u imponuar me amendamentin “Arbnori”. Nuk përjashtohet mundësia që zoti Arbnori të jetë në rolin e një kandidati kukull në spektaklin e kurorëzimit të Berishës në fronin e asajçka ka mbetur nga PD-ja e dikurshme. Po, ish-kryeparlamentari, i cili ka sakrifikuar ndoshta më shumë nga ç'duhet për PD-në dhe Berishën gjatë këtyre viteve, vështirë se do të pranonte të vinte në lojë 28 vitet e burgut komunist për një ish-sekretar të PPSH-së, tashmë në prag të falimentit politik. Por më shumë se kjo, serioziteti i kandidaturës së tij përforcohet nga qëndrimet e kohëve të fundit të “Mandelës”, sidomos pas grevës së tij të urisë, qëndrime këto që nuk kanë qenë në unison me ato të “hyjshit”. Njeriu që tentoi pluralizmin në regjimin e E. Hoxhës ndryshe nga Berisha, nuk mund të pajtohej me një parti pa fraksione në një sistem demokratik, duke mos nguruar të evidentonte pozitivisht eksperiencën e socialistëve, gjë që e ripërsëriti edhe në mbledhjen e djeshme. Gjithashtu, ndryshe nga Berisha i cili është angazhuar me të gjitha forcat për ta kthyer partinë në një “parti të protestës”, Arbnori, dje tregoi se preferonte parlamentin si vend të zhvillimit të politikës. Nga ana tjetër, ky, i ndërgjegjshëm për faktin se me Berishën në krye PD do të vazhdojë rrokullisjen në humnerë, ndoshta ka vendosur të shpejtojë partinë, me të cilën realizoi aspiratat e tij për demokraci. Me sa lehtë, duke pasur në krye një figurë si Arbnori, PD ka shumë shanse të lërë të pranueshme për një aleancë me të djathtën, pa të cilën pushteti i të majtëve nga pushteti as mund të mendohet. Me Arbnorin në krye, PD-së me siguri do t'i rikthehen dhe miqtë e huaj, të zbythur nga Berisha. Pas mbledhjes së djeshme, udhëtimi i radhës të liderit të PD-së për në Romë, mund të mbledhë dhe një interpretim tjetër. Me kërkesë për t'u parë sy më sy e paraqitur publikut, Berisha nuk ka dashur të mungojë në mbledhjen e djeshme të këshillit kombëtar, ndoshta pasi mund të ketë nuhatur diçka rreth kandidaturës “Arbnori”. GAVROSH LEVONJA
Pjetër Arbnori Sali Berisha E. Hoxhës Gavrosh Levonja Romë Europë

Qeveria: VEFA ka pastruar para

Akuza të rënda për Alimuçaj: “Padi në Kushtetuese” “Kompania VEFA ka pastruar para të pista dhe për këtë veprim BTSH e ka akuzuar në Gjykatën Kushtetuese. Drejtori i Bankës: “Nuk di gjë” Qeveria lëshon akuza të rënda ndaj kompanisë VEFA, duke e akuzuar për pastrim parash. Sipas ATSH, “Kompania “VEFA” ka pastruar para të pista, dhe për këtë veprim Banka Tregtare Shqiptare ka akuzuar në Gjykatën Kushtetuese. Lajmin e dha të enjten zëdhënësi i Qeverisë shqiptare, e cila ka hedhur në gjyq kompaninë e Vehbi Alimuçajt”. F 11
Vehbi Alimuçaj Beqiri

ME 9 NËNTOR Koncerti i “Projekt Jon”

ME 9 NËNTOR Koncerti i “Projekt Jon” Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE 18
Ardit Gjebrea