“PD bën politika arnimesh”
“Nano nuk jeton as 6 muaj! E kanë gabim. Ai rendin do ta vendosë dhe taksat do t’i mbledhë” Faqe 4-5
“Nano nuk jeton as 6 muaj! E kanë gabim. Ai rendin do ta vendosë dhe taksat do t’i mbledhë”
Faqe 4-5
Sakrifica fundit e Arbnorit
28 vitet e tij të burgut, mbi të cilat kanë spekuluar Berisha dhe të përkëdhelurit e tij të komunizmit, tashmë “Mandela i Evropës” i ka vënë në lojë për të shpëtuar partinë.
Kur u mësua për kandidaturën e zotit Arbnori duke iu kundërvënë asaj të Berishës për postin e kryetarit të PD-së, pati dhe dyshime rreth seriozitetit të një hapi të tillë të Arbnorit. Por duke u njohur me përmbajtjen e fjalës së tij në Këshillin kombëtar arrin në përfundimin se kandidatura e tij është një sakrificë “in extremis” për të shpëtuar partinë nga rrokullisja e vazhdueshme, e cila ndoshta ka filluar që me ardhjen në pushtet të saj. Pa dyshim kjo rrokullisje ka qenë shkaku që “Mandela” ka folur më hapur se kurrë, duke evidentuar me sinqeritetin e tij karakteristik të gjitha sëmundjet që shtrinë PD-në në shtratin e lëngimit. Këto fillojnë që me nepotizmin, për qendërimet e gabuar kundër pronës dhe ish-të përndjekurve dhe të djathtëve në përgjithësi, për paaftësinë apo mungesën e dëshirës për ta bërë vendin me kushtetutë, për paaftësinë për të qeverisur, që gu hap rrrugën ish-komunistëve për të ardhur në pushtet. Duke pasur parasysh mënyrën e drejtimit të PD-së, ku Berisha, sundon me dorë të hekurt, kritikat e Arbnorit i adresohen më shumë këtij. Pikërisht duke pasur parasysh një mënyrë të tillë funksionimi të partisë, ai është i ndërgjegjshëm se në PD nuk ka për të ndryshuar asgjë pa u larguar nga kreu i saj, ish-sekretari komunist Sali Berisha. Vetë censurimi i fjalës së Arbnorit duke mos i dhënë fare hapësirë në faqet e shtypit të PD-së, flet aq qartë për këtë sa nuk ka ku të shkojë. Fakti që Arbnori vendosi të flasë pikërisht në këtë moment, nga ana tjetër, tregon për luftën e zhvilluar brenda tij për të zgjedhur ndërmjet bashkëluftëtarit të tij, Berisha dhe partisë për të cilën ka investuar shumë më tepër se disa të tjerë. E vërteta është se ish-kryeparlamentari atë që morri në pah në fjalën e tij të fundit, e mundonin prej kohësh dhe ishte pikërisht dëshira për të ruajtur partinë, pasi duke vënë në akuzë Berishën, do të lekundëshim imunitetin dhe prestigjin e saj. Ndoshta për këtë vonesë ai ndjen edhe një farë pendimi, pasi po të kishte folur me kohë për këtë nuk do të kishin arritur deri këtu.
Njeriu, që me 28 vite e tij në ferrin e burgut komunist, kontribuoi që PD të fitonte në botë besueshmërinë e të qenit opozatë serioze, tashmë i ndërgjegjshëm se në ndeshjen e tij me Berishën të i ndëshjehet në pozita të barabarta, jo pa qëllim ai ka nuk është në pozitë të barabartë. Jo pa qëllim ai ka ngritur zërin që “procesi zgjedhor për postin e kryetarit të jetë i rregullt”. Po, në qoftë se militantët e PD-së, dëshirojnë një rilindim në pushtet, duhet ta kenë të qartë se Berishën kjo do jetë një ëndërr e tejzgjatur. Sa kohë të jetë ky mbi krye të PD-së, Nano dhe njerëzit e tij nuk do të ndjehen asnjëherë të kërcënuar. Por dalja e Arbnorit në krye të PD-së, do të thotë që rreth kësaj të grumbullohen të gjithë akrelet e edikuara, që PD-së t’i shpëtojnë dyert e kancelarëve perëndimorë dhe në fund të fundit, nuk do të vonojë një ndërrim i kësaj qeverie të djathtë, shoqëruar që Shqipëria të ketë një qeveri të djathtë, të jenë shumë më të mëdha.
GAVROSH LEVONJA
Ish kryetari i parlamentit Pjetër Arbnori, nëse përballë Berishës për fronin e PD
Pagat, policët refuzojnë borderotë
Nuk pranojnë të marrin rrogat e ulura
Rikthehet rebelimi në uniformat blu. Die të gjithë policët e Komisariatit Nr.3 të Tiranës nuk kanë pranuar të firmosin në bordero pagën 4500 lekëshe
Përsëri në ditën e tyre të rrogës “ushatarët e panjohur” kanë protestuar duke mos tërhequr nga borderoja asnjë qindarkë. Policët e komisariatit numër 3 sapo u është servirur 4 mijë e pesëqind lekë për përmbëdhjetë ditëshin që kaloi kanë mbyllur sytë. Nuk e kanë lënë punën, por askush se mori mundimin të firmosë në bordero. Ky nuk është i vetmi rast i mostrimajtimit me bujar i buxhetorëve.
F 10
Flet sekretari i Përgjithshëm i PS, Majko
Berisha po e kthen PD në HAMAS
F 6
Sot trupat pa jetë dalin nga thellësia e Otrantos
Viktimat e Kanalit rikthehen në tokë
F 15
Vullnetarët e Enverit, 300 celula komunistësh në Qytet
Elbasani përmbytet nga lotot e diktatorit
F 6
Rizgjohen krismat, policia nxjerr autob lindat në rrugë
Tiranë, në periferi kthehen netët e marsit
F 2
Ish Kryetari i Parlamentit PJETER ARBNORI bën autopsinë e humbjes së PD. “RD” nuk e boton fjalimin e tij