Mafia shqiptare mund italianen
Në Tiranë prokurori i Antimafias Italiane Vignia: “Mafia juaj e lidhur me atë turke e italiane”
“Në disa rajone të Italisë mafiozët shqiptarë kontrollojnë trafikun e drogës, makinave dhe prostitutat”
Faqe 2
Shteti mafioz dhe antimafia
Në çmendurinë e ditëve antifajde të fundvitit të kaluar, një njeri i veshur shik, i shoqëruar nga disa zyrtarë të tjerë, bënte rrugën në këmbë nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, në Hotel “Tirana”. Ishte Pjer Luixhi Vinja, Prokurori i Antimafias Italiane. Njeriu më i ruajtur në Itali, edhe më shumë se Presidenti Skalfaro, - ecte në rrugët me krisma të Tiranës pas një takimi nervacingëritës, pa makinën e “haruar” t’i jepnin miqtë shqiptarë.
Ashtu më këmbë e pa bodigard, ai nuk ka folur asnjë fjalë deri në dhomën e tij. Dhe kishte arsye për këtë. Ai kishte nevojë vetëm të mendonte. Të mendonte shumë thellë për atë që po shihte e ndjente në një vend që i ngjante një njeriu të rrëzuar nga avioni, e që ishte tashmë në rënie të lirë, nën mëshirën e erërave me emrin fajde.
Kreut të Antimafies më të vjetër të botës, do t’i kujtuar në ato 500 metra rrugë anës gropës së Hajdin Sejdisë, hollësitë e raporteve të shërbimeve të fshehta për Shqipërinë. Në njërën prej tyre, siç botoi shtypi londinez, dy ministra shqiptarë ishin cilësuar si arkitektët e narkotrafikut e tregëtive të tjera ilegale, në një “shteti gangster”. I mësuar me botën irreale të sinjaleve mafioze, Vinja padyshim ka kuptuar se “harresa” për t’i dhënë atij një makinë donte të thoshte se drejtësia shqiptare nuk kishte aspak ndërmend të bashkëpunonte. E të bashkëpunosh, në gjuhën e hetuesit simbol të antimafias, Xhovani Falkone, do të thotë që një i penduar i Mafias vendos të bashkëpunojë me shtetin. Shteti mafioz shqiptar, nuk mund të bashkëpunonte me antiMafian. Një shtet që kontrollon legalisht me firmën e PD “Shqiponja”, trafikun e karburanteve duke thyer embargon e luftës në ish Jugosllavi, që kontrollonte nëpërmjet SHIK e policisë trafikun e drogës dhe nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes atë të armëve e cigareve, kishte arsye për të mos bashkëpunuar.
Vinja ka zbritur pak orë më parë, përsëri në Tiranë. Është shoqërues i ruajtur si do personalitet tjetër i lartë nga vendet mike. Ka folur hapur me kolegët shqiptarë, duke i treguar parametrat e frikshëm që ka arritur krimi i organizuar shqiptar, jo vetëm në Itali. Në Milano e Torino ka dy punkte Antimafia Shqiptare, ndërsa në Tiranë ky institucion mungon. Hapja dhe fillimi urgjent i punës së saj, padyshim që do të jetë shenja e parë e kalimit të shtetit mafioz në Antimafia.
ALFRED PEZA
Kryetari i PD Berisha dje në konferencë shtypi pranë grevistëve Foto GENT SHKULLAKU
Kryetari i PD Berisha dje në konferencë shtypi pranë grevistëve Foto GENT SHKULLAKU
Titujt e faqeve të brendshme
Këshilli Kombëtar zgjedh Kupolën e re Berisha, T. Shehu jashtë kryesisë së PD F 3
Vazhdon greva. PD dërgon me forcë një furgon “Autori” Pollo në prokurori, F 2
Dritë e gjelbër për dialog shqiptar[o]-jugosllav Nano-Millosheviç, takim në Kretë F 4
Gjykata jep dënimin për fajdexheshen Sudja, 5 vjet burg për 60 milion USD F 6
Sindikalistët e Mjekësisë një orë protestë Grevë në uzinën e armëve F 13
Trupi i dekompozuar ishte i një 29 vjeçari Kufomë në thes nën urën e Babrusë F 6
MË 9 NËNTOR Koncerti “Projekt Jon” Bashkëpunimi i Parë: Ard[it] Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE [?]
Banka Arabe Shqiptare Islamike
Arab Albanian Islamic Bank
Gjithë aksionerëve të respektuar të Bankës Arabe Shqiptare Islamike FTESË PËR TË MARRË PJESË NË MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME
Gjithë aksionerëve të respektuar të Bankës Arabe Shqiptare Islamike
FTESË PËR TË MARRË PJESË NË MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME
Kam kënaqësinë të ftoj të gjithë aksionerët e respektuar të marrin pjesë në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme për mbylljen e vitit financiar 1996. Mbledhja do të mbahet më 11 Nentor 1997, në Stamboll, Turqi. Rendit i ditës do të jetë si më poshtë:
1. Miratimi i Raportit Vjetor të Këshillit Drejtues
2. Miratimi i bilancit dhe llogarisë humbje fitime
3. Emërimi Kontrolluesit të Jashtëm për vitin 1997 dhe caktimi i shpërblimit të tyre
4. Shkarkimi i Antarëve e Këshillit Drejtues nga Përgjegjësitë e tyre për punët e ata kane kryer
5. Raporti i Këshillit Fetar
Në rast se Ju nuk keni mundësi të merrni pjesë në mbledhje, ju lutem plotësoni fletën përkatëse në të cilën të shënoni emrin e personit i cili do t'ju përfaqësojë dhe do të votojë në emrin tuaj
Për orën e saktë dhe vendin e mbledhjes do t'ju vëmë në dijeni në kohën e duhur
Përshëndetjet më të mira
Ing. Sulejman Al-Kherajji
Chairman