Fajdet, hetime në bankat e huaja
Prokuroria kërkon ndihmën e Interpolit. Lunik[u], letër SHIK-ut e Prokurorisë: Depozita në një bankë greke. Edhe SHIK-u gjurmon misteret
Prokuroria kërkon ndihmën e Interpolit. Luniku, letër SHIK-ut e Prokurorisë: Depozita në një bankë greke. Edhe SHIK-u gjurmon misteret Fajdet, hetime në bankat e huaja Agjentët: “Sa para kanë bosat e fajdeve, në çfarë bankash ndodhen depozitat, sa shpenzojnë dhe ku jetojnë” Faqe 2
Ora diplomatike e Berishës ka mbetur
Takimi tashmë, tepër i prekshëm ndërmjet kryeministrit shqiptar Nano dhe presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviç, jo vetëm u dënua dje nga kreu i PD-së, Berisha, po ky paralajmëroi edhe dështimin total të këtij takimi. Argumenti që përdori zoti Berisha për të zhvlerësuar apo stigmatizuar takimin e kundërshtarit të tij politik shqiptar me “armikët historikë” të shqiptarizmës ishte se “dy figurat që do të takohen në Kretë, janë të urryera në vendet e tyre dhe më të neveritura në Kosovë”.
Përsa i përket të pares, pa dashur t’i bëhet një apologji zotit kryeministër të Shqipërisë, duke u nisur nga rezultati i zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri, del të paktën që më i urryeri nga Nano është vetë Berisha, i cili nuk grumbulloi as një të tretën e votave të kundërshtarit të tij që vinte nga burgu. Ndryshe është puna në qoftë se Berisha identifikon me popullin shqiptar ato 200 vetë, që duartrokasin ndër mitingjet e tij gjatë këtyre ditëve të fundit. Nga ana tjetër, pavarësisht nga rënia, Partia Socialiste e zotit Millosheviç vazhdon të jetë forca kryesore politike në Serbi dhe Jugosllavi, kështu që nuk ka mundësi që ky të jetë më i urryeri për popullin e tij. Sa për Kosovën, pas përpjekjeve të Berishës me synimin që t’i shpëtonte furtunës së fajdeve, për t’i hedhur shqiptarët e atjeshëm “mish për top”, duke i nxitur të zhbënin me Drashkoviçin & Co. që kërkojnë të zhdukin dhe emrin Kosovë, pa bërë fjalë për diversioni[n] e PPD-së e bashkëkombasve në Maqedoni, vështirë se Berisha mund të jetë një figurë e dashur për shqiptarët në trevat jashtë atdheut. Duke e paraqitur këtë takim si fryt i “luftjes së palës shqiptare” dhe nga ana tjetër duke u shprehur se ky “i shërben nacionalizmit serb”, ish-presidenti Berisha bie në një kontradiktë banale.
Kryetari i PD-së, duke e vlerësuar në prizmin e kontrastit shqiptaro-serb këtë takim, injoron rolin e fuqive të mëdha. Në radhë të parë SHBA, të cilat kontribuan në rrëzimin e tij nga froni. Berisha, dje, gjithashtu, ndërsa u deklarua në favor të bisedimeve në Beograd, shprehu pikëpamjen për zhvillimin e tyre “në prani të një pale të tretë”. Por në këtë mënyrë ai duket se kishte harruar që djeja e “një pale të tretë” ka qenë diskutuar për kontaktet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe jo ndërmjet këtyre dy Tiranës. Me siguri, mosqenia me të timonin e diplomacisë shqiptare, ka bërë që ish-presidenti Berisha, ora diplomatike e të cilit ka mbetur shumë kohë më parë, ndoshta që me luftën në Bosnje. Por më shumë se kjo, skepticizmi i Berishës ka burimin tek ideologjia “antikontakt”, “mureve, dhe barrierave të ndryshme, me të cilat shqiptarët e Shqipërisë janë familjarizuar e mësuar për 50 vjet me radhë.
Në fund të fundit Takimi Nano-Millosheviç mund të jetë një alternativë e detyruar në pamundësi të një Berisha-Sheshel.
Mazreku në gjyq, maskat në pritë
Ish deputeti i PS Mazreku dje pas përfundimit të seancës së parë të gjyqit Foto G. SHKULLAKU
Gazetat dhe revistat shqiptare në prag të grevës së madhe
Ish deputeti i PS Mazreku dje pas përfundimit të seancës së parë të gjyqit Foto G. SHKULLAKU
Gazetat dhe revistat shqiptare në prag të grevës së madhe
Shtypi shqiptar më në fund ka vendosur të reagojë ndaj masave shtrënguese ekonomike të qeverisë “Nano 3”. Dje, botuesit kryesorë shqiptarë kanë rënë dakord që t’i kërkojnë edhe njëherë kryeministrit një takim për të biseduar për lehtësimin nga disa detyrime fiskale, të cilat nuk aplikohen në asnjë vend të botës, i cili ka sadopak demokraci. Në seancën parlamentare të para disa javëve, kur do të diskutohej ligji për rritjen e TVSH ministri Arben Malaj i vu para kërkesës së shumë deputetëve për mospaplikimin e 20 % të TVSH për shtypin. Bile dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe Financës, Anastas Angjeli kërkoi që shtypi, pushteti i katërt, të mos kishte taksa e detyrime kaq të larta, pasi do të falimentonte shtypi i lirë ose ai do të vihej në shërbim të qarqeve politike apo të mafias nëse donte të jetonte, që do të thotë se shkater[r]im edhe i pushteteve të tjera. Shtypi i paguan harace të larta, pasi tarifat janë absurde, detyrimet fiskale nga më të lartat në botë, ndërsa fshatra nuk arrijnë të depërtojnë për mungesë transporti, abonime nuk bëhen, një pjesë e gazetave janë shkatërruar e djegur gjatë këtij fillimviti e aq më keq qeveritarët e shikojnë shtypin si diçka të tepërt, pasi populli ka boll të shikojë TV e Mazit!
Botuesit kryesorë shqiptarë do t’i kërkojnë që të gjitha gazetat e vogla, revistat e shtëpitë botuese të solidarizohen me grevën e madhe të paafatë, nëse qeveria nuk zgjidh asnjë kërkesë të tyre. Shtypi, para se gjithash, është informim për njerëzit, pastaj është biznes, por jo si çdo biznes i zakonshëm,
Nuk veproj si Enveri dhe nxënësi i tij
Nano për takimin me Millosheviçin, ekskluzivisht për “KJ” Nuk veproj si Enveri dhe nxënësi i tij F 3
Pas miratimit të ligjit nga parlamenti Ngjarjet e marsit, ngren komisionin Njela F 4
Ministria e Brendshme: Janë rrëmbyer në Greqi e Itali Shqiptarët kanë vjedhur 2 mijë skafe F 9
Turq, kurdë, kinezë e afrikanë synojnë Vlorën Sulm klandestinëve të huaj në Jug F 12
Takime me Nanon e Berishën, përfundon misioni Vranicki, sot vizita e fundit F 5
Identifikohen dëftesa falso në komisariat Veri, largohen edhe 22 policë F 13
ME 9 NENTOR Koncert i “Projekt Jon” Bashkëpunimi i parë: Artisti Gjobrea me “Koha Jone” LEXONI FAQE 12