Gjallica: Do kthejmë paratë
Shemsije Kadria mbërrin në Shqipëri. Në ilegalitet për shkak të mandat arrestit
Bosja e firmës: “Jam e gatshme të bashkëpunoj me organet e drejtësisë” Faqe 2
Akti final i mocionit
Mbledhja e djeshme e KPD të PS, pritet me interesim të veçantë pasi këtu do të hidheshin piketat për konferencën kombëtare të kësaj partie, e cila, siç ka paralajmëruar kohë më parë lideri socialist, Nano, do të shënojë një hop të vërtetë përsa i përket organizimit dhe veprimtarisë së kësaj partie.
Duke u nisur nga deklaratat e paradokohshme të kryetarit Nano, kjo konferencë pritet të avancojë më tej procesin e filluar prej më shumë se një viti me mocionin e famshëm, i cili trondulloi hierat e ndjenjura të kënetës socialiste. Konkretisht që në mbledhjen e djeshme u fol për “ndryshime në program dhe statut”, madje u ngritën dhe grupet e punës. Gjithashtu, duke arsyetuar nga ajo që ndryshimet në vijë shoqërohen edhe me spostime drejtuese në nivele të ndryshme, pritet që pas konferencës së caktuar më 20 dhjetor, në PS të ketë një tërmet të vërtetë në këtë aspekt. Vetë zoti Nano paralajmëroi për largim nga partia të të gjithë atyre që “kanë mbetur robër të kanunit”. Përsa i përket ndryshimeve, ndërsa mocioni çoi në rënien e “kokave” të kryesisë së partisë, faktet flasin se në konferencën e 20 dhjetorit e kanë radhën “kokat” e degëve. Edhe direktiva e hedhur nga Nano që të larguarit në funksione të ndryshme në pushtet të rikthehen në parti, tregon se “operacioni” do të zhvillohet nën kujdesin rigoroz të tij. Duke i qëndruar “pranë” partisë, Nano dhe njerëzit e tij do të kenë mundësi të kontrollojnë veprimet e “antimocionistëve”, të cilët mund të fusin gurë nën rrota.
Me të vërtetë, në mbledhje u fol shumë për dëvendsim në bazë dhe një pjesë e mirë e debateve të mbledhjes së djeshme iu kushtua orientimeve lidhur me kriteret e përzgjedhjes së krerëve të degëve në rrethe. “Meritokracia” kësaj radhe përmblidhej në aftësi intelektuale, organizative, gjuhë të huaja, etj. ku gjithsesi, subjektivizmi për të gjykuar është i pashmangshëm. Veç kësaj, në ndonjë rast u propozuan edhe ndonjë kriter, i cili bie ndesh me parimet e “meritokracisë” siç ishte ideja për të pasuruar forumet drejtuese me femra. Këtu, në një farë mënyre socialistët na kujtuan Berishën që në forumet e partisë së tij kërkonte të kishte detyrimisht 25 përqind nga seksi i dobët.
Megjithatë, besohet se kriteri i vetëm dhe sigurisht më efikasi në përzgjedhjen e drejtuesve socialistë në të gjitha nivelet do të shërbejë qëndrimi ndaj asaj të cilën zoti Nano e ka quajtur “bibel politike” që është programi i djahtë i qeverisë së tij, që do të vihej në jetë i dhjathtë i qeverisë së tij, që do të vihej në jetë kryeministrit për t’u çliruar përfundimisht nga militantët fanatikë, të mbetur ende në forumet drejtuese të partisë. Ndryshe nga koha e mocionit, kur PS ndodhej në opozitë dhe mbi të gjitha nën efektin e veprimeve diversive të Berishës, suksesi i Nanos në këtë ndërmarrje të tij, është jashtë çdo dyshimi.
GAVROSH LEVONJA
Përdhunohet 11-vjeçarja
F. 11
Përdhunohet 11-vjeçarja. Rrëmbëhen 4 fëmijë
Nano: PS i kemi vënë shkelmin
Kryeministri premton: Çdo të shtunë më keni në parti
Përfundon mbledhja e Komitetit Drejtues socialist. “Nuk paguajmë haraç për militantët”
Fatos Nanos dhe drejtuesve të lartë të PS, u janë dashur dhe 5 orë për t’u treguar liderëve socialistë të bazës, rrugën për ristukturimin e partisë së tyre. Ndryshime në statut dhe në programin e PS, zgjerimin në masën 10-15% të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, dhe tërheqjen e njerëzve të rinj në drejtimin e partisë, pati si qëllim mbledhja e djeshme e KPD së PS. Në të liderëshipi socialist, u mundua të shkundi plogështinë që sundonte partinë, pas fitores së 29 qershorit.
F 3
Demokratët caktojnë njerëzit për ceremoninë
Vlora: PD të mos guxojë
F 5
Mblidhen drejtuesit e shtypit shqiptar
Me 15 Nëntor, grevë pa afat
F 2
Deputetët grekë kundër trafikantëve të drogës
Dënim me vdekje shqiptarëve
F 10
Mosmarrëveshje për të ardhmen e piramidave
Arapi, duel me Nanon
F 12
Brojka kundërshton vendimin e qeverisë
Padi në Gjykatën Kushtetuese
F 7
Të shtena automatike dhe shpërthime granatash
Luftë në Pezë, nisen tanket
F 6
Maqedonasi, presion doganave shqiptare
Mos na thërrisni më “ish”
F 13