22/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 nëntor 1997

Në mbështesim Millosheviçin

Presidenti Meidani nga Italia për zgjedhjet në Serbi dhe problemin e Kosovës Kryetari i shtetit shqiptar: “Sllobodani është e keqja më e vogël për Shqipërinë” Presidenti Meidani nga Italia për zgjedhjet në Serbi dhe problemin e Kosovës Në mbështesim Millosheviçin Kryetari i shtetit shqiptar: “Sllobodani është e keqja më e vogël për Shqipërinë” Faqe 3

Polici dhe ligji

NGA BLENDI FEVZIU Një polic 25 vjeçar ka humbur jetën dy ditë më parë gjatë detyrës. Fakti, i cili është transmetuar në mediat elektronike ka lënë shijen e keqe që provokon gjithmonë humbja e një njeriu, pavarësisht nga emri dhe uniforma e tij. Por rasti i pak ditëve më parë, i disati në muajt e fundit, duhet së paku të kishte hapur një debat tjetër. Padyshim më të rëndësishmin për kohën. Në ç’kushtet punon policia dhe me çfarë kuadri ligjor? Njerëzit që e kanë përshëndetur policinë në muajt e fundit; që e kanë parë si garancinë e vetme të jetës dhe familjeve të tyre, duhet ta kuptojnë se uniformat blu janë shpesh po aq të dobët sa ata. Njerëzit e denjë për t’u quajtur heronj, që përballen me krimin çdo ditë kundrejt rrogës qesharake prej 8.000 lekësh dhe shpresës për një shpërblim të premtuar tashmë, kanë edhe një problem më shumë. Kuadri ligjor thuajse mungon krejtësisht. Në një vend me 1 milion armë të rënda dhe të lehta në qarkullim, policia është e detyruar të punojë me ligjin për armët e zjarrit të vitit 1991, një adaptim i ligjit rumun, edhe ky vetë adaptim i ligjit rus të viteve ’60. Paradoksi nuk ka fund po të mendosh se sipas ligjit në fjalë, policia e ka të ndaluar të qëllojë mbi adoleshentë, mbi gratë dhe të moshuarit, pa u specifikuar më qartë. Thënë ndryshe, policia që gjendet përballë kërcënimit të një kallashnikovi, duhet përpara se të mbrojë jetën e tij, të pysë kriminalin mbi moshën e ndoshta edhe seksin. E gjitha kjo në një kohë kur mbi 90% të krimeve kanë autorë të moshës nën 18 vjeç. Struktura ligjore e mbushur me mangësi absurde për momentin që kalojmë, regjistron plot raste si ky: polici nuk mund të qëllojë po nuk pati një dëshmitar; ai nuk mund të prekë dhe ndalojë një deputet edhe po qe se ky e fyen apo e godet; nuk mund të ndalojë një ndërtim pa leje, qoftë edhe në qendër të Kryeqytetit apo kudo; nuk mund të riparojë asgjë në kodin rrugor, i cili vijon të jetë ai i para viteve ’90-të kur kishte vetëm pak makina shtetërore, në një kohë që vetëm Tirana numëron mbi 40 mijë makina private sot. Ky paradoks, shoqëruar edhe me kushtet e vështira të punës dhe problemet politike që jemi të detyruar të kalojmë, duket se po u lë në maksimum rendimentin e policisë, prioriteti e padiskutueshëm të qeverisë. Padyshim, në këtë kontekst, parlamenti dhe ekspertët do të qe më mirë të mos i humbnin momentet me kaq të zgjatura sa sekonda do të dalë Nino, Berisha apo Godo në televizion. As me fjalish për kontrolle dhe korrupsion. Jeta është dimension real e saj, më e çmuar siguritë dhe garanci për jetën.

Rikthehet tragjedia e OTRANTOS

Adriatiku përpin edhe 21 viktima Nga ceremonia e varrimit të viktimave të Otrantos, një javë më parë në Vlorë. Foto REUTERS

Grupe tepër sekrete, bandave

Për herë të parë në Shqipëri, ANTIKRIMI Skuadrat speciale do të hapin zjarr kundër kriminelëve. Policët me kapuçë nuk do njohin njëri-tjetrin. Emrat vetëm në duart e titullarëve Për herë të parë në Shqipëri, ANTIKRIMI Grupe tepër sekrete, bandave Skuadrat speciale do të hapin zjarr kundër kriminelëve. Policët me kapuçë nuk do njohin njëri-tjetrin. Emrat vetëm në duart e titullarëve Për të evituar denoncimin dhe ndoshta, për të ndarë një herë e përgjithmonë “kunfijtë” mes policisë që qëllon dhe banditëve që largohen janë krijuar dhe këto skuadra ilegale. Mësohet gjithashtu se emrat e tyre do të jenë sekret dhe do të njihen vetëm nga titullarët e policisë dhe, po kështu edhe aksionet. Dhe, pas kësaj duket se bandat nuk do të mund të qëllojnë më në drejtim të policisë, pasi nuk është çudi që të gjenden vetë në shënjestrën e plumbave, duke bërë kështu që dora e shtetit të ndjehet e fortë. F 7

Moqenia e Presidentit në Vlorë, vazhdojnë polemikat Nano-Meidani, çarja e madhe F 3 Pas deklaratës së kryeministrit në aktivin e Tiranës Pëllumbi: Në PS ka probleme F 3 Konferencë shtypi e liderit demokrat Berisha: Klimë zgjedhjesh të reja F 5 Shoqata e konsumatorëve e shqetësuar për impotencën Uji me klor rrezikon meshkujt F 9 Procesi i rrallë në Tiranë për një adoleshent Vrau babanë, 12 vjet në qeli F 2 Fino në krye të delegacionit për 85 vjetorin e Pavarësisë Vlora, nga dhimbja në festë F 10 Qeveria justifikon shifrat zero të zhdoganimit të cigareve Malaj: Sulm në det për duhanet F 14