27/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 nëntor 1997

Pranga Mafias shqiptare

Zbulohet organizata kriminale e drogës, prostitutave dhe klandestinëve Superaksion i policisë italiane - Arrestohen nëntë shqiptarë të kërkuar prej kohësh Faqe 2

Pajtimi i largët

Pas kontakteve me protagonistët e jetës politike shqiptare, vetëm dy ditë i mjaftuan zonjës Doris Pack, për të arritur në përfundimin e pakëndshëm se “situata politike nuk është përmirësuar shumë që nga pranvera”. Fakti që partia kryesore e opozitës vazhdon të qëndrojë akoma jashtë parlamentit por edhe konsideratat deri dhe fyerjet e një pjese të mirë të politikanëve të pozitës në drejtim të eksponentëve opozitarë, janë elementët kryesorë që të çojnë detyrimisht në një përfundim të tillë. Më të vërtetë që kryeministri Nano ka folur dhe flet shumë për nevojën e pajtimit, bashkëpunimit dhe përdorimin e gjuhës evropiane në politikën shqiptare, po kjo është krejtësisht e pamjaftueshme për të thyer konceptet e vjetra që dominojnë mentalitetin e pothuaj gjithë politikën shqiptare. Mbi të gjitha “të thënën nga e bëra e ndan një det i tërë”. Është fakt i pamohueshëm se koncepti i bashkëqeverisjes deri tani ka mbetur vetëm brenda kuadrit të ngushtë të dëshirave pa u konkretizuar në shkallë të gjerë. Kështu PD, si partia kryesore e opozitës nuk është lënë shumë hapësirë për të kontrolluar veprimtarinë e pozitës në pushtet, duke mos u respektuar plotësisht marrëveshja e San Egidio-s, megjithëse kjo, më shumë është pasojë e praktikave të bojkotit të PD. Duke lënë mënjanë maninë e Berishës për të mbyllur çdo shteg për dialog me kundërshtarët politikë dhe manovrat e tij për të penguar kthimin tek normaliteti, duhet thënë se në disa raste pozita ka rënë në kurthin e tij duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë. Ashtu si edhe në kohën e Berishës, ka raste kur shumica aktuale në parlament diskuton nga pozitat e forcës me pakicën. Kështu, ata që deri dje nuk linin gjë pa folur kundër “lojës së kartonave” të deputetëve të PD, tani po bëjnë pak a shumë të njëjtën gjë. Kryetarja e Komisionit të Parlamentit Europian për vendet e Evropës Juglindore, Doris Pack solli dje si shembull një tipik për këtë, mënyrën si u miratuan ndryshimet e dispozitave kushtetuese lidhur me kontrollin e kompanisë piramidale dhe rotacionin në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta sigura dhe mosofëria me të cilën po operon pozita e sotme në disa drejtime, është pasojë e asaj që Berisha prej mëse një viti po cilësohet si “e keqja e madhe” e Shqipërisë si dhe hija “e refuzimit” e destruktiviteti i adoptuar nga Berisha që prej ditës së parë të kalimit në opozitë. Është e kuptueshme se përballë një njeriu që thotë vetëm “jo” çdo veprim duket i drejtë. Nesër Berisha me partinë e tij mund të kthehen në parlament, po a do të jetë vallë në gjendje pozita të përfaqësojë me një kthjelltësi adekuate? G. LVONJSA

Coca-Cola braktis Panairin e Tiranës

Fushata publicitare e Coca-Colës në Tiranë përpara fillimit të prodhimit në Shqipëri

Stuhi mbi policinë e Vlorës

“Mbyllën sytë para mauneve me cigare”. Pezull qëllohen krerët e rendit Kontrabanda, ministria e Brendshme merr masa “ Mbyllën sytë para mauneve me cigare”. Pezull qëllohen krerët e rendit Kontrabanda shkakton stuhi në Vlorë. Aksionet antikontrabandë duket se kanë marrë me vete edhe disa nga krerët e policisë së rendit dhe asaj doganore të qytetit bregdetar. Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se janë firmosur urdhërat e pezullimit nga detyra, për mungesë vigjilence - të paktën ky është motivi që deklarohet deri tani - për drejtorin e Policisë së Vlorës Gjon Abazi, drejtorin e Policisë Doganore dhe atë të Policisë së Qarkullimit. F 7

Shkëmbim zjarri në Kosovë

Plagosen tre shqiptarë dhe tre policë serbë F 4

Nuk ka konflikt Nano-Meidani

Berisha për kontradiktat qeveri-presidencë F 3

Zani nuk është dënuar në Greqi

Prokuroria e Tiranës ndriçon enigmen F 2

Asnjë fajtor për tragjedinë

Vendim i gjykatës për masakrën e Qafë-Shtamës F 6

Kontroll në zonat e trafikut të cigareve

Kontrabanda, antikrimi ndërhyn në Jug F 10

Gjyq ndërkombëtar për të vërtetën

Të mbijetuarit e Otrantos: Ndëshkoni fajtorët F 11

Angjeli në vend të Finos

Komisioni për Kushtetutën, fitojnë “antimacionistët” F 3