17/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 dhjetor 1997

Irani, armë për Kosovën

Shërbimet sekrete italiane paralajmërojnë arsenalin luftarak që do kalojë nga Shqipëria Furnizime ushtarake për organizatat ilegale të shqiptarëve Faqe 3

Rikthim i komunistëve

Sipas të gjitha gjasave, brenda janarit spektri politik shqiptar do t’i rikthehet edhe ngjyra e kuqe e Partisë Komuniste, e nxjerrë jashtë ligjit nga parlamenti i vitit 1992. Kështu, komunistët shqiptarë rifuten në politikë pas më shumë se pesë vitesh “me një program të standarteve ndërkombëtare”, siç shprehet ndonjë prej figurave kryesore të kësaj partie, e cila ndonëse e palegalizuar, tashmë përbën një realitet. Por ajo që ngjall më shumë interes, ka të bëjë me riperkusionet që PK do të shkaktojë me aktivizimin e saj në jetën politike të vendit. Më shumë se kushdo, daljen në skenë të komunistëve, do ta ndjejë për disa arsye Partia Socialiste. Duke pasur tani edhe një forcë politike në të majtë të saj, socialistët do të ndodhen në shumë raste midis dy zjarreve, gjë që do t’u imponojë atyre taktika më të sofistikuara për të ndikuar në elektorat. Me legalizimin e PK, pritet që një numër jo i papërfillshëm anëtarësh të partisë së Nanos të spostohen më në të majtë, aty ku gjejnë veten shumë më mirë. Është fakt i njohur se me nxjerrjen jashtë ligjit të PK në vitin 1992, elektorati i saj u inkadrua në radhët e PS, duke mos pasur një forcë politike më majtas kësaj. Por lëvizjet e fundit politike të kreut socialist, Nano, duke filluar nga mocioni i vitit të kaluar e deri tek zhvillimet e tanishme, kanë bërë që PS të nisë vrapin drejt qendrës. Kjo natyrisht nuk ka si të mos e shtojë numrin e atyre socialistëve, të cilët të pazotë për t’u shkëputur nga prangat e majtimit fanatik, të drejtohen nga partia e Millosh dhe Hasanllit. Veç kësaj, nuk përjashtohet që ndërmjet komunistëve dhe socialistëve të lindin konflikte që lidhen me trashëgiminë e partisë së Hoxhës. Vetëm pak ditë më parë komunistët kërkuan “pronësinë” mbi “Zërin e Popullit”. Për socialistët, që pas legalizimit të PK do të dalin në rolën e një partie të të qenit më majtë është më e arsyeshme që të synojnë elektoratin e qendrës. Kjo jo vetëm për faktin se partia që operojnë në këtë pjesë të spektrit nuk kanë ndonjë peshë, por edhe me gjendjen e tanishme në të cilën ndodhet aktualisht PD, rivalja e madhe e PS. Si pasojë, nuk ka përse të shkaktojë çudi edhe një bashkim ndërmjet socialistëve të Nanos me socialdemokratët e Gjinushit. Por, PK do të shërbejë edhe si një “rrufepritëse” ndaj akuzave të preferuara të Berishës kundër socialistëve që lidhen me “enverizmin” dhe fakturat e të kaluarës 45-vjeçare të PPSH-së. Madje, kjo ka qenë edhe arsyeja e ngutjes së Berishës për të nxjerrë jashtë ligjit komunistët, për marrë me pushtet. GAVROSH LEVONJA

Nexhmije Hoxha: Nano mbro Enverin!

Nexhmije Hoxha ditën që doli nga burgu Foto GENT SHKULLAKU

Kapet një anije me cigare

Sekuestrohet sasia e mallit. Në pranga shtatë shqiptarë dhe një grek Mbrëmë në ora 22.30 sulm anti kontrabandë Kapet anija e parë me cigare kontrabandë, e nisur nga Greqia për t’u shkarkuar në brigjet shqiptare të Adriatikut. Policia arrestoi mbrëmë shtatë shqiptarë dhe një grek, anëtarë të ekuipazhit të anijes së kontrabandës. Aksioni nga deti dhe toka, i mbajtur “top sekret” u finalizua rreth orës 22.30 nga forcat e rendit në bashkëpunim me ato të Guardia di Finanza. “Anija e tonazhit të lartë u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë”, tha mbrëmë për Kl, zv/ministri i Brendshëm Bace.

Rriten rrogat për policët

Vendim i Qeverisë, hyn në fuqi me 1 janar F 6

Bankat ulin interesat

Ndryshojnë përqindjet e depozitave bankare F 15

Kadare, tjetër vlerësim i lartë

“Legjoni i Nderit” për shkrimtarin shqiptar F 19

Mafia shqiptare alarmon Italinë

Italianët zbarkojnë për herë të dytë në Shqipëri F 2

Komunistët, ja programi i ri

Pas kërkesës për legalizim, gati dokumentacioni F 4

Lino shuan konfliktin me Parlamentin

Sot Kushtetuesja rishikon rotacionin F 5

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë kandidatët që janë paraqitur për menaxher reklame në Radio “KOHA” që të paraqiten për konkursin ditën e premte ora 11.00 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.