23/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 dhjetor 1997

Kthehet Ramiz Alia

Mbërrin të dielën në Tiranë nga Viena, ish Presidenti i mërguar prej 10 muajsh Kontroll në Rinas: Enigmë arratisja, në pasaportë nuk kishte asnjë vizë Faqe 5

Kush nxit terrorizmin

NGA EMIN BARÇI Sali Berisha më së fundi mbështeti publikisht terrorizmin. Ai deklaroi dje se PD është për mosdorëzimin e armëve. “Çudia” arrin deri aty sa i riu i “terrorizuar” nga Komitetet e Kallashnikovëve, sot pranon të hyjë në zgjedhje të parakohshme edhe me votën e armatosur. Deklarata e Berishës bëhet menjëherë pas vrasjes makabër nga maskat të tre policëve në rrethin e Ballshit, si dhe pas disa shpërthimeve të nëjepasnjëshme eksplozivi në qytetin e Gjirokastrës. Pikërisht kur shteti dhe shqiptarët po e ndjejnë më të domosdoshëm se kurrë çarmatimin, Berisha bën thirrje për mbajtjen e 600 mijë pushkëve e kallashnikovëve, të 1 milion minave e kapsollave dinamitit, etj. Përpara deklarimit të kreut të PD pro kallashnikovëve, burime shumë të larta shtetërore janë shprehur se ka të dhëna për nxitjen e terrorizmit në jug, pikërisht nga vetë Berisha dhe elementët ekstremistë të partisë së tij. Këto të dhëna nuk kanë të bëjnë thjeshtë me lidhjen e Berishës dhe bandës së Gaxhait. Pastrimma e djeshme e Berishës për të demokratizuar kallashnikovët, nuk drejtohet thjeshtë kundër jetës së shqiptarëve si frymorë e krijesa të Zotit, por edhe kundër mirëqenies së tyre ekonomike. Kërkesë primare e perëndimit për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, është vendosja e rendit publik që lidhet ngushtë me çarmatimin. Terrorizmi mori përmasa të qarta antishtetërore, pikërisht kur ministri i Brendshëm Nënitan Ceka urdhëroi forcat e tij të qëllojnë pa paralajmërim kur ndeshin në grupe terroriste me maska. Ky vendim i numrit nr.1 të policisë ka hasur me kundërshtinë edhe të disa vendeve perëndimore që në legjislacionin e tyre nuk parashikojnë dënimin me vdekje. Por Shqipëria nuk është as Francë e as Gjermani. Në këtë harkun e pak muajve llogariten disa qindra civile dhe dhjetra policë të vrarë. Armët në duart e popullsisë civile, në raport me numrin e banorëve, thyejnë çdo rekord botëror. Vendet fqinje po bëjnë treg për kallashnikovët dhe plumbat shqiptarë duke rrezikuar një kriminalitet të paparë. Në këto kushte, “Stopi” i Evropës ndaj dëmit në vdekje, duket absurd. Evropa nuk arrin nga fundi, por gradualisht. Këshilli i Evropës duhet të lejojë Shqipërinë të aplikojë urgjentisht dënimin me vdekje, ndryshe një pjesë e vdekjeve tek shqiptarët, nuk ka si mos rëndojë mbi profesorë “Ex cathedra” të demokracisë së Strasburgut. Pikërisht për këtë, presidenti Medani ka në plan së shpejti të kërkojë KE, aplikimin e dënimit kapital në Shqipëri ndaj terroristëve. Nëse Evropa po kërkon parime, shqiptarët po kërkojnë vetën jetën. Parimet e demokracisë, Strasburgu t’ia kishte kërkuar Berishës para marsit ’97.

Lezha përmbytet njerëzit me gomone

Një qytetar lezhan të dielën e përmbytjes Foto REUTERS

Berisha: Mos lëshoni armët

Kreu i PD, në zgjedhje edhe të armatosur F 4

Ngrihet Ruci, bie Lakrori

Socialistët, tani ndryshime në kreun e partisë F 3

Dua 500 milion për Vitin e Ri

Alimucaj merr leje për të festuar familjarisht F 15

Kapët në Vlorë vrasësi i Ballshit

Zbulohet i fshehur në lagjen “1 Maji” Kapet në Vlorë vrasësi i Ballshit F 8

Policia shpërndan grevën e urisë

Deputetët demokratë bashkohen me 6-mujorët F 2

Nehat Kulla, 18 vjet burg

Jepet pretenca për personin e shumëkërkuar F 7

Pëllumbi: Ja prapaskenat e Nanos

Diskutime me celular, të porositura nga kryetari “Klani i kryeministrit rrezikon PS”. Ish nënkryetari paralajmëron: Përkrahësit e mij janë shumë herë më tepër Ish nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi, pas përplasjeve të së shtunës me kryetarin Fatos Nano, në Konferencën Kombëtare të socialistëve, tregon për prapaskenat e konferencës, për faljimet e porositura me celular nga presidiumi, por edhe rreth pikëpamjeve të tij, falë të cilave iu desh të mbante mbi vete etiketimet e kryetarit si “dogmatik” dhe “komunist”. F 3

Lajmërim për agjensitë e shitjes

Dega e financës së kompanisë “Koha Jonë” njofton të gjitha pikat e shitjes së gazetës “Koha Jonë” dhe “Sport Express” që të lajmërojnë pranë e shtojcës, pasi do të mbahen llogari i vitit 1997. Nëse nuk arkëtoni lekët sipas kontratës, ajo nuk do t’ju përfshijë në vitin 1998, duke bërë që kompania të kontraktojë me agjensitë e tjera.