“Me kryeministrin nuk na ndan politika, por morali”
Faqe 3
Kush i del zot UÇK-së
NGA ANDI BEJTJA UÇK po e eksklipson çdo ditë e më shumë liderin politik të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën dhe gjithë klasën politike kosovare, duke i lënë votat e zgjedhjeve të 22 marsit, ku “Gandi Shqiptar” mori mbi 90%, të varura në telin e luftës. Një takim i Rugovës me Presidentin Klinton nuk mjaftoi për rimendisonimin e liderit shqiptar, pasi në kohën kur Rugova ndodhej në Uashington, serbët thellonin masakrat ndaj popullsisë shqiptare dhe meshkujt që rroknin armët u shtuan përditë. Etiketa “terroriste” për UÇK-në, në sajë të këtyre masakrave u ndryshua shpejt në “shqiptarë që mbrojnë trojet e veta”. Edhe Tirana zyrtare, ndonëse e fragmentarizuar dhe e mjegullt në politikën e saj, e ka marrë kthesën butë ndaj UÇK-së. PS në konferencën e fundit për shtyp indirekt përshëndeti luftën e UÇK-së, Dje, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen arriti shumë më larg kur tha se rezistenca e armatosur e shqiptarëve të Kosovës kishte penguar mbërritjen e serbëve në kufirin e Shqipërisë. Spikerat e TV shtetëror nuk harrojnë që pas çdo edicioni lajmesh të përshëndesin “luftëtarët e lirisë”. Ndërkohë kryeministri Fatos Nano ka akoma shpresë tek ndalimi i luftës dhe dialogu shqiptaro-serb. Shqipëria i ka varur shpresat tek një ndërhyrje e NATO-s në Kosovë, por Aleanca Euro-Atlantike nuk mund të ndërhyjë pa një mandat të qartë nga Këshilli i Sigurimit. Nëqoftëse vendimi fatlum merret, ende nuk është shumë e qartë se çfarë pozicioni do të mbajë NATO ndaj palëve ndërluftuese: serbëve dhe UÇK-së. Tani, janë shtuar zërat nga jashtë që thonë se zgjidhja ushtarake policia serbe duhet të tërhiqet dhe UÇK-ja. Por nëse prania ndërkombëtare në Kosovë bashkë me shtimin e sanksioneve mund ta detyrojë Millosheviçin të tërheqë trupat policore dhe ushtarake, kush do të mund të bindë UÇK-në të tërhiqet? Në takimin e parë midis delegacionit shqiptar dhe atij serb në Beograd muajin e fundit, një nga anëtarët e delegacionit shqiptar, Veton Surroi, mori guximin me një test diplomatik duke i thënë Millosheviçit: “Nëqoftëse tërheq policinë, ne tërheqim UÇK-në”. Millosheviçi iu përgjigj se ata nuk ishin liderë të UÇK-së dhe nuk mund ta bënin këtë. Duket se ka ardhur koha që dikush t’i dalë për zot rezistencës së armatosur dhe të ulet në tavolinën e bisedimeve me mandatin e këtyre njerëzve që po luftojnë. Që Rugova të ketë arsye të buzëqeshë kur takon Millosheviçin si buzëqeshi në takimin e parë, nuk duhet të ketë nga pas vetëm letrën e kandidatin Nobel për Paqe, por dhe disa njerëz të armatosur që mbrojnë vatrat e tyre nga ushtarët e Millosheviçit. Nëse kjo nuk ndodh, bisedimet shqiptaro-serbe do të jenë një farsë e vërtetë, rezistenca e armatosur do të mbetet e paorganizuar dhe mbi të gjitha shqiptarët do ta vështirësojnë vetë akoma më shumë pozicionin e strukturave euro-atlantike që mund të ndërhyjnë direkt në Kosovë.
Ja sekretet e vitit tragjik
Komisioni hetimor i marsit, përfundon i gjithë raporti
F 10
Majko: S’jap dorëheqjen
Fushatë pa Nanon në krye, kush do ketë faj nesër
F 2
Deputetët e Mbrojtjes, ja qëndrimi për rezistencën
UÇK po mbron Shqipërinë F 3 Angazhohet policia, kush e grabiti biznesmenin Ende mister fati i pengut F 6 Terroristët morën armët, nga një shtëpi drejtohej operacioni Si u dogj Shkodra F 9
UÇK - të lodhur, por të pamposhtur
Faqe 5
Luftëtarë të UÇK në një nga fshatrat e Kosovës
Foto REUTERS
Luftëtarë të UÇK në një nga fshatrat e Kosovës. Foto REUTERS
Kapën 30 mafiozë shqiptarë
Itali, aksioni i policisë mbi Mafian shumëkombëshe
Kapën 30 mafiozë shqiptarë
Në krye të organizatës një ish deputet i PD. Dyshohet se ka qenë edhe ministër
Një superbandë shqiptarësh kanë ngecur në rrjetën e një aksioni të policisë së antidrogës italiane, në Milano dhe shumë rajone të tjera të Italisë. Sipas njoftimeve të agjensive të huaja të lajmeve, Italia është përfshirë ditët e fundit në një operacion anti-drogë në shkallë të konsiderueshme, si rezultat i të cilit, deri tani, janë ndaluar 100 persona, përfshi 30 shqiptarë, në pjesën më të madhe me origjinë nga Kosova.
F 7
Rishfaqen akuzat për kontrabandën. Ish ministri i Brendshëm nuk tërhiqet