Serbët: Duam luftë
Avionët jugosllavë hyjnë 15 kilometra mbi Shqipëri
Pas takimit me Jelcin, Millosheviç deklaron: Nuk e tërheq ushtrinë nga Kosova
Faqe 5-6
Fundi i diplomasisë
NGA BLENDI FEVZIU Kremlini e ka shembur edhe një herë shpresën e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje diplomatike të krizës kosovare. Millosheviç dhe Jelcin, liderët me fillime politike të ngjashme, kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe, me të cilën, siç pritej, por ndryshe nga ç’shpresohej, vetëm sa e kanë komplikuar edhe më gjendjen shpërthyese në jug të Ballkanit. Sipas dokumentit të Kremlinit, Millosheviç angazhohet të plotësojë pjesën më të madhe të kërkesave të komunitetit ndërkombëtar, por le pa zgjidhje atë kryesoren. Armata Jugosllave nuk do të tërhiqet nga Kosova dhe njësitë speciale të policisë nuk do të kufizojnë operacionet e tyre. Thënë ndryshe, masakra do të vazhdojë në Kosovë dhe rajoni do të jetë gjithmonë i kërcënuar nga një konflikt… raketat dhe grykat e tankeve. Marrëveshja e djeshme duket se e ka tronditur politikën euroatlantike. Në vend të presionit për një zgjidhje reale, Rusia i ka dhënë Millosheviçit shansin që t’i bëjë politikës së tij një makiazh të lehtë, për ta bërë kështu më joshëse për Europën nostalgjike. Në të vërtetë nuk kishte si të ndodhte ndryshe, po të mendosh se delegjitimimi politik serb në Kosovë, mund t’i krijojë Rusisë një sërë problemesh në territorin e saj, përfshi këtu edhe Çeçeninë. Por manovra e trashë e Millosheviçit, e përsëritur për katër vjet me radhë në Bosnjë, nuk ka kaluar me elozhe. SHBA kanë qenë dje më të ashprat me të. Duke filluar që nga Ollbrajt, për të përfunduar tek Klintoni, Washingtoni zyrtar e ka deklaruar marrëveshjen të pamjaftueshme dhe ka përcaktuar si objektiv të padiskutueshëm tërheqjen e trupave. Pas iluzionit Jellcin, qëndrimi i SHBA mund të afrohet më shumë se kurrë me atë anglez, sipas të cilit, krijimi i një brezi mbrojtjeje në kufirin shqiptaro-jugosllav është ndërmarrje e dështuar. Ky brez sigurimi vlen vetëm për momentin e parë, kur dhuna është ende e lokalizuar. Shpërthimi i saj masiv dhe intensifikimi i politikës së spastrimit etnik, do ta detyrojnë padyshim Shqipërinë të përfshihet në luftë, pavarësisht nga tanket aleate, që do të ngrohen në ditën e nxehtë të bjeshkëve të Tropojës. Përfshirja e Shqipërisë do të thotë luftë pas Maqedonisë, duke rikrijuar tablonë e frikshme të Luftës Ballkanike të 1913. Zgjidhja e vetme, e propozuar nga Kryeministri Bler, është ndërhyrja ushtarake në Kosovë dhe sigurimi i një qetësie pikërisht në vatër të zjarrit. Sikundër, takimi i djeshëm dhe deklarata e Millosheviçit, më shumë se kedo ka dëmtuar politikën e Rugovës. Kosovarët janë të bindur se rruga paqësore ka vdekur dhe shansi i vetëm mbetet ndeshja e armatosur. Madje nga shkalla e intensifikimit të goditjeve do të përcaktohet dhe ndërhyrja e jashtme. Ndihma e SHBA dhe Europës Perëndimore, do të ndihmojë në këtë rast ruajtjen e Kosovës, në rrugën e saj të pavarësisë, dhe do të regjistrojë shifra dëshmorësh si ato të Kroacisë dhe Bosnjës.
Digjen 150 ton cigare
Sulm në det mbi anijen libaneze të kontrabandës
Rrjet ndërkombëtar, kapet pas një muaji ndjekje. Vlera e mallit 5 milion dollarë
Forcat e policisë doganore bllokuan dje në orët e para të mëngjesit, teksa kishte hyrë 2 milje në ujrat tonë kombëtare, anijen libaneze “Lucky Mar”, pronë e shoqërisë me të njëjtin emër, e cila udhëtonte me flamur kamboxhian dhe mbartte rreth 150 ton cigare kontrabandë në hambarët e saj. E gjithë sasia e cigareve që kap vlerën e rreth 5 milion USD.
Prizren, një ushtar serb demonstron para gazetarëve uniformën e UÇK-së. Foto REUTERS
Kapën 2.5 kg kokainë
Rasti i dytë brenda tre javësh, dyshohet për rrjet
F 6
Dy shqiptare trafikante
Janë në listat e Milanos, kanë bërë tregti armësh
F 7
Gjithë avionët në ajër, nis manovra e madhe
Ja forca e shqiptarëve
F 3
Arrestohen tre, kishin vula doganash, ministrish, etj
Zbulohen super falsifikatorët
F 7