Bllokohet hyrja në Lazarat, mbërrijnë specialët nga Tirana
Faqe 2
Humbja e Millosheviçit
NGA SPARTAK NGJELA
Takimi Jelcin-Millosheviç u duk sikur kaloi në një formë të tij thjeshtë aleatësh dhe madje në media u përcoll sikur Millosheviçi mori garanci për të qëndruar në pozitat e tij. Por në të vërtetë politika që vërtitet në këtë ngjarje, patjetër që ka një vështrim më të ndryshëm. Së pari është rënia prej 30 përqind e bursës së Moskës menjëherë pas mbledhjes së dy ditë të Grupit të Kontaktit; pastaj është vizita e papritur e Jelcinit në Bon, mosangazhimi financiar i Bonit për ta ndihmuar në lidhje me rënien e bursës së Moskës dhe më në fund ftohtësia e të gjitha qarqeve financiare perëndimore për këtë çështje.
Në këtë vështrim, kuptohet se pozitat e Millosheviçit kanë qenë të pafavorshme. Megjithatë, ka edhe një arsye tjetër e cila mund të ketë qenë në favor të Millosheviçit: Është çështja e precedentit të ri që hapet në largimin e aleatëve të tjerë nga grav(it)acioni i Moskës. Deri tani kanë ikur Kroacia, Sllovenia, Polonia, Republika Çeke dhe Maqedonia, pasi kanë aderuar në Partneritetin për Paqe. Disa ditë më parë një gjë të tillë kërkoi edhe Bullgaria, kurse lufta në Jugosllavi kuptohet se mbetet një moment krahasimi ngaqë gjithë frika e Moskës qëndron te vendet baltike: Letonia, Lituania, Estonia. Në funksion të gjithë kësaj, ka të ngjarë të ngërthehet raporti Moskë-Beograd, por natyrisht dhe raporti Moskë-Perëndim. E pra, në gjendje të tillë ndodhet situata kur përpara disa ditësh NATO demonstroi në ajër nëpërmjet kufirit shqiptaro-maqedonas. Por, deklaratat e Andreas, ministrit italian të Mbrojtjes, të enjt(en), për formimin e dy brigadave italiane me ushtarë të paguar (profesionistë), brenda asaj se kjo forcë ushtarake formohet posaçërisht për luftën në Ballkan, të jep të kuptuar se Perëndimi nëpërmjet NATO-s e koncepton si serioz rrezikun e një konflikti me përmasa gjithballkanike, i cili do të ketë si shkak gjendjen në Kosovë.
Është e kuptueshme se në këtë hullí konfliktit dhe interesash, patjetër që hyn dhe politika shqiptare ose vetë shteti shqiptar dhe që gjithë popullsia shqiptare që gjendet në Ballkan, por si gjithmonë në përsëritje dukemi si të vonuar pasi dihet që kjo kohë duhet të na kish gjetur në një moment unik në lidhje me pozicionin, kërkesat dhe stabilitetin shoqëror në funksion të shtetit shqiptar. Megjithatë, gjithçka do të vendoset nga një teatër armësh, i cili nuk dihet ende, ose më mirë nuk mund të parashikohet se çfarë shkakëzimi do të marrë. Por ndërkaq, sidomos nga dita e fundit, kuptohet që pas SHBA-së dhe Britanisë, po vërehet se edhe Italia kërkon të angazhohet në çështje, politikë shqiptare është e detyruar të përqendrojë për të gjetur vetë brenda këtij vorbulle, që esencialisht është burimi kryesor i politikës së shenjtë, por të brenda kufijve të favorshme për Millosheviçin.
Nano: Me forcë kundër dhunës
Faqe 5
Fotos Nano dje mbi një avion luftarak gjatë manovrave ajrore në Rinas. Foto ARMANDO BABANI
Nano tremb ministrat
Nis bilanci dymujor i punës së kabinetit
F 3
Me UÇK në bisedime
Ibrahim Rugova, në krah të rezistencës
F 4
Armët, dyshim për doganat
Policia: Na mënjanuan nga operacioni në port
F 7
Vlorë, dënim me vdekje
Vrasësit e policëve, Apeli nuk ka mëshirë
F 11
Sonte në TV, ora 22.45, spektakli i artistëve shqiptarë në Athinë
Pas ndeshjes Hollandë-Kore Jugut, sonte, TV shqiptar do të transmetojë spektaklin e artistëve shqiptarë dhënë për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Shikuesit do të kenë rastin të shikojnë entuziazmin që përcolli stadiumin “AEK” e Athinës, ku qindra shqiptarë shoqëruan duke kënduar e vallëzuar spektaklin e organizuar nga “Koha Jonë”. Pra sonte mund të ndiqni artistët: Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Dashnor Diko, Bleona Qerreti, Françesk Radi, Ludmilla Babal(l)eku, Sejfulla Myftari (Cekja), Mirush Kabashi, Irini Qirjako, parodistët e Vlorës e Agron Llaka! Që të gjithë nën prezantimin e Kastriot Çaus(h)it e Bleona Qerretit, pa harruar regjinë e Mevlan Shanajt.
Pra sonte, në ora 22.45, fill pas ndeshjes së futbollit Hollandë-Kore Jugut mund të shikoni artistët tanë të cilët entuziasmuan emigrantët shqiptarë në Greqi.