Legjist rrëfen kontrabandën
“Mua dhe Cekën, Nano na largoi si komplotistë”
Faqe 2
Amerika, UÇK për Rugovën
NGA ANDI BETJA
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit bëri të ditur dje se SHBA do ta mirëpriste vënien e UÇK-së nën kontroll nga lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova. Kjo deklaratë vjen një ditë pas takimit të ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara Holbruk me përfaqësues të njësive të armatosura të UÇK-së. Ndërsa, Departamenti i Shtetit, kujdesset ta paraqesë takimin e parardhësive si të rastësishëm, e pranon se në një moment të përshtatshëm SHBA mund të vendosë kontakte të mirëfillta politike me të gjithë elementët e jetës politike kosovare. Midis të tjerave, këtë herë amerikanët janë shprehur fare hapur, se Departamenti i Shtetit nuk e konsideron aspak UÇK-në organizatë terroriste, çka do të thotë përveç të tjerave, që në Amerikë nuk ndalohet mbledhja e fondeve për këtë organizatë.
Ka shumë mundësi që këto deklarata të keqinterpretohen dhe të konsiderohen nga shqiptarët e Kosovës si mbështetje për UÇK-në që lufton për pavarësinë e Kosovës, apo dhe për më larg, bashkimin e saj me Shqipërinë. Amerikanët janë të detyruar ta zyrtarizojnë UÇK-në dhe ta afrojnë atë me Rugovën, jo vetëm për faktin se UÇK është një realitet që tashmë nuk mund të mohohet, por kjo është e vetmja mënyrë që mund të bëjë të efektshme bisedimet shqiptaro-serbe të inicura dhe të zhvilluara po nën hijen amerikane dhe në të njëjtën kohë, dhe mënyra më e mirë që amerikanët nëpërmjet Rugovës, “dajali” të tyre të përkëdhelur, të kenë qoftë dhe një kontroll të zbehët mbi njësitet e UÇK-së. Vajta e Rugovës në bisedime pa mandatin e shqiptarëve të armatosur të cilët kanë nën kontroll 30% të territorit të Kosovës do të ishte donkishoteske, jo vetëm për atë vetë, por dhe për faktorin ndërkombëtar që shpreson në zgjidhjen e situatës nëpërmjet dialogut. Ky hap i amerikanëve është dhe një përpjekje e fundit për të shpëtuar reputacionin në rënie të Rugovës dhe mosdaljen e tij përfundimisht nga skena politike. Ata e kanë lënë të hapur derën në të ardhmen për kontakte dhe me “elementët të tjerë”, çka nënkupton se nëse Rugova nuk do të jetë në gjendje të vërë nën kontrollin e tij UÇK-në, ai mund të zëvendësohet nga një shqiptar tjetër qoftë dhe me kallashnikov dhe me emër të UÇK-së-së në sup.
Një qëndrim të ngjashëm duket se po mban dhe qeveria shqiptare. Kryeministri në fund dhe qeveria Nano deklaroi para disa ditësh shqiptar Fatos Nano deklaroi se UÇK-së dhe qeveria shqiptare është dakord që UÇK-së në Rugovës. Arritmi i Rugovës dhe UÇK-së në një pikë do të sillte një harmoni të vërtetë në radhët e parë midis vetë UÇK-së, që nuk ka një strategji të mirëfilltë kombëtare, për gjithë shqiptarëve në Kosovë në përgjithësi, për gjithë ashtu dhe një harmoni të plotë midis qëndrimit amerikan dhe qeverisë shqiptare, harmoni që mund të jetë shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në të ardhmen.
Qeveria amerikane: “UÇK nuk është terroriste”
Një shqiptar i vjetër, dje pasi ka kaluar kufirin serbo-shqiptar
Foto REUTERS
Një shqiptar i vjetër, dje pasi ka kaluar kufirin serbo-shqiptar. Foto REUTERS