01/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 korrik 1998

Plas korrupsioni

Shpërthen zemërimi i Prokurorisë: Ja të dhënat dhe njerëzit e përlyer Shqipëria, rekord në Evropë për krimin ekonomik. Faqe 4-7 Shqipëria, rekord në Evropë për krimin ekonomik Faqe 4-7

Krimi i pandëshkuar

NGA BLENDI FEVZIU Një vit pas ardhjes në pushtet, Qeveria Nano ka mundësi të bëjë bilancin provizor të arritjeve dhe problemeve. Në një situatë të tillë, evidentimi i pikës së dobët të qeverisë është padyshim më i lehti. Nëse i referohesh një studimi të fundit të financuar nga Banka Botërore, të bërë publik dje, komenteve të shtypit, por edhe deklaratave të Meidanit dhe vetë Nanos, “thembra e Akilit” e Qeverisë mbetet problemi i korrupsionit dhe kontrabandës. Ky problem mjaft i ndjeshëm, armë e fuqishme e luftës së djeshme dhe të sotme politike, duket se është transportuar nga qeveria e PD në atë të koalicionit, me të njëjtin intensitet, për të mos thënë i shumfishuar. Vetë Kryeministri ka deklaruar dje në një konferencë kombëtare se ky fenomen është prezent dhe pas një parade arsyesh, ka deklaruar se masat e deritanishme kanë qenë kryesisht ato të kompletimit të aspektit ligjor. Jashtë logjikës së deklaratave, korrupsioni si edhe kontrabanda janë fenomene të prekshme, me të cilat, është i detyruar të përballet jo vetëm tregtari, njeriu i biznesit, por edhe qytetari i zakonshëm. Akoma më keq, ky fenomen ka mbërthyer në darën e tij disa nga personazhet më të rëndësishme të politikës dhe shtetit shqiptar dhe tanimë është bërë diçka e zakonshme që shtypi apo njerëzit të etiketojnë si kontrabandist, Kryeministrin, Zv.Kryeministrin, Ministrin e Financave apo atë të Brendshëm. Në këtë kaos akuzash, ajo që të bën më shumë përshtypje është indiferenca e personave të veshur me pushtet ndaj këtij loji. Natyrisht, korrupsioni ekziston dhe lufta e tij nuk është thjeshtë detyrë e gazetave, por në radhë të parë e politikës. Në qeveri ekzistojnë së paku dy struktura evidente, Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe Komisioni Qeveritar i Luftës kundër Kontrabandës. Asnjë personazh me influencë nuk është investiguar nga Kontrolli i Shtetit, edhe pse, së paku mbi shumë qeveritarë të djeshëm ekzistojnë akuza serioze. Akuza të bëra në fushata elektorale apo konferenca shtypi, nga ministrat dhe deputetët e sotëm të mazhorancës. Kësaj heshtjeje i shtohet edhe ajo e organeve të Prokurorisë dhe atyre të SHIK, të cilat duhet të jenë më elastikë dhe më efikasë ndaj një problemi të tillë, i cili është shndërruar në kazus të politikës së sotme. Deri tani, korrupsioni e kontrabanda mbeten një krim i pandëshkuar. Frenimi i korrupsionit dhe kontrabandës nuk mund të bëhet vetëm me hartime ligjesh, por në radhë të parë me masa konkrete, të cilave duhet t’ju nënshtrohen çdo njeri i akuzuar, pavarësisht nga statusi politik i shkruar apo i sotëm.

SHBA: Bëne mirë që takuam UÇK

Një shqiptar në tregun e armëve në një fshat të Tropojës. Foto REUTERS

Malaj mund të arratiset

Pritet mocion mosbesimi për ministrin e Financave. Deputeti i PS, Braho: “Kujdes se do iki jashtë” Kontrabanda do t’i nënshtrohet debatit parlamentar. Kontrabanda do t’i nënshtrohet debatit parlamentar Malaj mund të arratiset Pritet mocion mosbesimi për ministrin e Financave. Deputeti i PS, Braho: “Kujdes se do iki jashtë” “Nëse do të më lejonin dispozitat kushtetuese, unë do të ndërmerrja mocion mosbesimi ndaj ministrit Malaj”. Nuk ka dyshime deputeti socialist Spartak Braho, i njohur së fundi si anëtar luftarak i komisionit “Ngjela”, ministri i Financave duhet hequr. “Siç jam shprehur dhe disa ditë më parë në “Zërin e Popullit”, drejtuesit e ministrisë së Financave kanë ndërmarrë një sërë veprimesh antikushtetuese. F 5