“Të heqim Nanon”
Gati Konferenca e Jashtëzakonshme e PS. Do kërkohet shkarkimi i kryetarit
Brokaj: “Ai është i dëmshëm njësoj si Berisha” Faqe 3
UÇK të jetë në bisedime
Dje mbledhje e qeverisë, kryeministri për Kosovën
F 4
Fallco vula e Meidanit
Falsifikatorët kishin dhe siglën e Presidencës
F 6
Korrupsioni dhe kaosi
NGA ARTAN HOXHA Kur dy vjet më parë në Tiranë, shumë pranë zgjedhjeve të përgjithshme të Majit 1996, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “Aktiviteti Ekonomik Ilegal” iniciuar dhe mbështetur nga fondacione amerikane, opinioni publik shqiptar, i eksituar nga ethet e zgjedhjeve dhe të fajdeve, nuk arriti të perceptonte asnjë mesazh të saj. Veçanërisht klasa politike shqiptare, pozitë dhe opozitë, ishte me shurdhët dhe e verbër se asnjëherë tjetër. Berisha mbajti dhe një fjalim moralizues sikur ekonomia ilegale i takonte një kontinenti tjetër dhe jo Shqipërisë.
Në të vërtetë ky ka qenë edhe sinjali i parë që iu dha Shqipërisë nga komuniteti ndërkombëtar në mënyrë që institucionet e saj të drejtonin vëmendjen drejt korrupsionit dhe ekonomisë ilegale që po mbërthente vendin në përmasa të papara dhe që shpejt u shndërrua në një realitet institucional piramidal, i mbështetur moralisht nga politika, institucionet shtetërore, media dhe vetë shoqëria në tërësi. Inkriminimi moral dhe material u bë masiv.
Mbas dy vitesh në Tiranë flitet përsëri për korrupsionin dhe ekonominë ilegale. Klasa politike në pushtet është mjaft e hapur të mbështesë WB, OJQ-të dhe çdo institucion tjetër në iniciativat e tyre studimore mbi fenomenin, po aq sa është e hapur ndaj rekomandimeve dhe konkluzioneve të tyre. Korrupsioni nuk është më një temë tabu. Atë mund ta pranojmë, atë e trashëgojmë nga qeveritë e mëparshme, atë e ushqen mungesa e vlerave morale në shoqërinë e tranzicionit, por nënkuptohet se ai vazhdon dhe sot. Kryeministri duket i qartë në programin e tij afatgjatë kundër korrupsionit. Qeveritarë dhe deputetë të pozitës ndjehen optimistë dhe të vendosur të adoptojnë masa nga më të avancuarat. Opozita demokratike si gjithnjë nuk është prezente. Ajo gjykon vetëm të sotmen. Të shkuarën e ka mbyllur me një pranim me parë të disa gabimeve pa emër.
Deri këtu gjithçka shkon për bukuri. Pranimi i fenomenit dhe analiza e tij është një hap i madh pozitiv.
Të nesërmen e konferencës, ngjarjet zhvillohen si më parë, veçse ca më të ndezura. Programet harrohen. Pasionet shumëfishohen. Ato përfshijnë edhe më shumë politikën, institucionet, median, ndërsa publiku nuk pushon së telefonuari në emisionet e radiove apo TV private në çdolloj ore të ditës. Të gjithë akuzojnë të gjithë. Dhe të gjithë janë kundër korrupsionit. Të gjithë kërkojnë marrjen e masave më të forta kundër tij, të gjithë kërkojnë veprimin e ligjit. Pra të gjithë kundër të gjithëve. Të gjithë të korruptuar dhe të gjithë gjyqtarë. Procesi nëse shumë zhillohet në kohskat pa leje gjatë pushimeve të ndeshjeve të kampionatit, në çelat partizake të lagjeve, në rrethe shoqërore e familjare.
(vijon në faqe 3)
Akuzat për doganat, ikën Gëzim Bleta
Faqe 5 Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gëzim Bleta Foto GENT SHKULLAKU
Deputetët socialistë kërcënojnë me mocion
Malaj të japë dorëheqjen
Do të mblidhet grupi i PS: “Kërkojmë largimin e ministrit të Financave dhe ndryshime në qeveri”
Nuk ishte e lehtë të gjeje dje një mbështetës të bindur të ministrit Malaj në radhët e grupit socialist, pas informacionit të presidentit të Republikës në parlament. Po konturohej një mocion mosbesimi. “Ministri i Financave duhet të japë dorëheqjen para treguesve të këtij informacioni” - tha dje deputeti socialist, Hamdi Jupe, që ishte “betuar” se do të kërkonte mocion që dy muaj më parë. F 5
Teta shkurton komisariatet
Në rrethe, drejtori me një rajon policie
F 7
Treni vret dy gra
Durrës, në qeli roja i traut të shinave
F 11
Festohet një vjetori i radio "KOHA"
Dje u festua një vjetori i radios së parë private, radio "KOHA". Merrnin pjesë gazetarë nga të gjitha organet e medias si dhe të trupit diplomatik.
HARRI LENA
SH.P.K. GJIROKASTËR
Ju ofron ujin natyral, mineral ZAGORI Prodhim i garantuar Për të gjitha moshat Më i përshtatshmi për organizmin tuaj Tel & Fax 0726 3612.