Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 3 Korrik 1998

Skandal me islamikët

Nga burgu në arrest shtëpie. Policia: Faji i gjykatës, ishin të rrezikshëm Arratisen nga Shqipëria dy egjiptianët e kërkuar nga CIA Faqe 7
Shqipëri

Suksesi i pamjaftueshëm

NGA FATOS BAXHAKU NATO dje ka zbarkuar në Shqipëri. Vetë Solana ka mbërritur me avionët e rëndë ushtarakë të grupimit më të fuqishëm të botës, në Rinasin që zhurmonte nga vapa dhe nga kënga e gjinkallave. Takimet janë realizuar sipas planit, liderët shqiptarë e të huaj u kanë buzëqeshur njëri- tjetrit përballë blicave të fotoreporterëve të shumtë, më pas janë shkëmbyer deklaratat e politësës dhe kështu është mbyllur një ditë e ngjeshur politike. “Me Nanon jemi të kënaqur”, kështu është shprehur lideri spanjoll i NATO-s, sipas burimeve zyrtare. Një zyrë e veçantë do të hapet së shpejti në kryeqytetin shqiptar. Një hap që NATO ka vendosur ta hedhë duke parë rritjen e frikshme të përgjakjes në Kosovë. Ardhja e Solanës, fjalët e tij pozitive për Nanon dhe për qeverinë e tij, hapja e zyrës së re, të gjitha këto nuk mund të mos cilësohen si sukses diplomatik i Nanos dhe njerëzve të tij. Por që dje mund të shtrohej pyetja: A mjafton vetëm kaq? Pyetja bëhet edhe më këmbëngulëse nëse rikujtojmë thelbin e mesazhit që lëshoi dje NATO me gojën e kryetarit të saj: Në Kosovë nuk do të ndërhyjmë. Nga vendet e përzhitura nga zjarri i armëve të serbëve vazhdojnë të mbërrijnë lajme alarmante vrasjesh të tjera. NATO nuk do të ndërhyjë, të paktën tani shpejt, në Kosovë. Milosheviçi dhe të tijtë do të vazhdojnë të shtrëngojnë unazat e dhunës, ndërsa kosovarëve, Rugovës, UÇK-së, vetë diplomacisë shqiptare, do t’u duhet që të vazhdojnë të vuajnë nën peshën e të qenit vetëm, ndonëse njerëzit e NATO-s do të vazhdojnë të vëzhgojnë. Duke sikur, pas fjalive të para bombastike në favor të shqiptarëve dhe pas akuzave, nganjëherë edhe të hapura ndaj aleatëve të serbëve, qëndrimet e vjetra shekullore që mbajnë në këmbë ekuilibrat e brishta ballkanike kanë këmbëngulur të vendosin edhe një herë fatin e popullit më fatkeq të kontinentit të vjetër. Shqiptarët edhe një herë e kanë parë veten të vetmuar. Një zyrë, disa buzëqeshje dhe përsëritja e një mësimi që e dinë të gjithë. Më mirë pajja se sa lufta- të gjitha këto tingëllojnë si përsëritja e një cikli të vjetër të historisë. Dikur të vetmuar shqiptarët arritën të shpëtojnë atë grusht mbijetesa atdheut të tyre pas gumëzhimave tragjike. Tani, kur mungojnë vetëm dy vjet nga mijëvjeçari i ri, kohët kanë ndryshuar. Por me sa duket nuk kanë ndryshuar aq sa të ndjehemi krejt optimistë. Atëherë ne duhet të mjaftohemi me kënaqësinë që na japin sukseset e vogla. Si ai i djeshmi i Nanos për shembull,
Fatos Baxhaku Solana Nano Milosheviçi Ibrahim Rugova Shqipëri Rinas Kosovë Ballkani

Ruçi kundër Meidanit

Korrupsioni, kreu i shtetit të mbledhë qeverinë Sekretari i PS: “Presidenti ka vetëm fjalë. Nëse ka prova t’i drejtohet drejtësisë” “Presidentit Meidani i intereson që në Shqipëri të mos krijohen institucione që të luftojnë korrupsionin, por të mbyllen fjalë për korrupsionin”. Është sekretari koordinativ i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, që hodhi dje rrufe e mëdha ndaj kryetarit të shtetit, pas një informacioni që ky i fundit i ka dërguar deputetëve në lidhje me zhdoganimentet. F 3
Gramoz Ruçi Meidani Harri Lena Shqipëri

Njoftime të faqes së parë

Zv.kryeministri për të pakënaqurit në PS Fino: Brokaj destabilizues F 3 Reagon Parlamenti pas akuzave për SHIK-un Të gjendet Gazidede F 2 Skandali i foshnjave, edhe nëntë zhvarrime Hetime në varreza F 9 Elbasan, moti i nxehtë shkakton viktima Tani, vdekje nga vapa F 11
Fino Brokaj Gazidede Elbasan

Reklama dhe njoftime

EKSPRES SPORT I PËRDITSHËM PËR “FRANCË '98” HARRI LENA SH.P.K. GJIROKASTËR Ju ofron ujin natyral, mineral ZAGORI Prodhim i garantuar Për të gjitha moshat Më i përshtatshmi për organizmin tuaj Tel & Fax 0726 3612
Harri Lena Gjirokastër Francë