08/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 korrik 1998

Lamtumira e Berishës

Fajtor për ngjarjet e marsit, merr peng gjithë partinë Faqe 5

Nano mes dy zjarresh

NGA ARBAN HASANI Duket se nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën lajmi i një votëbesimi të detyruar për Nanon në Partinë Socialiste dhe llogoret e ndara për çështjen Malaj. Por në fakt, të hapura paralelisht, dy momentet e jetës politike shqiptare rëndojnë në një pikë të vetme dhe thel-lëvore. A do të mundet Fatos Nano të qëndrojë edhe më tej në krye të PS-së dhe qeverisë shqiptare? Mbi këtë mundësi, tani tepër të diskutueshme, fraksionet dhe rymat, mbështetësit dhe kundërshtarët, po formulojnë strategjitë e tyre. Rrjedhimisht edhe loja e kontrabandës ka vetëm një qëllim: sa do ta dobësojë ajo kryeministrin shqiptar kur në prag ka votëbe- votëbesimin e detyruar partia prej forcës së statutit. Kundërshtarët e Nanos mbeten gjithnjë të bindur se kryetari i PS-së nuk do të ndihet për votëbesimin e tij në Partinë Socialiste për aq kohë sa nuk do të bëhet zhurmë. Ata besojnë se Nano do të vazhdojë të udhëheqë socialistët deri sa dikush të bërtasë se është shkelur statuti, i cili parashikon që në gushtin e 1998, kryetari i PS të votohet edhe një herë prej Konferencës Kombëtare ose Kongresit. Duke ditur këtë “dobësi” të Nanos, kundërshtarët nuk kanë ndër mend të flasin, të paktën për aq kohë sa të gjejnë një kandidaturë të përshtatshme, e cila të përballët realisht me kryetarin aktual. Koha më e përshtatshme për ta do të ishte periudha pas miratimit të kushtetutës, moment oportun për të zëvendësuar kryeministrin pa efekte elektorale. Dhe në atë kohë do të zbulojnë se “mbreti është lakuriq” dhe ka shkelur me të dy këmbët statutin e partisë. Për të arritur deri te akti final i një votëbesimi real të Nanos, me studiues të konsoliduar dhe të lançuar në mbi katër muaj kohë, kundërshtarët kanë nxjerrë në dritë dosjen e madhe të kontrabandës. Për muaj me radhë ata parashtrojnë ta lodhin shefin aktual të qeverisë me shifra të tmerrshme korrupsioni, të vjelura pa asnjë lodhje, zyrave të atrofizuara të shtetit. Kështu ata shpresojnë të mbajnë lart tensionin e vjedhjes dhe kontrabandës, për të larguar vëmendjen nga një votim i thjeshtë, vlerë që do siguronte Fatos Nanos edhe dy vjet të tjera qëndrimin në krye të socialistëve. E vetmja mënyrë që Nano të mos gjendet “lakuriq” është të shkojë tani përballë votës, kur është e vetmja figurë e qëndrueshme në PS pa asnjë alternativë. Në të kundërt, është shumë e vështirë t’i bëjë ballë dosjeve panbarim të doganierëve dhe zyrtarëve që publikun do ta serviren çdo ditë, me qëllimin e vetëm që ai të largohet nga PS. Megjithatë, Nano është i vetmi që mund t’i shpëtojë socialistët nga përçarja dhe humbja e pushtetit.

Skandal- Shqipëria pa burgje, qelitë plot Kriminelët në liri

Skandal- Shqipëria pa burgje, qelitë plot Kriminelët në liri F 7

Statuti i PS kërkon: Mandat për kryetarin Nano pret votimin

Statuti i PS kërkon: Mandat për kryetarin Nano pret votimin F 3

E kishin rrëmbyer për

Provokacionet serbe, kufiri në alarm

Faqe 4 Foto REUTERS Ushtarë shqiptarë në stërvitje në Skurraj, Laç

Vihet nën kontroll edhe firma piramidale “2K”

Dje u mblodh grupi qeveritar i punës për transparencën Dje, pas polemikave të shumta dhe të egra në shtyp në lidhje më piramidën e vjetër, por të “harruar” qëllimisht, me emrin “2K” me president Koço Kokëdhima u mblodh grupi qeveritar për kontrollin e firmave piramidale. Ai u drejtua nga zv.kryeministri Bashkim Fino. Gjatë mbledhjes pati diskutime edhe për disa probleme të tjera që kanë lindur gjatë kësaj periudhe dhe u vendos ti rekomandohet mbledhjes më të parë të Qeverisë për fillimin e kontrollit edhe për disa firma piramidale që kanë rezultuar nga kontrolli i zotit Farudin Arapi. Megjithë ndërhyrjet e shumta miqësore kontrollit nuk do ti shpëtoj as edhe firma “2K”, e cila ka pas vetes një grup politikanësh të fuqishëm dhe qarqesh financiare. Ndërkohë ka fituar disa tendera nga ministritë, por përsëri nuk shpëtoi pa iu nënshtruar kontrollit. Me sa duket kryeministri Fatos Nano nuk po kursen as edhe një nga bashkëpunëtorët e tij që rezultojnë të përzier në korrupsion apo kontrabandë.

Kokëdhima tek Meidani

Mbrëmë në Presidencë Në ora 19.30 vetura e presidentit të firmës piramidale “2K”, e cila ka marrë kapitale dhe letra me vlerë nga popullata, u fut në Selinë e Presidentit të Republikës, zotit Meidani. Fill pas tij duke nxjerrë tym, si një rrangallë, u fut edhe vetura e Këshilltarit Politik të Presidentit z.Preç Zogaj. Oficeri i shërbimit i deklaroi gazetarit të “KJ” se Kokëdhima është në zyrë me Meidanin dhe po pinë kafe. Saktësojmë se edhe në vitet 1996 në zyrën e ish-Presidentit Berisha në të njëjtën zyrë bis...

Vendim i papritur/ Këshilli i PD voton për largimin përfundimtar nga Parlamenti

Ndalon priet votimin

E kishin rrëmbyer për ta bërë prostitutë Përdhunoh(et) 13 vjeçarja F 6 Përçahet koalicioni pas letër së Presidentit Gjinushi me Meidanin F 3