faqe 6
Armet e kapura në portin e Durrësit. Foto A.BABANI
PD zhgënjen botën
NGA GAVROSH LEVONJA
Nuk kishte asnjë dyshim se organizmat ndërkombëtare, në radhë të parë ato që janë të pranishme në Shqipëri, do të reagonin negativisht ndaj lëvizjes së fundit të PD-së për të bojkotuar parlamentin. Kjo u shpreh edhe në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësia e OSBE dhe përfaqësuesi i Këshillit të Evropës në Tiranë. Faktikisht, vendimi i marrë nga PD dy ditë më parë përbën një sfidë të hapur ndaj vetë pranisë së përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Kjo, pasi misioni i tyre ka si qëllim mbështetjen e përpjekjeve për një rikthim të vendit në normalitet, kapërcimin e klimës së mosbesimit që ekziston ndërmjet forcave politike të krahëve të kundërt si dhe ndërtimin e një debati politik konstruktiv për zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen, natyrisht, brenda institucioneve që tashmë konsiderohen legjitime. Mirëpo, rikthimi edhe një herë tek ama e bojkotit duke qenë në kundërshtim me objektivat e mësipërme, natyrisht do të përbënte një shqetësim tepër serioz për përfaqësuesit e OSBE dhe të Këshillit të Evropës pasi në fakt është një hap i madh prapa. Për më tepër, vendimi i PD-së për t’i thënë “lamtumirë” parlamentit u mor vetëm pak ditë pas përfundimit të misionit të dytë treparlamentar në Tiranë, i cili nuk mungoi të vlerësonte hapat pozitive të bëra gjatë këtyre muajve që pas vizitës së parë të tij. Dhe, një gjë e tillë, veç shqetësimit nuk ka si të mos ngjallë edhe zhgënjim e habi të madhe tek anëtarët e delegacionit treparlamentar, të cilët pas largimit nga Tirana kanë menduar se tashmë punët janë vënë në vijë. Por pasojat negative që mund të rrjedhin nga braktisja e parlamentit prej PD-së dhe kthimi i saj tek varianti e rrugës, komprometon dukshëm shpresat e faktorit ndërkombëtar lidhur me kontributin që mund të jepte Berisha dhe partia e tij duke mbështetur përpjekjet e gjithanshme për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Gjatë kohëve të fundit, selia e PD-së është vizituar rregullisht nga të gjithë personalitetet e angazhuar në këtë drejtim. Për këtë arsye, nuk është aspak çudi që vërejtje dhe sugjerime për të reflektuar ndaj vendimit për t’ia ikur nga parlamenti, PD-së dhe Berishës t’i vinë dhe nga drejtimet e tjera, në radhë të parë nga SHBA. Veç këtyre, duke qëndruar gjithmonë tek ndikimi i hapit të PD-së në bashkësinë ndërkombëtare, një e keqe tjetër është se pas kësaj, PD favorizon daljen e pozitës si i vetmi bashkëbisedues i faktorit ndërkombëtar për probleme të ndryshme.
Me tanke kontrabandës
Kordon policor në doganat e jugut
Me tanke kontrabandës
Bllokohet kufiri me Greqinë, kontrolle të forcave speciale. Me dhjetëra maune kthehen mbrapsht
Pas akuzave për korrupsion të hedhura ndaj institucionit të doganave, duket se është policia ajo që ka vendosur të bëhet pengesë gjigande për fenomenin e kontrabandës. Për herë të parë, ndodh që në rrugët nacionale të Shqipërisë mos ketë lëvizje të kamionave me mall kontrabandë apo zbarkim të anijeve në bregdet. Qindra forca policore të rendit dhe speciale janë angazhuar dje dhe pardje në Korçë, për të frenuar kontrabandën.
F 7
Ndodhta atentat, Garda ndalon 30 vetarin
Futet natën në vilën e Nanos
F 6
Berisha u nxito ve!
Meidani kundër bojkoti, i bën thirrje opozitës
F 5