Nano: Malaj nuk do hiqet
Përpjekjet për të çarë koalicionin janë korrupsion politik
Intervistë e kryeministrit: “Berisha nuk do të ketë fatin tim të Bënçës”
Faqe 3
Goma e shpëtimit
NGA GAVROSH LEVONJA
Nuk ekzistonte as më i vogli dyshim se Berisha dhe të tjerë nga radhët e partisë së tij, që pritej të vishen përballë akuzash lidhur me ngjarjet e marsit të vitit të kaluar, do të hidhnin poshtë gjithçka. Jo vetëm kaq, por çdo kërkesë që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij t’i jepeshin drejtësisë, do të ishte një rast ideal për liderin e PD-së, për të kundërshtuar duke vënë në përdorim vlerësimet e tij të preferuara, të “revanshit komunist”, “antikushtetushmërisë”, etj, në adresë të kundërshtarëve të tij në pushtet. Por, pavarësisht nga llogaritë që mund të jenë bërë nga lidershipi i PD-së, zgjedhja e një varianti të tillë, ka një të keqe të madhe pasi do të bënte shpejt të besueshme tezën se Berisha synon t’i japë karakter politik çdo hapi që mund të ndërmerret lidhur me hetimin e rolit dhe përgjegjësive të tij në ngjarjet e njohura të vitit të kaluar. Dhe, ashtu siç është bërë e modës këto vite në Shqipëri, politizimi në këtë rast, përdoret si një gomë shpëtimi. Duke mos vënë në dyshim ngarkesat emocionale e politike në vlerësimet e komisionit “Ngjela”, vendimi i rrufeshëm për të dalë nga parlamenti, me t’u bërë e njohur përmbajtja e raportit të këtij komisioni, komprometon dukshëm tendencën e Berishës për politizim. Për më tepër, një reagim i tillë, binte edhe më shumë në sy po të kihej parasysh fakti që njerëzit e PD-së, nuk e kishin njohur për asnjë moment komisionin në fjalë, të cilin vetë Berisha, që në fillim, e kishte cilësuar si Komisioni “Makarti” si dhe duke mos dërguar përfaqësues në të. Pra, në fund të fundit, lideri i PD-së nuk kishte pse të shqetësohej deri dhe të vendoste për të bërë divorç me parlamentin për shkak të punës së një komisioni të tillë ai e kishte injoruar. Nga ana tjetër, reagimet e tanishme nga radhët e PD-së, lidhur me mundësinë e një procedimi të Berishës me shokë, kontrastojnë me deklaratat e tij, të cilat nuk mungojnë edhe tani, ku shprehet gatishmërinë për t’i hequr vetë çdo lloj imuniteti dhe për të qenë i hapur përballë çdo fakti, dëshmie a dokumenti, me të cilat do të tentohet të provohet fajësia e tij.
Duke gjykuar nga kjo, për Berishën do të ishte krejt normale që ky vetë të kërkonte t’i nënshtrohej një procesi gjyqësor të rregullt, ku fare lehtë mund të provonte pafajësinë e tij. Nga ana tjetër, një gjykim i Berishës do t’i jepte të drejtën PD-së të kërkonte të njëjtën gjë edhe për politikanë nga radhët e PS-së dhe aleatëve të saj, për të cilët, liderët demokratë kanë deklaruar se kanë fakte dhe prova konkrete se janë përgjegjës për ato që ndodhën një vit më parë.
Demirel fal 5 milion dollarë për ushtrinë
Faqe 4
Meidani dhe Demirel në aeroportin e Rinasit. Foto GENT SHKULLAKU
Berisha bën sfidë
Kryetari i PD: Nuk shkoj në prokurori
F 5
Pas Bletës, gati lista
Prokuroria vendos: Nën hetim krerët e doganave
F 9
Rezervistët nën armë
Lufta në prag, thirren ushtarë edhe me pagesë
F 4
Alimuca në Kushtetuese
Kërkohet shfuqizimi i vendimeve kundër VEFA
F 7
Çeka nxjerr dosjen
Për herë të parë në publik materiali i shumëpërfolur. Malaj reagon: “Meidani është intrigant”
Ministri i Financave përballë akuzuesit
Ish-Ministri i Brendshëm zbardh për herë të parë publikisht dosjen e kontrabandës dhe akuzon Bletën se ka bërë kërkesa të paligjshme. Neritan Ceka ka dhënë përpara shtypit dje pjesë nga materiali që ai ka marrë te Presidenti Meidani, material i cili i është dërguar edhe prokurorisë. Sipas dosjes që ka nxjerrë Ceka, duket qartë se divizioni XXI i ka paralajmëruar qartë doganat shqiptare për çka ndodh por nuk është se janë marrë masat e nevojshme.
F 2