Policia zbulon një organizatë mafioze italo-shqiptare nën emrin: Shqipëtarët akuzohen për përfshirje në një rrjet kriminal. Faqe 6
Policia zbulon një organizatë mafioze italo-shqiptare nën emrin:
Mafia e Shqiponjave
Shqiptarët akuzohen për përfshirje në një rrjet kriminal
Faqe 6
Sfida e korrupsionit
Ka disa ditë që në jetën politike shqiptare çështja korrupsion po eclips(on) çështjen Kosova.
NGA FATOS LUBONJA Ka disa ditë që në jetën politike shqiptare çështja korrupsion po eklipson çështjen Kosova. Tashmë po del gjithnjë e më qartë se ajo që shtypje e quan lufta ndaj korrupsionit është luftë midis dy grupimesh politikanësh të koalicionit në pushtet. Është grupimi që ka në krye kryeministrin Nano dhe beniaminin e tij Fino, Malaj etj. si dhe ai që ka për kryeprotagonist Cekën, por në krah të të cilit duket se qëndrojnë edhe figura të tjera të larta të politikës shqiptare, duke mos përjashtuar edhe presidentin Meidani. Opinioni publik, duke ndjekur këtë ndeshje që po ravijëzohet gjithnjë e më qartë, shtron pyetjen: Cili është motivi i akuzave të ndërsjella: lufta për të ndërtuar një shtet më të drejtë, lufta për pushtet apo lufta për të kontrolluar rrjetin e korrupsionit? Shqiptarët, të zhgënjyer siç janë me politikanët e tyre, gjithnjë duke besuar se në akuzat ndaj grupimit të kriministrit ka shumë të vërteta, priren të besojnë se grupimi tjetër motivohet nga pushteti apo kontrolli i rrjetit. Kjo ndjeshje nxjerr në pah edhe një problem të madh politik. A do të jetë ajo dobiprurëse për vendin apo do ta degradojë politikën shqiptare siç e kanë degraduar deri më sot pasionet e pafre të politikanëve shqiptarë? Pra, a do të kanalizohet kjo ndjeshje në një kontroll që i bëjnë institucionet njëri-tjetrit, apo do të degjenerojë në urrejtje dhe lufta pa princip që kanë sjellë më pas neodiktatura apo anarki. Nano duket se është i interesuar që kjo ndjeshje të mos degradojë. Për këtë në një anë përsërit thirrjen për gjithëpërfshirje, në anën tjetër synon të nxjerrë në minorancë të papërfillshme kundërshtarët e egër. Para dy-tre javësh ai mori pjesë edhe në një konferencë mbi korrupsionin ku e pranoi se korrupsioni është një plagë e madhe e administratës së tij dhe shprehu angazhimin për ta luftuar atë. Mirëpo duket se pak vëmendje i ka tërhequr atij një konkluzion i asaj konference që i referohej opinioneve të figurave të shquara botërore se cilat janë mjetet më efikase në luftën kundër korrupsionit. Sipas këtyre, mjeti i parë i fuqishëm në luftën e korrupsionit është shembulli i liderëve. Me po kaq pikë vinte në vendin e dytë dënimi i të korruptuarve. Nëse përsa i përket “shembullit të liderëve” vlerësimet mund të jenë subjektive, përsa i përket “dënimit të të korruptuarve” statistikat janë të qarta: Korrupsioni paralizon ekonominë shqiptare duke frenuar investimet e huaja, shkatërron dhe po shkatërron urbanistikën, vlera historike, ekologjinë, bregdetin, shkatërron dhe po shkatërron çdo vlerë morale të shoqërisë, por përpëndit shpresën në të ardhmen e këtij vendi e megjithatë askush nuk është dënuar, madje Nano vazhdon të predikojë mosdënimin. Kjo, pa dyshim, i bën atij mjaft pikë edhe në atë që quhet “shembulli i liderëve”. Çështja e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri nuk është çështje e luftës kundër kontrabandës për të mbledhur disa para më shumë për shtetin, por të mbledhur disa para më shumë për shtetin, por të mbledhur besimin tek politika dhe politikanët, që s’ka ekzistuar kurrë në Shqipëri, prandaj dhe është një nga sfidat më të mëdha të politikës shqiptare.
Geka e Nano pajtohen
Kryetari i PAD, takim me kryeministrin
F 3
Meidani: Mafia në Shqipëri
Presidenti akuzon PD, por edhe strukturat aktuale
F 4
“Më akuzon se i pushova kushëririt nga puna”
PS akuzon: Teta ka marrë 10 milion
Ministri i Brendshëm Perikli Teta
Foto GENT SHKULLAKU
Ministri i Brendshëm Perikli Teta; Foto GENT SHKULLAKU
Do eleminonte Nanon?
Një kosovar kapet brenda në vilën e kryeministrit
Faruk Mazreku, me banim në Beograd, dyshohet si vrasës në shërbim të një agjenture të huaj
Një kosovar kapet brenda në vilën e kryeministrit
Do eleminonte Nanon?
Faruk Mazreku, me banim në Beograd, dyshohet si vrasës në shërbim të një agjenture të huaj
Rrezikohet jeta e kryeministrit shqiptar Fatos Nano. Të martën në mbrëmje, një kosovar ka mundur të depërtojë brenda ambienteve të vilës 30, ku banon kryeministri me familjen e tij, por është bllokuar nga rojet e Gardës së Republikës. Dje zyra e shtypit e ministrisë së Rendit Publik, ka bërë të ditur incidentin e rëndë që ndodhi në orët e vona të së martës. Faruk Mazreku, 19 vjeç me origjinë kosovare dhe banues në Beograd, u kap nga ushtarët roje të ndërtesës.
F 7
në Shqipëri
nga puna”
Bleta, padi për Cekën
F 3
Otranto, evitohet tragjedia në gomone gra e fëmijë
Shpëtojnë 11 shqiptarë
F 6
Atentat në shtëpi shefit të Malësisë së Madhe
Tritol ndaj kryepolicit
F 10