17/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 korrik 1998

Ja piramidat e fundit

Qeveria: Firma 2K të përfshihet në procesin e transparencës Faqe 2

Parlamenti përballë UÇK

NGA ANDI BEJTJA Dje, për herë të parë u mblodh në Kosovë parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 22 marsit dhe Rugova bëri betimin si President i Republikës së Kosovës, në një përpjekje për të forcuar pozitat e tij, që kanë rrëshkitur ndjeshëm pas daljes së UÇK-së në skenë dhe pas një “legalizimi” gjysmë zyrtar që i bëri kësaj të fundit SHBA. Me këtë hap Rugova dhe partia që ai udhëheq, më shumë se sa për funksionimin e institucioneve të Kosovës, ka menduar për vënien nën kontroll të UÇK-së dhe për ta paraqitur atë si ushtri të republikës. Ky mund të konsiderohet dhe shansi i fundit i tij për të patur një pushtet efektiv dhe në të njëjtën kohë shansi i fundit që fjala e tij të zërë peshë në bisedimet e ardhshme me serbët. Por, UÇK e ka bërë të qartë se jo vetëm nuk do ta pranojë Rugovën si lider të saj, por gjithashtu ajo nuk njeh as zgjedhjet e 22 marsit. UÇK që tani kontrollon gati gjysmën e territorit të Kosovës ka theksuar se zgjedhjet e para në Kosovë do të mbahen vetëm pasi Kosova të jetë e çliruar plotësisht. Pavarësisht nga kjo, mund të thuhet se dalja e UÇK-së në skenë ka riaktivizuar dhe e ka kthyer pacifizmin pasiv të Rugovës në pacifizëm aktiv. Ka shumë mundësi që në Prishtinë tani të zhvillojë aktivitetin e saj dhe Qeveria e Kosovës në ekzil dhe taksapaguesit shqiptarë t’i derdhin të ardhurat në arkën e Kosovës dhe jo të Jugosllavisë. Por dita e djeshme, nga “ditë historike” mund të kthehet në “ditë sherri” nëse UÇK, Rugova dhe elementët e tjerë politikë të jetës kosovare nuk merren vesh dhe nuk koordinojnë veprimet me njëri-tjetrin. Fundja fundit, tani çelësin e paqes apo të luftës në Kosovë nuk e ka Rugova dhe as vetëm Millosheviçi; çelësin për Kosovën duket se e ka në dorë UÇK. Do të ishte qesharake që parlamenti i Kosovës të zhvillonte aktivitetin e tij të përditshëm dhe ushtria që kontrollon gjysmën e territorit ta shikonte atë me dylbi. Nga ana tjetër, burimet të besueshme bëjnë të ditur se edhe midis vetë UÇK ka segmente që kanë orientime politike të ndryshme. Nëse këto forca nuk arrijnë të bashkëpunojnë, ka shumë mundësi që Kosova edhe nëse çlirohet, të kthehet në një mini- Afganistan ku shqiptarët do të hajë kokën shqiptarit. Më e mira do të ishte harmonia dhe politika e përbashkët, por nëqoftëse kjo nuk arrihet, një shqiptar duhet t’i lëshojë rrugën shqiptarit tjetër. Dhe ky shqiptar padyshim do të duhej që të marrë dhe bekimin nga jashtë.

Mblidhet parlamenti, Rugova bën betimin

Ibrahim Rugova duke dalë dje nga selia e parlamentit në Prishtinë Foto REUTERS Ibrahim Rugova duke dalë dje nga selia e parlamentit në Prishtinë. Foto REUTERS

Nano sugjeron zgjidhjen e Vranickit në vitin ’97

UÇK si komitetet kundër Berishës F 5

Makina e kapur në Kavajë nuk ishte e kryeministrit

Benzi i Nanos në Mal të Zi F 7

Bleta: Unë dhe Malaj nuk morëm shpërblim

Ja si janë ndarë 100 milion lekë F 3

Manifestim i paligjshëm, policia bën ndalime

Berisha e PD, në bulevard F 2

Policia: Rrjet kriminal midis dy shteteve

Dollarë fallco që nga Zvicra F 7

Ceka e Legjisi, 4 milion

Teta kundërshton grupin parlamentar të PS: “Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë” Zv/ministri i Rendit tregon shpërblimet Titullarët e ministrisë së Rendit i kanë marrë shpërblimet, por gjithçka sa qëndron brenda ligjit. E ka pohuar dje zv.ministri Ilir Çano, me revolten ndaj akuzave të deputetëve socialistë se ai dhe kolegët e tij nuk kanë shkelur asnjëherë ligjin. Ligji që e kanë miratuar vetë ata deputetë. “Shpërblimet janë ndarë sipas kritereve të përcaktuara me një vendim të Këshillit të Ministrave - shpjegoi Çano F 3

Këshilli i Ministrave vendos- Kontroll dhe administrim për firmat e mbetura rentiere