Koha Jonë
25 korrik 1998
Shqipëria në zgjedhje
Kryeministri: Sali Berisha, lider i historisë së paguar. Faqe 3
Kryeministri: Sali Berisha, lider i historisë së paguar
Faqe 3
Përsëri votime
NGA ENKEL DEMI Ndërsa Partia Demokratike bojkoton edhe pushtetin lokal pas Parlamentit, socialistët duket kanë vendosur t’u përgjigjen me të njëjtën monedhë kundërshtarëve. Mbledhja e tyre e KPD nxorri idenë se dhe janë të vendosur dhe nuk mund ta lënë pa e përballuar sfidën e zgjedhjeve lokale. Në fakt, socialistët janë të bindur se një palë zgjedhje tani do t’u japin fitore, megë eksperienca e zgjedhjeve të pjesshme i bën optimistë. Por, në sherrin e djeshëm në KPD pak kush u duk i interesuar të dinte nëse këto zgjedhje janë të gjetura në kohë. Madje, kush guxoi ta thoshte një gjë të tillë u akuzua si propagandist. Ndërsa në Kosovë hapen varre masive, vriten gra e fëmijë, shteti amë e ka mendjen te zgjedhjet kontraditat e brendshme politike, pavarësisht se sloganet me sens nacionalist janë prezente përditë. Nëse sot flasim për zgjedhje lokale, në radhë të parë duhet të kemi parasysh se andej nga ana tjetër e kufirit, po flitet për gjëra më kardinale, si pavarësi, bashkim, e të tjera si këto. Kush do të jetë promotori i zgjedhjes së këtij halli kombëtar. Shqipëria duket ka merakun e zotit Berisha që ka zbritur në rrugë me gjithë sojin e vet, ndërsa Kosova ngjan ende si problem i jashtëm i këtij shteti, dhe i brendshëm i një shteti që flet serbisht. Në rast se në këtë moment do të ketë zgjedhje lokale njerëzit që rriten në Kosovë do të kenë të drejtë të na mallkojnë, se spitalet tona cofëtirë pak u dukën pa mbështetjen e politikës së shtetit, aq bukur të quajtur “Amë”. Bashkim Fino, njeriu që përgjigjet në Qeveri për pushtetin lokal dje ka thënë se këto zgjedhje vetëm sa do të vonojnë funksionimin e këtij pushteti, por ndërkohë ka paralajmëruar që ligji shqiptar parashikon që në një periudhë të caktuar bojkoti bëhen automatikisht zgjedhje. Afërherë e opozita, që rastësisht ka dhe emrin demokratike, mjaft të llogarisë kohën e duhur të bojkotit dhe shqiptarët në rresht e kanë mundësinë e fundit të kandit treguar në votime. Pikërisht këta të fundit kanë treguar në votime. Pikërisht këta të fundit kanë treguar me zgjedhjet e pjesës lokale që vetëm zgjedhjet nuk i kanë për fort në zemër gjatë kësaj periudhe postdestruktive. Përqindja e ulët në zgjedhjet e fundit tregoi se mosfunksionimi ja qytetarë e vetëdijshëm që në këtë mënyrë. Atëherë me ç’të drejtë këta palo politikanë që sot kërkojnë zgjedhje do të ridërgojnë shqiptarët në kuti dhe të nisin ato fushatat e tyre agresive me sharje dhe njerëz të paguar për një copë bukë. Në fund fare zgjedhjet duan para për t’u bërë. Kush do t’i japë ato? A janë të gatshëm organizmat ndërkombëtarë të paguajnë edhe një herë për një katrahurë elektorale shqiptare? Vështirë. Megjithatë në PD kërkojnë zgjedhje dhe në PS nuk ta prish kush për këtë punë.
Deputeti bojkoton UÇK, nuk e la Nano
faqe 2
Një polic shqiptar duke arrestuar një refugjat nga Kosova në Tropojë
Foto REUTERS
Një polic shqiptar duke arrestuar një refugjat nga Kosova në Tropojë. Foto REUTERS
Arrestohet një maniak seksual
E zhvishte dhe luante me trupin e saj. Vogëlushja shpëton nga përdhunimi
Arrestohet një maniak seksual
Viktima, një 6 vjeçare. Vajza ishte duke luajtur në oborrin e pallatit dhe ai e kishte mashtruar
Kryente vepra të turpshme me një fëmijë, një vajzë 6 vjeçe dhe për pak e kishte përdhunuar. Por pas denoncimit të fëmijës ai është arrestuar dhe tani ndodhet në qeli. Është 24 vjeç dhe sikurse ka treguar në polici vajza e vogël, ai e zhvishte dhe “luante” me trupin e saj. Shtazëria ishte duke shkuar deri edhe në përdhunim, por duket se më shumë se mëshira e tij, ka qenë fati me vajzën e vogël.
F 7
Rugova kërkon protektorat
Kryetari i Kosovës i bën thirrje perëndimit për ndihmë. F 5
Kryetari i Kosovës i bën thirrje perëndimit për ndihmë
Rugova kërkon protektorat
F 5
Policia në alarm për PD
Uniformat blu në shumë qytete në gadishmëri nr. 1. F 9
Uniformat blu në shumë qytete në gadishmëri nr. 1
Policia në alarm për PD
F 9
Zërat e deklaruar mocionistë nuk ndihen në mbledhjen e KPD F 9 Heshtin kundërshtarët e PS F 2 Lajmërohen policët e gjithë vendeve që lagen nga Mesdheu Kërkim anijes së L&M F 6 Plasin duelet në KPD: Malaj-Bundo, Nano-Brokaj, Ruçi-Ruka Majko: Mos presim prangat e Bletës F 3