Kryeprokurori Rakipi: “Të implikuar persona pranë zyrtarëve të lartë” — Faqe 3
Kryeprokurori Rakipi: “Të implikuar persona pranë zyrtarëve të lartë”
Faqe 3
Opozita pa alternativë
NGA GAVROSH LEVONJA Pavarësisht nga fakti që Berisha dhe pjesa tjetër e lidershipit të PD-së, kanë qenë tani së fundi objekt i kritikave për shkak të disa lëvizjeve politike të konsideruara inopportune, në radhë të parë për largimin përfundimtar nga parlamenti, është në të drejtën e çdo politikani apo force tjetër politike të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe format legale për të arritur objektivat e saj. Ndër këto mjete pa dyshim nuk ka si të përjashtohet bojkoti. Për më tepër kur dhe vetë opozita e djeshme, sot në pushtet e ka përdorur bojkotin, ndoshta dhe me sukses. Po e keqja qëndron në mosgjetjen nga ana e PD-së, e momentit të përshtatshëm për të përdorur atë si dhe në paaftës- paaftësinë për të argumentuar lëvizjet e bëra në këtë aspekt. Megjithatë, bojkoti i Parlamentit, komisionit për hartimin e projektkushtetutës, institucioneve apo nismave të ndryshme të ndërmarra nga pozita dhe pjesa tjetër e opozitës, nuk do të binin shumë në sy sikur PD dhe Berisha të dilnin në publik me projekte dhe ide të tyre alternative. Në fakt, mungesa e alternativave ka karakterizuar pothuaj gjithë vijën politike të ndjekur nga PD gjatë kohës së qenies së saj në opozitë. Kështu, edhe kur ka kritikuar pjesë të ndryshme të programit të Qeverisë apo opcionet e saj për probleme të ndryshme, sidomos ato me karakter ekonomik, PD, përgjithësisht, nuk ka paraqitur versione alternative. Në ndonjë rast, edhe kur e ka bërë këtë, është nisur nga pozita inkoherente. Si shembull në këtë aspekt, mund të merren kritikat nga e majta përsa i përket politikës fiskale të Nanos. Me mungesën e alternativave PD i ka hequr elektoratit mundësinë për të vlerësuar dhe zgjedhur variantet dhe rrugët më të përshtatshme. Po, një mjet e tillë, duke i shtuar edhe efektin e rrënimit të shtetit berishian, vitin e kaluar, ka bërë që PD të duket si një forcë politike jo bindëse. Kjo u pa fare qartë në abstenimin masiv në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku partia e Berishës dhe pjesëshme satelitët e saj nuk qenë në gjendje të aneksonin atë pjesë të elektoratit i cili priste më shumë nga kjo periudhë njëvjeçare e qeverisjes së “Aleancës për Shtetin”. Dalja me al-isjes së “Aleancës për Shtetin”. Dalja me alternativa konkrete do të ishte vendimtare për PD-në pikërisht në këtë moment, kur PD ka vendosur të luftojë jashtë institucioneve ligale. Kështu, p.sh. PD, duke refuzuar të kontribuojë në hartimin e projektkushtetutës, ka krijuar përshtypjen se synon të lerë vendin pa kushtetutë. Ndryshe do të ishte puna sikur ajo, gjatë gjithë muajve të kësaj periudhe, të hartuar variantin e saj të kushtetutës të bënte publike duke e paraqitur edhe në institucionet ndërkombëtare.
Serbët sulmojnë Kukësin
Për herë të parë shkëmbime zjarri me policinë kufitare — F 6
Për herë të parë shkëmbime zjarri me policinë kufitare
Serbët sulmojnë Kukësin
F 6
Politika e gandizmit jashtë loje
Ish presidenti Ramiz Alia flet për krizën e Kosovës — F 4
Ish presidenti Ramiz Alia flet për krizën e Kosovës
Politika e gandizmit jashtë loje
F 4
Pas Venecias probleme të reja.
Zani në prag të lirisë
Zani Çausi kur ishte i lirë
NATO: Nuk ka luftë
Konflikti në Kosovë duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve dhe nuk ka arsye të hiqet dorë nga rruga diplomatike
Aleanca qetëson Shqipërinë dhe Maqedoninë nga acarimi i krizës
Komuniteti ndërkombëtar u lodh me bojkotet e PD-së. Ambasadori i OSBE-së, Daan Everts i sugjeron Berishës, që të mos injorojë këshillat e Komunitetit ndërkombëtar, pasi përndryshe do të bëhet një partner jo i pranueshëm për të. “Ne e respektojmë Berishën, por edhe ai të na respektojë ne”, shprehet Everts. Ambasadori i suksesshëm i ndërmjetësimeve politike në Shqipëri, tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për të ndërhyrë pranë PD-së, për ta kthyer në parlament.
F 5
Interpelancat nuk nxjerrin asnjë fakt. PS gojëmbullur dhe e pakënaqur
Komisioni bllokon Kushtetutën
Pas Venecias probleme të reja. PS kundër Këshillit të Kuvendit
Pas Venecias probleme të reja.
PS kundër Këshillit të Kuvendit
Komisioni bllokon Kushtetutën
F 2
Foresti vjen në Shqipëri
Ish ambasadori italian sërish në vendin nga iku pas një skandali
F 2
Biznes me lulet e të vdekurve
Hetim unikal. Zbulohet një grup që pasurohej me dhimbjen
F 7