Teta nuk i bindet Nanos
“Me këqardhje konstatoj se ka shumë probleme dhe për to kërkohet koha e duhur” — Faqe 3
Sinjali “Teta”
NGA ENTON ABILEKAJ
Një ministër arriti t’i marrë guximin dje për të kundërshtuar publikisht eprorin e vet. “Nuk i bëj dot ato që thotë Nano”, tha ministri i Rendit duke dalë zbuluar përballë shpatës së mprehtë të Kryeministrit, i cili ka treguar se nuk kursen askënd për të arritur qëllimin. Urdhëri i refuzuar do të kërkojë zbatues brenda 10 ditësh dhe ky është afati maksimal që Teta të provojë qëndrimin në Qeveri. Për më tepër që kontrolluesi i tij është i egri Islami, duket se Qeveria do të ketë përsëri ndryshime. Por ky nuk është fundi.
Shumë ministra ndihen të pakënaqur për mënyrën e komunikimit me Kryeministrin, pavarësisht se nga anon faji. Apostoli është tashmë në një mbrojtje të hapur; akuzon njerëz brenda PS, por nuk guxon të kundërshtojë Nanon që e ka superuar me këshilltarët e vet. Kështu, pa u mbushur ende 4 muaj nga Qeveria e re, dy ministra janë në një fije të perit dhe të tjerë mund të jenë problematikë. Ndryshimet në Qeveri duken shumë të afërta, por këtë radhë ka një diferencë. Ata që janë në rrezik kanë zgjedhur rrugën e kundërshtimit që para se të merret vendimi, ndryshe nga grupi pararendës i prillit. Atëherë njeriu i parë që kundërshtoi publikisht ishte Cela i PAD dhe tani njeriu i parë që kundërshton publikisht nga po e njëjta karrige është Teta i së njëjtës parti. Kjo duket se është partia e rebelimit që mund të shpërndahet sindromën në të gjithë pjesën e pakënaqur të Kabinetit qeveritar. Nuk duket se mungojnë të pakënaqurit në këtë Qeveri që nuk jep kohë më shumë se afati për të kryer veprimin maksimal. Kjo rrugë e ashpër e qeverimit të ministrave duket se do të sjellë mjaft probleme në mandatin katërvjeçar të koalicionit. Një vit sapo është mbushur nga krijimi i Qeverisë dhe po afrohet hera e dytë e ndryshimit të kabinetit. Ndërsa hera e parë krijoi një masë të konsiderueshme të pakënaqurish, hera e dytë mund të krijojë një masë të të rrezikshme, Kundërshtarët e Kryeministrit mund të shtohen jo vetëm brenda PS, por edhe në pjesën tjetër të koalicionit. Nuk pritet që Nano ta zbuste qëndrimin ndaj vartësve të vet, ndërkohë që Teta dha sinjalin se pasojë e këtij qëndrimi do të jetë rebelimi. E meritojnë apo jo portofolin, shumë ministra të tanishëm mund të jenë tregues në rolin e deputetit të heshtje apo të anëtarit në forumet e larta të partive, pas ndryshimit të tyre të Qeverisë.
Sinjali që dha Teta mund të ndryshojë shumë gjëra në Qeveri. Dukse se tani ka hapen publikisht kriza ka qenë dy muaj; ose Nano do të ndryshojë duke pranuar dhe kundërshtime, ose Qeveria të ndryshojë dhe të largohet nga një rrezik.