Pesë orë luftë me flakët/ Zjarrëfikësit nuk lënë Shqipërinë në një errësirë totale
Digjet një nga katër transformatorët gjigandë të hidocentralit
Shpëtoi Fierza
Faqe 7
Endërr e një nate vere
NGA BLENDI FEVZIU Një deklaratë e papritur e Majkos ka rikthyer edhe një herë në tavolinat politike çështjen e takimit Nano - Berisha. Ideja e amplifikuar edhe nga shtypi është bërë menjëherë element i marketingut politik dhe ka ngjallur reaksione në të dy kampet. Takimi i përfolur i dy poleve të politikës shqiptare nuk është një çështje e zbuluar rishtaz. Ajo është një histori e vjetër, që jo rallë, ka ushqyer faqet e shtypit dhe ka diktuar titujt kryesorë të tij. E perceptuar si një handikap i politikës shqiptare, sipas së cilit Nano dhe Berisha nuk janë takuar që nga viti 1992, ajo ka shqetësuar opinionin publik dhe është bërë në momente të caktuara temë e preferuar e tij. Por duket se rikthimi i kësaj teme në këtë kohë, nuk i përgjigjet dhe aq situatës së turbullt politike në vend. Si në njërin krah edhe në tjetrin, ideja e një takimi Nano - Berisha, nuk ka sesi të mos pritet me një buzëqeshje ironike. Takimi Nano - Berisha do të kishte vlerë në një situatë të mirëfilltë politike. Në prag zgjedhjesh apo në një eveniment të rëndësishëm, ai do të shërbente si ballafaqim i programeve e ideve po aq sa edhe si rast pajtimi apo dëshmie se politika shqiptare i ka kaluar mëritë e vjetra dhe është futur në një shtrat të ri. Sot asnjë prej këtyre dy elementëve nuk plotësohet. PS, pavarësisht nga deklarata e Majkos, nuk ka se si të mos turbullohet nga ideja e një Nanoje të ulur përballë liderit të PD. Partia rozë është përfshirë nga euforia e nxjerrjes së Berishës jashtë politikës së ditës. Veprimet radikale të tij, konflikti përherë prezent me perëndimin dhe ideja se hyrjet e daljet në parlament dhe refuzimi për të marrë pjesë në komisionin e kushtetutës e kanë lodhur Europën, është kthyer në një ide triumfuese brenda partisë në pushtet. E sintetizuar edhe në deklaratën e fundit të Evertësit, kjo eufori është përkthyer si një postulati mjaft i thjeshtë, “vazhdoni punën tuaj, harrojeni opozitën”. Por po kaq absurd mund të tingëllojë një takim i tillë edhe në kampin e opozitës. Prej më shumë se një viti strategjia e Berishës është mbështetur tek motivimi i militantëve dhe jo tek përmirësimi i imazhit të vitit të shkuar. Përballë faljes, Berisha ka preferuar akuzën dhe kjo logjikë politike është reflektuar nga gjithë piramida blu. Akoma më shumë në këtë moment, ulja e tij përballë Nanos do të konsiderohej si një kapitullim dhe do të ç'motivonte falangat e fanatikëve. Për të mos thënë që do t'i krijonte probleme serioze brenda partisë. Praktikisht takimi Nano - Berisha ngjan më tepër i bukur. Një nga të ëndrrat që i ... politikës e ditës dhe i frenon po ajo.
Kreu i PD urdhëron për trazira të reja
Berisha: Rinia në parti
F 2
Projektligji për sekretin shtetëror, vendos kryeministri
Sekreti shqetëson qeverinë
F 3
Kryeministri nuk detyron ministrin
Kërkohet Gjendje e Jashtëzakonshme në Kosovë
faqe 5
Një paraushtarak serb i armatosur në Mitrovicë
Foto REUTERS
Dje filloi transmetimet stacioni i parë televiziv i “Koha Jonë”
Me në fund kompania “Koha Jonë” filloi transmetimet dje pasdite me stacionin e saj televiziv. Krahas stacioneve të tjera si TV Klan, TVA, Alba TV, TV Shijak, TVTeuta, Nesër RTV mbrëmë shikuesve iu shtua edhe një tjetër kanal televiziv, i cili brenda muajit shtator do të kthehet në një kanal konkurrues, duke zbatuar rregullat e lojës dhe të konkurrencës dinjitoze. Pra 1 Gushti mund të quhet dita e parë e transmetimit të kësaj kompanie, por gjithsesi jo dita e parë e punës, pasi ka mbi një muaj që po përgatiten strukturat e këtij televizioni, i cili, siç mendohet do të jetë krejt ndryshe nga kanalet e tjera, ndonëse brenda gushtit nuk do të jetë edhe aq konkurrues, pasi duhet plotësuar stafi me gazetarë. Dëshira mbetet që televizioni më i ri të jetë i njerëzve, që cilët aspirojnë për të bukurën, dinjitozen, të cilët shpresojnë, por edhe kritikojnë. Kanali ynë nuk do të jetë kursesi pre e joshjeve të mesnatës apo e pornografisë. Mendojmë të ritemi dalangadalë, ashtu si edhe ëndrrat tua, që kanë brenda vetes një dëshirë për një jetë më të bukur, larg mediokritetit dhe smirës.
Stafi i televizionit të “KOHA JONË”
Një paraushtarak serb i armatosur në Mitrovicë. Foto REUTERS
Nano-Teta, tërhiqet shefi
Kryeministri nuk detyron ministrin që të bindet deri në 10 gusht
F 3
Kryeministri nuk detyron ministrin që të bindet deri në 10 gusht
Nano-Teta, tërhiqet shefi
F 3
Kreu i Financave gati të dalë para ligjit për kontrabandën
Malaj pranon votbesimin
F 3
Propozimi i Majkos nuk gjen mbështetje në asnjë prej palëve
Nano-Berisha, takim pa vlerë
F 3
Digjet transformatori - kënaçet “2K”
Dje ndodhi çudia: U dogj një transformator i hidrocentralit të Fierzës, por shpëtoi nga “djegia” firma “2K” e Kokoidhimës, e cila ka një olçinë për riparimin e transformatorëve në Elbasan, të cilën e ka privatizuar me letra me vlerë. Gojët e liga thonë se e dogjën vetë për të shpëtuar nga djegia “2K”, pasi i duheshin para për të shlyer letrat me vlerë të kreditorëve. Vonë mbrëmë nga ministria dhe nga KESH është vendosur që të mos riparohet nga “2K”, pasi nuk ka garanci, por do të dërgohet në Itali.