04/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 gusht 1998

Nano, pushime në Greqi

Kryeministri me familjen në plazh. Do të zëvendësohet për 10 ditë Islami kthehet nga Maqedonia, merr në dorë qeverinë Faqe 3

Nano braktis politikën

NGA GAVROSH LEVONJA Kryeministri Nano ka filluar pushimet, diçka krejt normale për çdo njeri njerëzor. Ai sigurisht ka gjetur periudhën më të përshtatshme për t’u shkëputur nga problemet e ditës, pasi në këtë periudhë politika në përgjithësi duke përfshirë edhe atë ndërkombëtare, fillon vakantat. Po ndërsa për punonjës të zakonshëm momenti i largimit nga angaritë dhe telashet e punës së përditshme nuk paraqet ndonjë rëndësi, nuk mund të thuhet kjo për zyrtarët e lartë të shtetit, aq më tepër për kreun e qeverisë së vendit më problematik të Evropës. Në radhë të parë situata në Kosovë, e cila ndodhet në qendër të vëmendjes së gjithë opinionit botëror do të ishte shkaku i parë që kryeministri të mos e linte Tiranën. Zhvillimet e tanishme atje, nuk përjashtohet që të paralajmërojnë një hop në ecurinë e krizës. Të paktën eksperienca e këtyre muajve të fundit ka treguar se ato që ndodhin në Kosovë nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, për Nanon, qoftë si ideator i një vije të re politike lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, po edhe si një bashkëbisedues i preferuar i faktorëve të jashtëm do të kishte qenë e këshillueshme që të shtynte edhe për pak kohë lejen e zakonshme. Nga ana tjetër, kryeministri vetëm pak ditë më parë përsëriti edhe një herë refrenin e tij lidhur me “përgjegjshmërinë” që duhet të karakterizojë punën e ministrave të tij duke mos munguar të caktojë edhe detyra e afate për kryerjen e tyre, siç ishte fjala për rënien dhe probleme të tjera. Gjithashtu, lideri socialist po shpëtuet në një kohë kur në gjirin e koalicionit po edhe brenda radhëve të partisë së tij ekzistojnë probleme, ku prania e tij nuk mund të mos jetë e rëndësishme. Megjithatë, duke u shkëputur për një periudhë relativisht të shkurtër kohe nga drejtimi i punëve në qeveri, Nano duket se synon të kompletojë imazhin që po mundohet të krijojë në opinion, atë të një lideri modern, i cili ndryshon nga paraardhësit e tij, nuk synon të monopolizojë gjithçka, po që preferon një drejtim kolegjial si dhe të krijojë terren që edhe bashkëpunëtorët e tij të vënë në provë aftësitë e tyre. Konkretisht gjatë kësaj periudhe njëvjeçare të drejtimit të qeverisë, ai shpesh ka qëndruar i mënjanuar duke mos ndërhyrë as në kontrastet ndërmjet figurave të rëndësishme të qeverisë dhe partisë së tij. Mirë të gjitha, nuk përjashtohet që mbështetja në një mentalitet të tillë, do të ndikojë pozitivisht në përgatitjen e pasardhësit të një...

Veriu, jashtë kontrollit

9 7 Foto REUTERS

Përgatitet Zyra e Censurës

Është lënë në dëshirën personale të autoriteteve të larta të shtetit të çojnë deri në burg shtypin Përgatitet projektligji që klasifikon subjektivisht sekretin shtetëror Ligji për sekretin shtetëror, i hap rrugë një klasifikimi subjektiv të informacionit, si edhe cenon rëndë lirinë e shtypit. Projekt-ligji që pritet të miratohet këto ditë, përcakton vetëm një vijë të përgjithshme se çfarë do të përbëjë sekret shtetëror dhe për çdo rast specifik do të vendosë Kryeministri, drejtuesit e institucioneve të autorizuara nga kryeministri dhe zyrtarë të qeverisë që e marrin këtë autoritet me anë të delegimit. F 2

Maskat, sulm terrorist

Në Torovicë dhe Vlorë bandat grabisin të pashqetësuara F 6

Komitetet, provat e marsit

Albert Shyti në Prokurorinë e Përgjithshme rrëfen ngjarjet F 7

Italianët mbyllin Adriatikun

Kthehen nga Guardia di Finanza 14 skafe me rreth 400 klandestinë F 13

Nano do të marrë pafajësinë

Mbërrin në Gjykatën e Tiranës dosja e kryeministrit F 2

Shqipëria rrezikon KE

Skadon afati 3 vjeçar për abrogimin e dënimit me vdekje F 3