09/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 gusht 1998

Rrethohet Ambasada e SHBA

Atentatet islamike/ Masa të jashtëzakonshme në Tiranë, mblidhet Rendi dhe SHIK-u Frikë nga “Xhihadi”, nën vëzhgim special ambasadorja Lino (Faqe 2-3) Atentatet islamike/ Masa të jashtëzakonshme në Tiranë, mblidhet Rendi dhe SHIK-u Rrethohet Ambasada e SHBA Frikë nga “Xhihadi”, nën vëzhgim special ambasadorja Lino (Faqe 2-3)

Mikpritje terroristëve

NGA BLENDI FEVZIU Shqipëria ka dalë edhe një herë në krye të komenteve të agjensive botërore të lajmeve dhe si rëndom këto vitet e fundit përsëri për një fenomen negativ. Majde kësaj here, edhe pse indirekt, ajo ngjan e implikuar në një histori që deri dje në mbrëmje kishte regjistruar 150 të vdekur dhe mbi 4.200 të plagosur. Sipas një njoftimi të agjensisë Rojter dhe asaj italiane Ansa, bombat që kanë shpërthyer pardje në Kenia dhe Tanzani, kanë qenë një përgjigje e organizatave integriste islamike ndaj arrestimit nga SHBA të disa militantëve islamikë, në Tiranë. Lajmet citojnë Ričard Haas, një ekspert amerikan, i cili shton se kjo ka të ngjarë të jetë një hakmarrje e “Xhihadit” ndaj ekstradimit të 7 anëtarëve të saj nga Shqipëria dhe një vend tjetër i Europës Lindore. Jashtë kësaj rastësie ngjethëse dhe pavarësisht nga vërtetësia e saj, një problem i vjetër, por gjithmonë i neglizhuar është vendosur mbi tavolinat e politikës. Vendi i vogël, i cili kishte befasuar botën me ateizmin zyrtar në fund të viteve ’60, u shndërrua pas 1990 në një oaz të mrekullueshëm për gjithfarë sektesh fetare dhe propaganduesish të tyre. Duke përfituar nga varfëria ekonomike dhe admirimi për të huajt, një handikap i izolimit të gjatë, mijëra prej këtyre emisarëve fetarë arritën të depërtojnë në jetën e përditshme shqiptare duke poseduar ndër të tjera edhe fuqi politike e ekonomike. Dynastitë e fondacioneve, shoqatave dhe sekteve, shumë prej të cilëve të panjohur në perëndim, ose të ndaluar dhe në ilegalitet atje, u bë një dimension i jetës sonë. Pothuajse të gjithë këta posedonin dhe posedojnë lejet e posaçme të Ministrive shqiptare dhe targa TD për makinat e tyre. Fatkeqësisht, shumë nga njerëzit e Zotit dolën se fare pak ishin të tillë. Rasti i një shentologu gjerman, i quajtur Hag u denoncua tre vjet më parë. Ky personazh kishte siguruar koncesione të fuqishme ekonomike dhe kishte penetr uar në politikën e lartë. Rasti “Hag” nuk ishte i vetmi. Shërbime sekrete perëndimore kishin paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun në fjalë dhe një zyrë e CIA që merret me vëzhgimin e tyre është vendosur prej muajsh në Tiranë. Pikërisht me ndihmën e saj u realizua dy muaj më parë arrestimi i personave të kërkuar si terroristë të rrezikshëm në Egjipt, njën prej të cilëve, me titullin e Drejtorit të Fondacionit “Ringjallja Islame” në Shqipëri. Nuk dihet nëse nën petkun fetar apo qypëri. Nëse shteti nuk do të reagojë sot, nesër do të jetë vështirë. Shqipëria do të jetë shndërruar në një kallëp dinamiti, pishtarin e të cilit do ta mbajnë në dorë gjithfarë mafiozësh dhe kriminelësh, që janë familjarizuar tashmë me shpërthimin tonë.

Krerët e shtetit futen në Bllok

Die, Meidani, Islami, Fino, ministra e deputetë në Plazh F 5

Berisha mbeti rrugëve

Intervistë e Gjinushit pas sesionit të parë F 4

Protestë e gazetarëve të opozitës para Qeverisë

PD: Të pajtohemi me Nanon

Liderët e demokratëve, pro takimit me kryeministrin “Berisha le ta takojë. Takimet janë gjithmonë të mira. Ata të dy duhet të bisedojnë” Kush do ta besonte, Partia Demokratike që ka urdhëruar kryetarët e saj të bashkive të mos kenë asnjë kontakt me Qeverinë është dakord për një takim Nano-Berisha. Dje u dhanë “po”-të e fundit. “Takimet janë gjithmonë të mira - tha për “KJ” sekretari i marrëdhënieve publike të PD, Vili Minarolli. - Do të ishte shumë i nevojshëm një takim Berisha-Nano, sikur ai të përgatitej më parë, aq më tepër në këtë situatë që gjendet aktualisht Shqipëria dhe Kosova” F 5

Një oficer amerikan duke bërë roje para ambasadës, pas shpërthimit në Nairobi Foto REUTERS Një oficer amerikan duke bërë roje para ambasadës, pas shpërthimit në Nairobi. Foto REUTERS

rrugëve

Gazetat, në shesh si PD F 5 Fatkeqësi në Korçë, rrezikohej fshati Në flakë 4 shtëpi F 7 Do të shkurtohen 80% e zyrtarëve lokalë Vlorë, furtunë mbi nëpunësit F 11