Frika nga terrori / Ja si jetohet në rezidencën e superf u fuqisë së botës
Frika nga terrori / Ja si jetohet në rezidencën e superfuqisë së botës
Tanke për ambasadën
Marinsat amerikanë: Ne jemi në Tiranë për të evituar rrezikun
Faqe 3
Mbyllja e ftohtë
NGA GAVROSH LEVONJA
Që me publikimin e lajmit për zhvillimin e manovrave të NATO-s në Shqipëri u vu re një farë euforie në propagandën zyrtare që vazhdoi deri në ditët e para të zhvillimit të manovrave, të cilat zyrtarisht u mbyllën dje. Një publicitet i tillë ishte i përligjur plotësisht për disa arsye. Në radhë të parë, duke u nisur nga nga vetë deklaratat e krerëve të Aleancës së Atlantikut, këto manovra do të përbënin një kërcënim për Beogradin duke bërë që ky të hiqte dorë nga operacionet ushtarake kundër shqiptarëve ose të paktën t’i kufizonte në mënyrë të ndjeshme ato. Së dyti manovrat do të ishin edhe një lloj mbështetjeje për Shqipërinë, të paktën duke treguar se ajo do t’i shpëtonte mundësisë së shtrirjes së konfliktit në territorin e saj. Duke qenë se qarqet politike shqiptare prej kohësh kërkonin një angazhim të NATO-s në sens antisërb, duke bërë thirrje për dislokimin e trupave të saj në Kosovë ose të paktën në kufirin verilindor të Shqipërisë, vendimi për t’u zhvilluar këto manovra konsiderohej edhe si një sukses i politikës shqiptare. Gjithashtu, zhvillimi i manovrave ishte e natyrshme të shfrytëzohej nga koalicioni në pushtet si një shenjë mbështetjeje për qeverinë nga ana e faktorit të jashtëm duke minimizuar efektin e spekulimeve të opozitës. Por zhvillimi i manovrave, sidomos rrethanat në të cilat u mbyllën, në radhë të parë, pa praninë e amerikanëve, nuk shkoi ashtu siç mund të ishte parashikuar. Për fat, zhvillimi i “Cooperative Assembly”, koincidoi me disa zhvillime të tjera në Shqipëri. Mbyllja e ambasadës së SHBA dhe largimi i amerikanëve, tensionet e krijuara nga një regjim i mundshëm i terroristëve islamikë, rëndimi i gjendjes në kufirin verilindor, sidomos pas rënies së predhave serbe këtej kufirit që dik u cilësuan dhe si sfidë për vetë NATO-n, të gjitha këto bënë që manovrat e shumëpritura të të mbeteshin në plan të dytë. Nga ana tjetër, tani kur operacioni serb në Kosovë relativisht duket se ka përfunduar dhe kur po bëhen përpjekje për rifillimin e dialogut midis serbëve dhe shqiptarëve ideja e një presioni ushtarak mbi Millosheviçin dilte në plan të dytë. Një gjë e tillë nuk kishte si të mos ndikonte në një farë demotivimi në manovrat e Bizës. Kështu, dhe, në ditën e mbylljes së tyre, mungonte krejtësisht ajo frymë entuziazmi që kishte karakterizuar fillimin e tyre. E vetmja gjë vërtet pozitive në këtë aspekt ishte fjala i kryeministrit Nano ku vihej në dukje rëndësia e këtyre manovrave për Shqipërinë.
Një marins amerikan duke ruajtur rezidencën e SHBA në Tiranë
Foto REUTERS
Një marins amerikan duke ruajtur rezidencën e SHBA në Tiranë. Foto REUTERS
Si u kapën islamikët
Bashkë me të dyshuarit për terrorizëm dhe trafik armësh, policia ka ndaluar edhe kosovarë
Në qeli edhe një nga më të kërkuarit e “Xhihadit”
Suh i antiterrorit në kryeqytetin shqiptar. Duket se në sinkron me veprimet amerikane kundër terrorizmit islamik, policia shqiptare nisi një operacion ditë më parë, për verifikimin e të huajve të rrezikshëm në Shqipëri. Natën e të premtes ai është konkretizuar me kapjen e të paktën 10 personave që punonin këtu në “emër të Allahut”. Ndërkaq është mësuar se personi i arrestuar në Tiranë si një nga më të rrezikshmit e organizatës Xhihad, është ende në qeli te një prej komisariateve të policisë së Tiranës.
F 2
Nano, on holiday again
Bomb scare at the ministry
One of the bosses is killed
Mother dies after giving birth
A traffickers’ base uncovered
Kryeministri në Maqedoni për gara noti dhe skafe
Nano, prapë me pushime
F 5
Policë e qenj në zyrat e ministrisë së Jashtme
Alarm bombe në ministri
F 2
Katër plumba mbi “Kadafin” ishte në listat e policisë
Vritet një nga kapot
F 9
I kishin vënë serum, dhe e kishin lënë vetëm
Nëna vdes pas lindjes
F 8
Berat, gjendet shtëpia e prostitucionit
Zbulohet bazë trafikantësh
F 10